Pavarësisht qëndrueshmërisë relative, për shkak të kohës dhe ndryshimeve të thella të tipologjisë së jetës, po ndodhin dhe në të ardhmen akoma më shumë do të ndodhin ndryshime të thella në rolin e të bashkëshortëve dhe funksionet e familjes.
Natyrisht nuk mund të themi se në vendin tonë tipologjia e martesës dhe familjes moderne është bërë sunduese, por ama me siguri duke analizuar zhvillimet brenda saj, duhet të pranojmë si të vërtetë faktin që tashmë janë tronditur bazat e “familjes tradicionale”, është duke u përmbysur modeli i asaj tipologjie familjeje, në të cilën burri përgjigjet dhe mban përgjegjësi për gjithçka që ndodh jashtë shtëpisë, ndërsa gruaja të përgjigjet për punët e shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve.
Tani në familje ndihet fuqia e konceptit të ndryshuar për rolet e bashkëshortëve. Madje duken edhe përpjekjet e kooperuara të bashkëshortëve, për të qënë në të gjithë problemet e familjes “çift komplementar”. Prirja e kohës sonë është emancipimi i marrëdhënieve gjinore. Në këtë kontekst edhe gratë duan të jenë “jashtë shtëpisë” . Sepse ato kanë dëshirë të punojnë jo vetëm për të shtuar të ardhurat dhe plotësuar nevojat e familjes, por për t’u ndjerë e plotësuar në jetën shoqërore, për të realizuar dimensionin e vet gjinor, jo vetëm si “shtëpiake” e mirë por dhe si qënie sociale dhe qytetare aktive.
Në se në të kaluarën kemi patur konceptin e përbashkët për të ashtuquajturën “grua perfekte”, e cila duhet të ishte vetëm “zonjë shtëpie”, tashmë gjërat na martesë dhe familje kanë ndryshuar. Sepse ka ndryshuar koha dhe vendin e “gruas perfekte” të martesës dhe familjes tradicionale me gruan si “zonjë shtëpie”, e ka zënë gruaja që është qënie sociale active, e përgjegjëshme edhe për detyrimet e jetës familjare, por në të njëjtën kohë dhe për përgjegjësitë e jetës sociale.


Zhvillimet nuk janë uniforme,të standartizuara, por kaotike dhe kontradiktore. Të ndryshme janë edhe konceptet e cifteve që ndërtojnë martesën dhe familjen e tyre. Kjo situatë dikton pastaj realitetin e vërtetë empirik të shoqërisë shqiptare, në të cilën ravijëzohen mënyra të ndryshme të organizimit dhe të shfaqjes së pretendimeve reciproke të bashkëshortëve, për të ndarë dhe përcaktuar “rolet” respektive që ata duhet të luajnë. Familja shqiptare në këtë aspekt janë në kapërxyell. Kjo do të thotë se përballë kemi edhe “familjen e mbyllur” që organizohet dhe vepron si strukturë në të cilën rolet e bashkëshortëve janë të ndara në role dhe pozicione tradicionale, por nga ana tjetër kemi zgjerimin e shpejtë të familjes me tipologji të “hapur” dhe role sociale të reja të bashkëshortëve në familje.
Brenda këtij koncepti ekzistencial është përcaktimi i strukturës, funksioneve të martesës dhe rolit të bashkëshortëve, si bazë për krijimin e konceptit modern për ndërtimin dhe funksionimin e marrëdhënieve brenda “kornizës” së shoqërisë familjare. Koha kërkon që principet e drejtësisë bashkëshortore të gjejnë zbatim fillimisht tek familja, në të cilën kërkohet që bashkëshortët të kenë së pari “sensin e drejtësisë” sociale në marrëdhëniet midis tyre…
Gezim Tushi
Burimi – Facebook


.gif)



Leave a Reply