![]()
Beqir Sina/INA
Mbyllen kutitë e votimit – rezultatet mund të mos dalin para ditës së hënë
Janë mbyllur votimet në diasporë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Maqedonisë. Dy nga qendrat kryesore në SHBA, New York dhe Chicago, ofrojnë dy pamje të ndryshme.
Në New York, në qendrën e votimit 40-53, e cila ndodhej në zyrat e Konsullatës së Përgjithshme të Maqedonisë pjesëmarrja e shqiptarëve ka qenë mjaft e ulët. Në të kundërt, pjesëmarrja e maqedonasve ka qenë e madhe. Në këtë qendër votohej për njësinë zgjedhore numër 8 e cila përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.
Disa votues e shpjeguan këtë mungesë në pjesëmarrje me problemin e mosgjetjes së emrave në listat e votuesve. Disa aktivistë shqiptarë dhe familjet e tyre nuk gjetën emrat. Nga ana tjetër votuesit maqedonas votuan pa problem deri në 99% të tyre. Dyshohet se shumë prej tyre kanë votuar pa problem duke paraqitur pasaportat e vjetra.
Mendohet që për shkak të parregullsive në lista, shqiptarët të kenë humbur mbi 500 votues në New York dhe rrethina.
Madje disa votues shqiptarë, ndonëse jetojnë në SHBA dhe janë regjistruar këtu, emri u ka mbetur në vendbanimet e mëparshme në në Dibër të Madhe, Kërcovë, Strugë etj.
Ndryshe ka qenë situata në Chicago, Illinois, ku gati 1,200 shqiptarë të regjistruar kanë dalë në votime. Edhe aty ka pasur probleme me listat, përsëri me ato të shqiptarëve,mirëpo, kjo nuk ka penguar votimin masiv duke rritur shansin e fitores së kanidatit shqiptar Tefik Abdullai.
Rezultatet përfundimtare priten të bëhen të ditura ditën e hënë. Nuk dihet se pse për një numër relativisht të vogël votuesisht, duhet pritur deri ditën e hënë për rezultatet.(INA)


Leave a Reply