Më dëgjoni e njerz të Zotit
Nderoni prindërit sa janë gjallë,
Se kur të ikun nga kjo botë
Malli për ta ka me ju kall.
Ska ma randë për nanë e babë
Se me i rritë fmitë me shumë mundime,
Kurt të rriten me ta kthye shpinën
Me ta ba jetën jetime.
Por kjo botë që po shuhet
Po e shuen dhe dashuninë,
Vdekja vjen, syt mbesin hapun,
Pa i pas afër fëminë.
Rriten djem e rriten vajzat
Dhe na bahen njerz me namë,
Nuk mendojnë se n´këtë botë kan ardh,
Me nji babë e me një nanë.
Na martohen e kunorzohen,
Këta djm tanë e çikat tona,
Prindërit luten për jetë të lumtun
Mos ta ken si ishte e jona.
Nuk ka nanë e nuk ka babë
Që nuk luten për fmitë e vetë,
Don ti shofin ma naltë se veten
Të jenë të lumtun në këtë jetë.
Porse jeta ka ndryshue
Rritet djali e bahet burr,
Marre i vjen me dal me baben
Babë- i thotë nuk ke qen kurr.
Nanat mbesin te oxhaku
Loti-lotin nuk ua prêt,
Nuk i shkon as djal as vajzë
Jeton e vetun në mote vjet.
Nuk i qojnë as ndihma nanës
Nji mollë nga fmiu për me ble,
Mallkon veten e mallkon fatin
-Sa kohë e keqe ka ardhë për ne.
Shembuj t´mirë gjithmonë ka pas
A askujt nuk ashtë kjo jetë,
I pa shpirti kur u ba pashë
E kish pre baben e vetë.
E pa Zoti dhe e mallkoi
Ia zuni frymen n´fyt,
Ra nga shkallët e mbretnisë
Si nji mut në tokë u mbyt.
_____
Më dëgjoni e njerz të Zotit
Nderoni prindërit sa janë gjallë,
Se kur të ikun nga kjo botë
Malli për ta ka me ju kall.
26.03.14
Düren
Burimi – Facebook


Leave a Reply