
Në shtratin e vdekjes kur nëna ishte e shtrirë
buzëqeshja ime në buzë më ishte ngrirë,
qanim të gjithë rreth saj me shumë dhembshuri
po ndahej nga kjo jetë e mbushur me mërzi.
Ishte ende e re të jetonte me ne
nuk ishte akoma as pesëdhjetë vjecare
por jeta e vrau në shpirtë me të madhe
me vuajtje, brenga dhe me shumë halle!
U ula pranë saj te shtrati i vdekjes
qaja me dënese me vajin fëmijërorë,
ajo me shiqoi nga sytë i rrodhën lotë
por as edhe një fjale nuk e foli dotë.
Nënë mira ime nuk mund të ipte shpirtë
pa i parë pranë vetes të gjithë fëmitë,
i digjej zemra dhe shpirti sikur zjarrë
në lamtumirën e fundit nuk ishin djemt e saj.
Kur u lodh nga pritja shpirti i saj fluturoi drejt qiellit
të pushoj përjetësisht në ngrohtësinë e diellit,
në mbrëmje të atij shtatori kur po afrohej muzgu
një zogë fluturoi në drejtim kah burgu!
Cicëronte dhimbshëm dhe me shumë vaj
një nënë u nda nga jeta pa i parë djemtë e saj,
nuk më duhet as mua kjo liri moj loke
kur nuk kan liri njerëzit e kësaj toke!
Sikur gjethet qe shkunden nga dega e një peme
ashtu dhimbja e shkundi shpirtin e një nëne,
për tre djemtë e saj që nuk kishin bërë faj
por pse po e kërkonin bashkimin kombëtarë?!
©Makfire M Canolli


Leave a Reply