Kafshët nuk janë krijesa pa ndjenja. Studimet shkencore tregojnë se kafshët janë të dhimbshme dhe sakrifikuese. Luanët, zogjtë, insektet ndihmojnë njëri-tjetrin në rritjen e të vegjëlve.
Elefantët i mbështesin shokët e tyre të plagosur. Minjtë preferojnë të hanë çokollatë për të shpëtuar shokët e tyre nga kurthi. Një studim i publikuar në revistën Applied Animal Behaviour Science nga shkencëtarët të cilët analizonin elefantët e parkut kombëtar Samburu në Kenia, ka treguar se elefantët zotërojnë ndenjën e mëshirës dhe dhembshurisë. Elefantët interesohen për njëri – tjetrin edhe nëse nuk kanë familje dhe të afërm. Ngordhja e njërit prej elefantëve të grupit mund t’i tensionojë me të vërtetë elefantët e tjerë. Ato e analizojnë mirë elefantin e ngordhur dhe ndonjëherë presin gjatë tek koka e tij.
Living.al


Leave a Reply