Katheryn Deprill, 27 vjeç, e njohur ndryshe edhe si “Burger King Baby”, arriti të gjejë nënën e saj biologjike, e cila e braktisi qysh kur ishte bebe në një fast food të Allentoën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjetja e saj ishte fryt i një apeli të gjatë të postuar në “Facebook”, nëpërmjet fotografive dhe përshkrimeve, për gjithë sa kishte ndodhur para 27 vitesh.
Katheryn përqafoi më në fund nënën, e saj e cila deklaroi se e kishte braktisur në moshën 17-vjeçare, pasi nuk ishte në gjendje që ta rriste e vetme.
![]()
“Nëna ime ishte tërësisht e tronditur kur më braktisi, nuk ishte ajo që donte, por e dinte që nuk mund të bënte ndryshe, ishte vetëm 17 vjeç”, shprehet 27-vjeçarja.


Leave a Reply