Tre këshillat
Një ditë një njëri kapi një trumcak. Trumcaku i tha: “Nuk mund të jem i dobishëm për ty duke qenë i burgosur, nëse më liron do të jap tre këshilla të vyera”.
Trumcaku i premtoi se këshillën e parë do t’ia jepte sakohë ishte ende në duart e tij, të dytën kur të arrinte degën e pemës, e të tretën kur të arrinte majën e malit.
Njeriu pranoi e i kërkoi trumcakut këshillën e parë.
“Nëse humbet diçka, tha ai, edhe nëse e do më shumë se jetën tënde mos u trishto kurrë”.
Njeriu e lëshoi zogun dhe ai u vendos në degën e pemës.
“Mos i beso kurrë gjërave që janë në kundështim me logjikën e shëndoshë”, lëshoi ai si këshillë të dytë.
Më pas trumcaku fluturoi në majë të malit, nga ku deklaroi: “Ah i gjori ti. Brenda trupit tim gjenden dy gurë të mëdhenj të çmuar. Nëse do më kishe vrarë ato tashmë do të ishin të tuat”
Njeriu i trishtuar për atë që kishte humbur i kërkoi zogut edhe një këshillën e tretë.
“Je me të vërtetë budallah!”, iu përgjigj trumcaku. “Po më kërkon këshilla të tjera pa u ndalur qoftë edhe një cast në dy të parat!”
“Të thashë se nuk duhej të trishtoheshe për gjërat që humbet e të mos besoje në gjëra që janë në kundërshtim me logjikën e shëndoshë. E kjo është pikërisht ajo që po bën në këto momente! Po e bën veten pre e absurditeve qesharake e po trishtohesh se ke humbur diçka! A nuk e shikon o i mjerë se unë jam shumë i vogël për të mbajtur brenda meje dy gurë të mëdhenj të çmuar? Je me të vërtetë një budallah. E për këtë arsye do vazhdosh të jesh i burgosur në kufizimet njerëzore.
Historia e nje babai
Një herë një kohe qe s’mbahet mend ne nje fshat shum te larget qe nuk dihet akoma nese ka ekzistuar jetonte nje familje e perbere prej 4 vetash nga djali me nusen dhe cunin e tyre dhe babai djalit… Babai djalit ishte i moshuar dhe si cdo i moshuar kishte shum gjera qe nuses nuk i pelqenin… dhe ziheshin shpesh… saqe nje dite nusja i thot burrit: Burr burr me babane tend nuk jetohet me keshtu vepro sic thot kanuni… ai jeten e vet e ka jetuar tani, 2 dit me pak 2 dit me shum nuk ndryshojn shume… Kanuni thoshte qe kur baballaret vinin ne nje moshe shume te vjeter duhet te dergoheshin ne nje pyll shum te arget ku jetonte nje ari me brire… aty duhet ta lenin dhe ariu e shqyente.. keshtu i biri e mori te atin e futi ne nje thes dhe ja nisi udhetimit arriti te pylli hapi thesin dhe tha: baba arritem dil nga thesi.. babai i thot: bir e ke problem te me cosh pak me tutje tek ai lisi aty. Jo thot i biri. E con tek ai lisi ku i tha i ati dhe e pyet baba po pse pikerisht ketu?? Eh biri im tha dhe un ketu e lash babain tim para ca kohesh dhe deshiroj dhe vete te rri ketu… Keto fjale e ngrine plotesisht te birin dhe mendoi qe dhe ai kur te vinte ne moshen e te atit i biri do e conte tek ky pyll… dhe e mori te atin e futi ne thes dhe u kthye ne shpi.. Gruaja kur e pa tha cfare ndodhi pse nuk e le aty… dhe ai ia tregoi… dhe i tha nuk dua te kem te njejtin fund, prandaj e ktheva ne shpi.. Qe ate dite plakun filluan ta rrespektonin akoma me shum sec e kishin rrespektuar me pare….
Neperka dhe gjarperi i ujit
Nje neperke shkoi ne nje burrim per te pire uje, por gjarperi i ujit e pengoi me zemerim, duke i thene se nuk i mjaftonte vendi qe kishte, po vinte edhe ne shtepine e tij.
E meqe grindja arriti kulmin, rrane ne nje mendje, qe te ndesheshin midis tyre dhe fituesit t’i takonte edhe uji, edhe vendi.
Se fundi, caktuan kohen dhe vendin e dyluftimit.
Nga urrejtja qe kishin per gjarperin e ujit, bretkosat shkuan tek neperka dhe i dhane zemer, duke i premtuar se do te luftonin ne krahe te saj. Filloi beteja e neperka luftonte me gjarperin e ujit, ndersa bretkosat, meqe nuk mund te benin asgje me shume, ia dhane nje kuak-kuak me tere fuqine e tyre.
Kur fitoi, neperka i qortoi se, megjithqe i kishin premtuarte merrnin pjese ne beteje, jo vetem qe nuk e ndihmuan, po kendonin pa prere se largu.
Atehere ato i thane:
– Po duhet te dishe se bashkepunimi yne nuk u arrit me duar, por me zë.
* FABULA tregon se aty ku duhen duar, ndihma me fjale s’ka asnje vlere!
Engjelli Dhe Djalli
Nje mbret sheh nje faqe muri bosh ne oborrin Mbreteror edhe mendon te bej nje pikture. Therret piktorin me te mire ne bote edhe i thote une dua qe ketu te me vizatosh nje engjell, iden sesi do e vizatosh engjellin gjeje vete. Ne momentin kur largohet piktori shikon nje femer shume te bukur dhe e dergon tek mbreti. Mberti : kjo eshte nje engjell i thote. Mbreti e refuzon. Piktori kthehet duke menduar. RRuges shef nje lyps dhe e dergon tek mbreti. Mbretit i pelqen edhe i thote piktorit fillimisht vizatoje ne leter te shikoj me pas tek muri. E vizaton piktori i pelqen mbretit e vizaton edhe tek muri mbreteror. Pas 20 vitesh mbreti ishte shume i merzitur me jeten, Del perseri ne oborr edhe shikon nje mur tjeter bosh. Therret piktorin edhe i thote e shikon ket murin bosh? Po ja kthen Piktori. Mbreti, dua qe ne kete mur te me vizatosh nje djall se jeta qeka shume e keqe thote. Piktori i merzitur del kerkon me jave ne qytet dhe mer vesht qe ne burg eshte nje njeri i eger qe nuk pranonte as njeri ne qeli, kushdo qe shkonte kishte perfundime tragjike. Shkon piktori tek burgu edhe takon njeriun e eger jashte qelise edhe i thote qe mbreti i ka kerkuar ti vizatoj djallin. Njeriu i eger pranon dhe piktori hyn ne qeli edhe fillon ta pikturoje. Gjate pikturimit shef qe njeriut te eger i pikon nje pik loti. Piktori mbetet i habitur dhe e pyet: Si ka mundesi qe nje njeri si ty mund te derdhi lote? Njeriu i eger i thote: Nje here me pikturove si engjell, Tani po me pikturon si djall.
http://www.bulqiza.net/



Leave a Reply