
Maki Maqedonci Canolli
Mu verbofshin të dy sytë
nëse për ty nuk më merr malli,
gjaku im u shterroftë
nëse shpirtin ty s’ta fali.
Dora ime kurrë mos të shkruaj
nëse për ty nuk ka vargje,
shpirti im le të shterrojë
nëse ty unë të harroj.
Jam larguar në dhena tjera
por për ty gjithmonë rreh zemra,
edhe loti kur më pikon
shqip ai dhimbjen e shpalon.
Shqip frymoj në këto dhena
shqip këndon gjithmonë zemra,
me ke bijë e të kam nënë
dyjat shqip bashkë ligjërojmë!
Ma ke dhënë emrin ma t’bukur
që askund në botë nuk ka,
për jetë të ndihem krenare
se më quajnë shqipëtare!
Shpirti im ty të qoftë falë
moj e shtrenjta nëna ime,
nëse për ty më dhimbset jeta
dhenave të huja unë u tretsha!
©Makfire M Canolli
Burimi – Facebook


Leave a Reply