Dashi
Nëse keni një lidhje mjaft te qëndrueshme dhe merreni vesh për çdo gjë me partnerin, dita e sotme do jete e mrekullueshme. Do kaloni çaste te paharruara, madje mund te merrni edhe disa vendime. Nëse jeni beqare do keni dëshira për aventura kalimtare dhe jo për lidhje serioze. Perspektivat materiale janë te mira. Gjendja e te ardhurave edhe mund te përmirësohet.
Demi
Te dashuruarit do kalojnë një dite te këndshme dhe te mbushur me emocione te forta. Për gjithçka do bashkëpunoni me atë qe keni ne krah dhe nuk d keni aspak probleme. Beqaret do dashurohen me një person te mrekullueshëm i cili do ua ndryshoje rrënjësisht jetën. Financat do jene me te ekuilibruara se disa kohe me pare megjithatë kjo nuk do te thotë qe te shpenzoni pa menduar.
Binjaket
Fale Venusit ju qe jeni ne çift do kaloni një dite te bukur. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe do flisni lirshëm. Beqaret nuk duhet te mendojnë për asgjë dhe për askënd. Beni atë doni dhe atë qe ndjeni. Do ndiheni me se miri. Për sa iu përket financave ato do jene te paqëndrueshme dhe gabimi me i vogël mund t’iu çojë ne rrenim. Beni pak me shume kursime.
Gaforrja
Edhe nëse keni kohe qe jeni bashke, edhe nëse jeni te sapo lidhur, planetët do te sjellin paqen tek ju. Se bashku me familjaret do festoni edhe një ngjarje te rëndësishme. Beqaret do ndeshen me personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Perspektiva te mrekullueshme financiare. Do merrni iniciativa për te përmirësuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë me sukses. Do ndiheni me rehat tashme.
Luani
Dashuria për ju qe jeni ne çift do shkoje me se miri sot. Do e përforconi lidhjen qe keni krijuar dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Disa mund te nisin edhe ndonjë aktivitet te përbashkët. Beqaret do i marrin lehte gjerat ne jetën sentimentale, por papritur do te shfaqet një person interesant. Mos u kënaqni vetëm me kryerjen e disa transaksioneve financiare, hiqni me shume lek mënjanë.
Virgjeresha
Gjate kësaj dite rutina do mbizotëroje ne jetën tuaj ne çift. Do jeni kryesisht te mërzitur dhe do doni te ndërroni atmosfere. Beqaret do e kenë edhe sot te vështirë te bëjnë për vete atë qe duan. Beni durim sepse se shpejti priten ndryshime pozitive. Ne planin financiar do iu jepen mundësi shume te mira për ta përmirësuar situatën. Do kryeni transaksionet e nevojshme.
Peshorja
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe ju do përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret do jene tërheqës dhe do bëjnë për vete cilindo qe dëshirojnë. Bëjini sytë katër dhe shikoni kudo qe te shkoni. Ne planin financiar do keni fat. Te shumte do jene planetët qe do iu mbështesin dhe buxheti do te stabilizohet. Shlyeni fillimisht borxhet.
Akrepi
Te gjithë ata qe janë ne çift do kalojnë se bashku eksperienca te reja. problemet do te harrohen dhe do i jepni me tepër rëndësi jetën seksuale. Për beqaret do ketë jo vetëm takime por edhe dashuri me shikim te pare. Me ne fund jeta juaj do marre një tjetër drejtim edhe me te bukur. Shlyeni borxhet qe me pas te filloni te përmirësoni buxhetin. Planetët do jene ne anën tuaj.
Shigjetari
Jeta juaj sentimentale gjate kësaj dite do jete shume e mire dhe do ndiheni te lumtur. Partneri do iu kushtoje shume vëmendje dhe nuk do iu lere te mërziteni për asnjë moment. Beqaret do jene me te gatshëm për te nisur një histori dashurie. Kujdes, zgjidhni personin e duhur. Financat do te ekuilibrohen. Bëjini mire llogarite dhe shpenzoni fillimisht për gjerat me te domosdoshme.
Bricjapi
Beni kujdes gjate kësaj dite mos joshni dike tjetër. Ne fakt personi do jete tërheqës e interesant dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrëzisht. Beqaret do kenë një jete sentimentale te mbushur me emocione. Përgatituni për momente te mrekullueshme. Planetët do jene te favorshëm për financat. Buxheti do te përmirësohet.
Ujori
Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm qe do mërziteni dhe do bini ne pesimizëm, por mund te lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do te përjetojnë ndjenja te thella për dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos përballeni me surpriza te pakëndshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.
Peshqit
Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi gjate kësaj dite, do rivendosni me ne fund paqen ne çift. Do e toleroni partnerin dhe do i pranoni mendimet e tij. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe do joshin vetëm personat qe me te vërtetë ja vlejnë. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit me pas.



Leave a Reply