Eshte folur shume mbi kete teme dhe persona vertetete suksesshem jane munduar t’ia percjellin te tjereve ne bote sekretin e arritjeve te tyre.Nje problem me kte ceshtje eshte se njerezit i japin autoritet per te dhene keshilla nje njeriu i cili ka arritur sukses, por nuk ka background in e duhur psikologjik per te kuptuar arsyen e vertete tesuksesit te vet. Kjo ka bere konfuz shume njerez qe i kane lexuar librat e tyre. Shume nga keta libra jane te paqarte dhe nuk perkufizojne mire termat qe perdorin,prandaj dua te te them qe nese je kurioz per te zbuluar sekretet e suksesit, apo te cdo gjeje tjeter, besoji vetem shkences, sepse vec ajo di te ndaje gjene e duhur nga ajo qe vec duket sikur eshte e duhura.
Ne Amerike disa punetore kishin lexuar nje liber, ‘celsi i suksesit’, dhe i kishin zbatuar keshillat e tij, vizualizonin qellimet e tyre, mendonin shpesh per to dhe autosugjestionoheshin perdite. Por pasi kaloi kohe pane qe rezultatet qe deshironin nuk dukeshin gjekundi. Kujtonin se suksesi do ti vinte ne pjate argjendi vetem per faktin se mendonin tere kohes per te. Pra per te mos rene ne konfuzione te tilla duhet tete shpjegoj thelbin e sekretit te suksesit, por edhe si lidhet ai me vullnetine njeriut.
Gjeja e pare qe duhet te kesh te qarte eshte kuptimi i fjales sukses. Sukses do te thote te arrish te gjitha endrrat dhe qellimet e tua personale. Pra nga kjo del qe suksesi nuk eshte e njejta gje per te gjithe. Per dike suksesi eshte te behet ambasador, dhe per dike tjeter eshte te behet lojtar i skuadrres se Barcelones. Endrrat jane plani final, pra vizioni perfundimtar, sic ishte tek rasti i pare te behej ambasador. Kurse qellimet jane ato gjera qe nese arrihen, do te kontribuojne ne realizimin e endrres, planit. Pra ne rastin qe morem me pare qellimet do te jene: te diplomohet per shkenca politike, te zoteroje aftesi shume te mira komunikuese, te mesoje 4gjuhe te huaja, etj.
Mbasi shpjegova cfare eshtesuksesi dua te te tregoj sekretin e tij te thjeshte. Dua ta qartesoj nepermjet nje shembulli te vogel ku ti te kuptosh se per cfare behet fjale. Si shembull po marrim ata qe kane mesuar te ngasin makinen. Dhe asnjeri prej tyre nuk ka arrituar te mesoje ta ngase qe me heren e pare qe ka vene duart ne timon. Po rkane arritur ta mesojne nepermjet shume provash te deshtuara deri sa kane gjetur proven e sakte.Sigurisht numri i provave qe duhet per te arritur qellimin, varet nga aftesite personale dhe eksperiencat e meparshme. Psh njerit mund ti duhen 20 prova te deshtuara per te mesuar mire dicka, kurse nje tjetri 50. Por ne fund, te dy keta do ta kene arritur njelloj qellimin e tyre.
Pra ta theksojme:
1 Suksesi varet nese do te jesh ne gjendje te provosh numrin e duhur te provave deri sa te gjesh metoden e sakte sesi arrihet ai sukses apo se si behet mire dicka.
2 Nderkohe qe provon dhe deshton, fikso gabimet dhe gjerat qe ke bere mire qe te permiresohesh ne perpjekjen tjeter. Vetem me prova te vazhdueshme do te mesoni se cfare jep rezultat dhe cfare jo.
3 Jini fleksibel dhe kur shikoni se nje metode nuk funksionon, atehere provojeni me nje metode tjeter,perndryshe nuk do ta mesoni kurre metoden si arrihet dicka apo si behet dicka.
Tani dua te shpjegoj se si lidhet vullneti i njeriut me kete proces. (Lexo: Cna ben qe ti arrijme qellimet e jetes?) Nese do te jesh ne gjendje te provosh dicka aq here sa nevojitet, do te varet nga disa tipare morale te personalitetit tend. Psh nese diku do te ofroheshin disa vende pune qe te gjithe do ti enderronin, ata qe do te futen te paret ne kategorine e te deshtuarve jane personat qe besojne tek e pamundura. Keta nuk do te bejne as perpjekjen e pare per te fituar ate pune, sepse mendojne me paragjykimin se ajo kurre nuk mund te fitohet. Grupi i dyte qe do te futet ne kategorine e te deshtuarve do te jene personat qe mbasi kane provuar disa here dhe nuk ja kane dale mbane, do te shkurajohen dhe nuk do te provojne me. Grupi i trete do te vazhdoje te provoje, por kur dikush do tu thote qe nuk jane te afte ta fitojne punen, ata do te humbin vetbesimin dhe nuk do te provojne me. I vetmi grup qe do tja dale mbane do te jene ata qe kane vetbesimin, kurajon, pasionin, sepse keto elemente do ti ndihmojne te vazhdojne perpjekjet deri sa te gjejne rrugene duhur per te fituar punen. (Lexo: Kur shtyn per neser cdo pune.)
Edhe nje gje eshte e rendesishme. Duhet ta perceptosh sakte deshtimin. Nese nuk merr note te larte ne nje provim, mos e merr kete deshtim si tregues te mungeses se inteligjences tende. Por merre si mesazh qe heren tjeter te mesosh me shume. (Lexo: Suksesi dhe te studiosh ne menyre te pavarur) Nese biznesi juaj do te shkoje keq, ky deshtim eshte thjesht nje mesazh qe te thote se nuk po ndjek strategjite e duhura, prandaj provoje me strategji te tjera. Pra jo te perceptohet deshtimi si paaftesi, apo si pamjaftueshmeri personale. Thjesht provo, provo perseri, provo pak me ndryshe, dhe do tia dalesh. Ky eshte sekreti i cili shpjegon se si njerez te caktuar qe kane jetuar ne kete bote jane bere talentet me te jashtezakonshem dhe gjenite me te medhenj qe kane egzistuar ndonjehere.



Leave a Reply