Me metodat e zakonshme, për të mbajtur të ulët nivelet e kolesterolit, mund të marrësh ilaçe. Por nëse nuk dëshiron të kesh të bësh me ilaçet, atëherë ja disa mënyra për të nisur të përmirësosh menjëherë shëndetin e zemrës tënde.
1. Konsumo hudhër. Bëhet fjalë për një ushqim që i duhet shtuar dietës tuaj për të mbajtur kolesterolin në nivele të pranueshme. Mund të reduktojë nivelet pa provokuar efekte kolaterale, përveçse është i vlefshëm për reduktimin e tensionit dhe për mbrojtjen kundër infektimeve. Preji në copa të vogla dhe vendosi në picë, apo si pjesë të pjatave që konsumon.
2. Farat e lule-diellit janë shumë efikase në reduktimin e kolesterolit. Acidi i tyre linoleik është i vlefshëm.
3. Edhe arrat, bajamet dhe frutat e tjera të thata mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit në gjak. Janë të pasur me acide yndyrorë dhe mund të ndihmojnë edhe shëndetin e vazove të gjakut. Ngrënia e një dore frutash të thata në ditë, mund të reduktojë rrezikun tënd të sëmundjeve kardiake. Vetëm mos jenë të kripura, ose të karamelosura.
4. Ngrënia e peshqëve mund t’i bëjë mirë zemrës, falë përmbajtjes së lartë të acideve yndyrorë omega-3, që mund të reduktojnë presionin e gjakut. Efekt bën edhe vaji i peshkut. Veçanërisht samoni është i mirë dhe përmban shumë omega-3. Por përmban shumë edhe toni, që është më ekonomik.
5. Frutat, perimet dhe drithrat integrale janë burime të shkëlqyera të anti-oksidantëve, që i bëjnë mirë zemrës dhe fibrave ushqyese, që mund të reduktojnë kolesterolin. Drithërat përmbajnë shumë fibra, që reduktojnë nivelin e LDL-së, ose “kolesterolit të “keq”. Këto fibra gjenden edhe te fasulet, te mollët e dardhat. Dozë mbi 5-10 gramë fibra të tilla në ditë do të zvogëlojnë nivelet globalë të kolesterolit. Ngrënia e një filxhani e gjysmë kokoshka të thata të jep 6 gramë fibra.
6. Përdor gjithmonë në ushqimet e tua vajra, që të jenë të pasur me yndyrna të mira, si vaji i ullirt, i lulediellit, apo i arrës. Elimino çdo lloj vaji tjetër. Gjithashtu konsumo perime dhe fruta të thata. Perimet e thata janë më vitaminoze se ato të skuqura apo të ziera. Sidomos spinaqi është një burim i shkëlqyer luteine, që së fundi është lidhur me reduktimin e kolesterolit. Konsumo 100 gr në ditë, për të marrë frutet.
7. Natyrisht mos harro edhe të bësh sa më shumë aktivitet fizik (30-50 minuta) dhe të humbësh peshë, pasi mbipesha kontribuon për nivelin e lartë të kolesterolit. Por ki kujdes mos shtoni kaloritë, sepse një shtim në kalori sjell rritjen e peshës. Ndiq një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra. Kufizo yndyrnat dhe elimino ushqimet “mbeturina”.


Leave a Reply