Grua: e pranishme e pashmangshme,
Grua: emër i përhershëm dhe kaq i përvetçëm,
Grua: ndjenjë e parë,dashuri pa fjalë dhe trishtim bashkë,
Grua: mike dhe dashnore,
Fjalë dhe përkëdhelje,
Ikje dhe rikthim,
Ti di të mbështetesh mbi supin e lodhur,
Të dëgjosh panderprerje rrëfimin e një dite,
Të fshehësh lotin e nxehtë përpara trishtimit,
Të kënaqesh edhe me një përkëdhelje ere…
Grua: tek ty gjej nënën,
Motrën e munguar,dashurinë,
Miken që nuk tradhëtoi kurrë,
Ndonëse kthehej nga i fundit takim.
Grua-femer,ëngjëll i përpjesshëm
Aty ku fillon deshira dhe mbaron e domosdoshmja,
Për të mbetur në të pamundërën dëshirë e domosdoshmëri
Të vetme.,
Ti në çdo pjesë te frymëmarrjes.
Grua :
asgjë më shumë e asgje më pak
se sa pjesa që më plotëson
Si njeri…
Burimi – Facebook


Leave a Reply