
Të bësh dashuri në mëngjes i bën mirë humorit dhe shëndetit. Nuk është më një legjendë urbane, por përfundimi i disa studimeve shkencore. Zgjedhja e orëve të para të ditës për një takim pasional është diçka e shëndetshme, pasi dhuron jo vetëm më shumë buzëqeshje, por edhe forcon sistemin imunitar.
Përfitimet e aktivitetit seksual në mëngjes i ka nxjerrë në pah një studim i kryer nga Instituti Kinsey. Sipas studiuesve, aktiviteti seksual në mëngjes mban larg disa sëmundje, si p.sh. gripi. Arsyeja është rritja e imunitetit dhe në mënyrë të veçantë stimulimi i niveleve të IgA, antitrupi që mbron organizmin nga infeksionet.
Gjithashtu, aktiviteti seksual në fillim të ditës rrit nivelin e oksitocinës, hormoni i dashurisë. Listës së përfitimeve nga intimiteti me partnerin/en në mëngjes i shtohet edhe ndikimi pozitiv në shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve, falë substancave që çlirohen gjatë një raporti, të cilat rritin nivelin e estrogjenit.
Gazeta Dita.al


Leave a Reply