Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista, është vrarë në Rahovec mesnatën e së shtunës, për motive ende të panjohura.
Vrasja është raportuar nga Policia e Kosovës, ndërkohë që një komunikatë e policisë në Rahovec, bën të ditur se rreth orës 00:45, në oborrin e restorantit “Haja Petrol” ka ndodhur një vrasje.
“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E. P. nga Rahoveci kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe, sapo kishte dalë nga objekti, së bashku me bashkëshorten dhe të njohur të tjerë, me të cilët kishte qëndruar në restorant, është qëlluar nga pas me armë zjarri, në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhet në komunikatë.
Pista besohet të ketë qenë në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në parkingun e automjeteve. Nuk dihen ende motivet e vrasjes, as autorët e krimit. Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, i martuar, por ende pa trashëgimtar.
Ai kishte deklaruar gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, se do të tërhiqej nga politika, nëse PDK nuk fitonte zgjedhjet dhe nëse Thaçi nuk do të qendronte kryeministër. Vrasja e tij është dënuar nga kryeministri kosovar, por edhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demoktatike të Kosovës, dhe jo vetëm.
Presidentja Jahjaga dënon vrasjen e kandidatit për deputet
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënon vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme, Elvis Pista.
Presidentja Jahjaga, në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj.
Presidentja Jahjaga thekson se aktet e këtilla cënojnë rendin dhe sundimin e ligjit. Jahjaga kërkon nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
gazeta-Shqip.com
Vritet kandidati për deputet i PDK-së Elvis Pista, ja detaje
Është vrarë në Rahovec, për motive ende të panjohura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. Burime të Express marrin vesh se gruaja e Elvisit është në muajin e pestë të shtatzënisë. Pistën e vranë nga pesë metra largësi me armë të shurdhër Vrasja është raportuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas një komunikate nga policia në Rahovec, thuhet se rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite ka ndodhur një vrasje. “Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E. P. nga Rahaveci kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe posa kishte dalë nga objekti se bashku me bashkëshorten dhe të njohur te tjerë me te cilët kishte qëndruar ne restorant është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhet në komunikatë. Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës. “Sipas vendit të ngjarjes besohet se i dyshuari kishte zënë prit pas një muri që ishte i mbuluar me një bime dekorative me gjethe të shpeshta dhe nga ajo pozitë e ka qëlluar viktimën me katër plumba. Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen”. Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kane qenë te pranishëm: drejtori rajonal, shefi i hetimeve rajonale; krim teknika : Njësiti K-9 (qentë nuhatës) dhe prokurori i shtetit. Po ashtu edhe mjekoligjorët kane qenë te pranishëm me ç’rast e kanë marre trupin e pa jetë për autopsi. Rasti po hetohet nga hetues të krimeve të rënda nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes. Policia rajonale e Prizrenit ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur atentati në Pistën, që kishte fituar votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës. KTV-së i është thënë në vendin e ngjarjes se të shtënat nuk janë dëgjuar, dhe se Pista është qëlluar 4 herë me armë me silenciator. Vrasësit e kanë pritur Pistën në afërsi të një trafoje elektrike afër restoranit ku ai ishte. Pista ka qenë në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet. Ndaj Pistës, mësohet se është shtënë me armë, plagëve të të cilave ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë. Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë. Ai ka synuar ulëse të deputetit me PDK-në, teksa është inkuadruar shpejtë në politikë. Kishte deklaruar se ai do të tërhiqej nga politika në rast se PDK-ja nuk i fiton zgjedhjet në nacionale dhe nëse Hashim Thaçi nuk bëhet sërish kryeministër, ndërsa qytetin e tij të lindjes, Rahovecin, e quante jo bastion por “shtëpi të PDK-së”. Para se të kandidohej për deputet në Kuvendin e Kosovës, Piste punonte në Postën dhe Telekomin e Kosovës si sekretar i korporatës. Ai gjithashtu ishte edhe këshilltar politik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën kur ministër ishte Nenad Rashiq.
shqipmedia.com
Leave a Reply