
Shqipëria, atdheu ynë, ka kohë që akuzohet, nëpërkëmbet, anatemohet, dhunohet, vidhet, digjet, imoralizohet dhe paraqitet si “një dhi e egër dhe e zgjebosur” e Evropës. Dekada më parë autorë të këtyre bëmave dëmësjellëse ishin kryesisht qarqet regresive antishqiptare të Çubrilloviçëve të Serbisë dhe Megalidhesë së Greqisë. Ndërsa pas viteve 1990 këtë “urë zjarri” antishqiptare e mori në dorë Berisha, i cili pasi erdhi në pushtet dhe në krye të PD-së, me ndihmën e agjenturave antishqiptare, kryesisht asaj të Serbisë domosdo, bëri që në sy të mbarë botës, të arriheshin ato objektiva kundër kombit shqiptar, të cilat shoveno-gllabëruesit e Serbisë nuk i arritën dot për më shumë se 120 vjet me radhë. Në këtë linjë, domethënë në linjën e kriminalizimit pa të drejtë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, madje të kriminalizimit dhe njollosjes së rëndë të pjesës më vitale, më të fuqishme, më përfaqësuese, por edhe më të ndjeshme, sikurse është Ushtria shqiptare, pjesa përbërëse e NATO-s, është edhe inskenimi i fundit i Berishës për gjoja “bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të avionëve të saj në trafikun ndërkombëtar të drogës”!
Gjithkush që e njeh tashmë mirë Berishën, qofshin këta shqiptar apo ndërkombëtar, janë më se të bindur që kjo tymnajë shpifse dhe këto akuza banale bëhen për të njëjtat arsye, si në vijimësi, për ta nxirë edhe më tej Shqipërinë dhe shqiptarët, për të vërtetuar shpifjen dhe denigrimin shovinist serb për “paaftësinë e shqiptarëve për shtetformim dhe shtetforcim”, si dhe për ta larguar sa më shumë vendin nga proceset e integrimit evropian. Megjithëse strukturat serioze ndërkombëtare, sikurse është NATO, anëtare me të drejta të plota të së cilës është edhe Shqipëria, me përgjegjësin dhe seriozitetin që kanë për sigurinë ndërkombëtare, theksojnë se e kanë nën kontroll të plotë, me sistem radarësh hapësirën ajrore të vendit tonë, dhe se në hapësirën ajrore shqiptare, në aeroportet e saj, nuk ka lëvizur asnjë avion ushtarak apo civil i pakontrolluar prej tyre, përsëri Berisha, me ndihmën e ndonjë alabaku pa personalitet, të paguar domosdo nga PD-ja për këtë shërbim, vazhdojnë të sajojnë dëshmi të rreme! Për fatin e keq, këtë shpifje dhe denigrim monstruoz, me prapavijë të plotë denigrimi të Shqipërisë në sytë e Evropës dhe të botës, po e kthen në “kauz” të saj opozita e PD-së së Berishës. Mirë Berisha, që dihet, pasi ka kohë, së paku qysh nga viti 1970, që e ka humbur si atdhe Shqipërinë, sepse gëlltiti çorbën e prishur të ish kolonelit të UDB Vllaviç, por Basha, Paloka, Strazimiri e Co, e kanë apo jo Atdhe Shqipërinë?! Apo “hanë bukën e Shqipërisë dhe bëjnë “meshën” e Serbisë”, nën ndikimin dhe mësimet e “ustait” të tyre Berisha?! Kaq shumë është varfëruar PD-ja nga shqiptarët e vërtetë, sa të mos dal kush e t’u presë gjuhën këtyre gojështhururve shpifës kundër atdheut të vet?!
Pajtohen me këto akuza pa baza, të cilat çojnë ujë vetëm në “mullinjtë e Serbisë dhe të Greqisë”, aleatët e PD-së PDIU, LZHK, PDK dhe PR?! Si nuk e ngrenë atëherë zërin Idrizi, Shehi, Ndoka e Mediu duke ndërmarrë edhe hapin e duhur atëdhedashës të tërheqjes nga koalicioni me PD-në?! Aq më keq kur këta “kuisling” të PD-së, me një cinizëm dhe papërgjegjshmëri të pakonceptueshme, i vërsulen me akuza banditeske përfaqësuesit të SHBA dhe vet kësaj superfuqie demokratike botërore, aleate e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve vetëm e vetëm pse thonë një të vërtetë në mbrojtjen dhe lartësimin me të drejtë të forcave tona të armatosura nga akuzat e pa baza të udbashëve të Serbisë?!
www.sot.com.al


Leave a Reply