![]()
SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët kanë bërër thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike të dielën në Maqedoni.
“Ditën e diel, qytetarët e këtij vendi do të kenë mundësinë të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhjet e besueshme dhetransparente janë themel i të gjitha demokracive. OSBE/ODIHR do të bëjë vlerësimin e procesit zgjedhor në tërësi, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e vendit”, thekson deklarata.
Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të UE-së në Shkup ftojnë liderët e partive politike dhe zyrtarët relevantë shtetërorë që të sigurojnë një mjedis ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë.
“Shpresojmë se pas zgjedhjeve të së dielës, do të punojmë me liderët e posazgjedhur dhe me partitë opozitare në përforcimin e dialogut politik, duke u përqëndruar në prioritetet kyçe të reformave dhe duke lëvizur vendin përpara në rrugën e integrimit euro-atlantik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të misionit të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në Maqedoni. (INA)


Leave a Reply