Një zbulim i ri është bërë mbi një asteroid të madh (1000 këmbë), i cili do të kalojë tangjent Tokës në 8 qershor nga një distancë prej rreth 777.000 milje (1,25 milion kilometra). Asteroidi është zbuluar në 23 prill 2014, me misionin e NASA-s- NEOWISE, një teleskop hapësire ky i përshtatur për vëzhgimin e asteroideve dhe kometave. Teleskopi sheh me dritë infra të kuqe, e cila e lejon atë që të kapë shkëlqimin e asteroideve dhe të marrë vlerësimet më të mira të madhësive të tyre të vërteta.
Por pavarësisht këtij lajmi të frikshëm, qetësia vjen më pas. Shkencëtarët sigurojnë se kalimi i këtij asteroidi gjigant do të jetë shumë larg planetit tonë dhe i sigurt.
“Shanset për kontakt me të janë zero”, thotë Don Yeomans, menaxheri i programit të Zyrës së Objekteve Afër Tokës. “Nuk është super i madh, ju mund ta quani “Bisha”, por ju siguroj se ka asteroide shumë herë më të mëdhenj se ai”, theksoi Yeomans.
Asteroidi është duke lëvizur me një shpejtësi relative prej 14 kilometra për sekondë. “Por në qoftë se ai do të drejtohej ndaj nesh, graviteti do ta shpejtonte atë dhe ai do të vinte drejt Tokës me një shpejtësi prej 18 kilometra në sekondë”, tha ai.
Në bazë të madhësisë së tij, duke supozuar se do të ishte në drejtim të tokës, pasoja do të ishte- një shpërthim rreth 2.000 megatonesh, i mjaftueshëm për të zhdukur një zonë të tërë metropolitane”, tha studiuesi.
Asteroidi i quajtur “Bisha” konsiderohet si potencialisht i rrezikshëm, dhe lëviz me një shpejtësi prej 50,400 kilometrash në orë.
/Shekulli Online/E.H/


Leave a Reply