Partia Demokratike po përpiqet të anulojë zgjedhjen në krye të PD të qytetit Tepelenë të Petrit Abedinit.
Burime nga dega e PD në Tepelenë bëjnë të ditur se pas bërjes publik të lajmit, Basha ka urdhëruar anulimin e zgjedhjes së tij në krye të degës së PD në qytetin e Tepelenës
Sipas gazetës TEMA, një burim është shprehur se Edvin Kulluri, i dërguar i PD në Tepelenë, ka qenë prezent në zgjedhjen e tij dhe e ka miratuar atë dhe tërheqjen e kandidatëve të tjerë nga gara.
Petrit Abedini rezulton i dënuar për trafik droge dhe ka dalë me kusht nga burgu.
Përballë Abedinit ishin disa kandidatura të tjerë, të cilat janë tërhequr pasi ishin shkelur të gjitha rregullat e përfaqësimit. Madje, kjo ndodhi nën praninë e të deleguarit të PD-së për Tepelenën.
Abedini është zgjedhur si këshilltar i PS 91 në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ndërsa më pas kaloi me LSI-në. Ai punoi installation gjatë 23 qershorit, që PD të humbiste zgjedhjet. Por, pavarësisht kësaj, PD e ka zgjedhur atë si kryetar të Tepelenës. Dhe të mendosh PD zgjedh kryetar një trafikant droge, në kohën kur policia është duke bërë operacionin më të madh kundër trafikut të drogës në Lazarat.
Lajmi për arrestimin e Abedinit në 2009-n
Kapet me droge kreu i Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes. Nje aksion i sektorit kunder krimit te organizuar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres ka arritur te zbuloje dje ne mesdite nje ngarkese lendesh narkotike prej 50 kilogramesh te fshehur nen dyshemene e nje trajleri dhe te prangose 50-vjecarin Petrit Abedini.
Mesohet se lenda narkotike, e tipit marijuane e presuar, ishte nisur drejt Greqise dhe dyshohet se ne shtetin fqinj, pritej nga persona te tjere.
Petrit Abedini, 50 vjec, mban detyren e kryetarit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes dhe eshte perfaqesues i PSV ’91, ndersa pak kohe me prune ka qene ne postin e kryetarit te deges se LSI-se ne kete qytet.
Vec aktivitetit politik, 50-vjecari njihet ne qytetin e lindjes dhe si tregtar mielli.
Shpeshhere ai udhetonte drejt Greqise me pretendimin se kryente shkembim tregtar.
Nga burime te sigurta te policise mesohet se 50-vjecari survejohej prej disa muajsh nga sherbimet sekrete te policise.
Mesohet se operacioni i koduar “Pritja”, qe u finalizua me kapjen e Abedinit, ka nisur rreth dy muaj me prune nga agjentet dhe specialistet e policise te sektorit te luftes kunder krimit te organizuar.
Gjate kesaj kohe eshte vezhguar cdo levizje e tij, deri sa eshte bere dokumentimi ligjor per perfshirjen e tij ne trafikun e lendes narkotike.
Operacioni “Pritja” u finalizua dje, rreth ores 14:30, teksa Abedini, lindur e banues ne Tepelene eshte ndaluar ne piken doganore te Kakavijes. /
tiranapress.net



Leave a Reply