
Është 40 herë më aerodinamike se një Bugatti Veyron dhe kap një shpejtësi maksimale prej 145 km/orë, gjithashtu gjeneron mjaftueshëm fuqi sa për të ndriçuar një shtëpi normale.
Ka një pamje të çuditshme dhe mund të pedalohet brenda një kapsule të mbyllur me një mbështjellë aerodinamike me fibra karboni. E projektuar prej disa studentëve britanikë të inxhinierisë, besohet se do të jetë mjeti më i shpejtë në histori që ecën i fuqizuar nga njeriu.
Skuadra nga Universiteti i Liverpulit po shpreson të thyejë rekordin e shpejtësisë, që është 133.7 km/orë, i cili u vendos në shtator të vitit 2013 nga universitetet TU Delft dhe VU Amsterdam.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply