O moj Shqypni,e mjera Shqypni,
kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas kene ni zoje e rande,
burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume te mira e begati,
me vajza t’bukura e djem te ri..
Gja e vend shume,ara e bashtina,
me arme te bardha,me pushke Itina.
Me burra trima,me gra te dlira,
ti nder gjith shoqet,ke kene ma e mira.
Kur kriste pushka,si me shkrep moti,
zogu i shqyptarit,gjithmone i zoti.
Ka kene per lufte,e n’lufte ka dekun,
e dhune mbrapa,kurre si ka metun.
Kur ka lidhe besen,burri i Shqynise,
ai ka shti dridhen,gjithe Rumelise.
Nder luftna trrepta,gjithekund ka ra,
me faqe t’bardhe,gjithmone asht da.
Po sot Shqypni,pa m’thuej si je?
po,sikur lisi i rrxuem perdhe.
Te shkon bota sipri,me kambe te shklet,
e ni fjale t amel,askush s’ta flet.
Si mal me bore,si fushe me lule,
ke pas kene veshun,sot je me cule.
E s’te ka mbetun,as emn as bese,
vet e ke prishun,per faqe t’zeze.
Shqyptar, me vllazen jeni tuj u vra,
nder njiqind ceta,jeni shpernda.
Ca thone kam fe,ca thone kam din,
njeni jam turk,tjetri latin.
Do thone jam grek,shkje ca tjere,
por jemi vllazen,t’gjith mor t’mjere.
Priftnit e hoxhet,ju kane hutue,
per me ju damun,me ju vorfnue.
Vjen njeri i huej,e ju rri n’voter,
me ju turpnue,me grue e moter.
E per sa pare,qi do t’fitoni,
besen e t’pareve,t’gjith e harroni.
Baheni robt,e njeri t’huej,
qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
shqyptari u zu,si zog nder leqe.
Qani ju trima,bashke me ne,
se ra Shqypnia,me faqe n’dhe.
E si ka mbetun,as buke as mish,
as zjarm ne voter,as drite as pishe.
As gjak ne faqe,as nder ner shoke,
por asht rrexue,e bamun troke.
Mlidhniu ju varza,mlidhniu ju gra,
me ata sy tbukur,qe dini me qa.
Eni t’vajtojme,Shqypnine e mjere,
qi mbet e shkrete,pa emn pa nder.
Ka mbet e veje,si grue pa burre,
ka mbet si nane,qi s’pat djale kurre.
Kujt i ban zemra,me e lane me deke,
ket fare trimneshe,qe sot asht meke?
Ket nane te dashtun,a do ta lame,
qi njeri i huej,ta shklase me kambe?
Nuk,nuk!Ket marre,askush se do,
ket faqe t’zeze,gjithkush e dro.
Para se t’hupet,keshtu Shqypnia,
me pushke n’dore,le t’dese trimnia.
Coniu shqyptare,prej gjumit coniu,
te gjithe si vllazen,nji bese shterngoniu.
E mos shikoni,kisha e xhamia,
feja e shqyptarit,asht shqyptaria.
Qysh prej Tivarit,deri n’Preveze,
gjithkund lshon dielli,vap edhe rreze.
Asht toke e jona,prind na e kane lane,
kush mos ta preki,se desim t’tane!
Te desim si burrat,qe vdiqne motit,
edhe mos marrohna,para zotit!
PASHKO VASA



Leave a Reply