Frankfurt, Gjermani – Dy turistë shqiptarë kanë rënë pre e dy grabitësve, që hiqeshin si policë, në qytetin e Frankfurtit në Gjermani.
Rreth mesnatës, ata u kërkuan turistëve që t’i kontrollojnë për drogë. Gjatë kontrollit, ata u morën turistëve shqiptarë 1 mijë euro nga portofoli. Më pas ikën në drejtim të paditur.
Mediat kanë bërë me dije se një nga autorët e krimit është rreth 2 metër i gjatë, muskuloz dhe rreth 40 vjeç. I dyti është i shkurtër dhe nga pamja ngjante si indian.
Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply