![]()
“Princesha Lady Diana u vra sepse priste një fëmijë nga miliarderi egjiptian Dodi al Fayed.” Kështu shkruhet në librin e ri mbi jetën e princeshës Diana, “The Princess Diana Conspiracy”, i shkruar nga Alan Power.
Shkrimtari pretendon se ka prova të forta që vërtetojnë ato që janë shkruar në libër. Sipas tij, në momentin e vdekjes, Lady Diana ishte 6-10 javëshe shtatzënë dhe këtë e dëshmojnë radiologia Elizabeth Dion dhe infermierja Jocelyn Magellan, të cilat pretendojnë se i kanë bërë një sërë analizash princeshës para aksidentit tragjik.
Në librin e Alan Power vdekja e Lady Dianës cilësohet si një komplot. Kohët e fundit kjo tezë po qarkullon së shumti në Britani, që kur “Scotland Yard” ka nisur të verifikojë deklaratat e një personi të njohur si “Ushtari N”, sipas të cilit princesha është vrarë nga forcat speciale.
17 vite pas vdekjes së Princeshës së Anglisë Lady Diana, një gazetare angleze ka sjellë një version të ri për ngjarjen duke hedhur dyshime se shoferi me të cilën udhëtonte Diana është goditur nga një agjent i forcave speciale (SAS-Special Air Service). Duke iu referuar investigimeve të saj, gazetarja shkruan se hetimet tregonin se paparacët të cilët gjoja po ndiqnin Dianën nuk ishin në tunelin ku ndodhi aksidenti.
“Gazetarët zbuluan gjatë asaj kohe se motoçikleta që kaloi Mercedezin e Dianës në tunel nuk ishte e paparacëve” vijon me tej ajo. Sipas versionit të saj në motorin që ndiqte makinën mund të kenë qenë dy persona, njëri prej të cilëve mund të ketë qëlluar në drejtim të shoferit apo makinës për të devijuar drejtimin e saj. Dëshmitarët thonë se, në tunelin ku ndodhi aksidenti nuk ndodhej vetëm paparaci që po ndiqte Dianën. Është zbuluar se aty ndodhej dhe një motor i zi, shumë i fuqishëm që nuk i përkiste asnjë paparaci. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se aksidenti u shkaktuar pikërisht nga drejtuesi i motorit dhe personi që ndodhej me të.
Living.al


Leave a Reply