Zenepe Luka
Në Dhëmblan, në kërkim të Miro Tërbacit.Varri ivajzës legjendë, peng i sherrit mes fiseve.
Paisur me dokumentacionin e duhur ligjor, në zbatim të një projekti që ka Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”,për të sjellë eshtrat e vajzës legjendë Miro Tërbaci në fshatin e lindjes, nisëm udhëtimin drejt Dhëmblanitnë një rrugë të vështirë,mes malesh.
Më parë kishim biseduar me kryetarin e Komunës Lopes, që përfshin fshatin z. Argjir Cela dhe kryeplakun e fshatit Bashkim Mece, për bashkëbiseduar edhe me kryepleqësinë e fshatit rreth problemit të shumë përfolur.Ishte krijuar përshtypja se më në fund do të përfundonte kjo histori, që zë fill gati dy shekuj më parë.
Me shpresën se do të arrihej ë përcaktimin e vendodhjes së varrit të Miros, për të planifikuar më pas ceremoninë e përcjelljes dhe varrosjes në Tërbac.Por ndodhi ajo që nuk ishte menduar, u përsërit ndodhia që kishin përjetuar pasardhësit e Heroinës nga Tërbaci, përfshi edhe intelektualë, historianë, që ne nuk ishim njohur më parë.
Sdoqë historia ka saktësuar me vërtetësi, se Miro Tërbaci, pasi u vesh si djalë dhe vrau Pashanë e Beratit, kaloi jetën dhe vdiq në Dhëmblan, tek dajallarët, nuk ka mjaftuar gjithë kjo kohë për të saktësuar varrin e saj, por është bërë mollë sherri mes fisesh.
Rrugën për atje e bëmë me një furgon që nisej nga Vlora, që e drejtonte shofer Myslimi, që në bisedë e sipër mësuam se ai ishte biznesmen.Bashkë me të vëllezërit ai administronte një tufë lopësh me 90krerë.Kishte një histori të dhimbshme ky djalë, me familjarë të ditur, që ishin arratisur gjatë regjimit komunist.Ajo që të binte në sy ishte mirësia, gadishmëria për t’u shërbyer banorëve të kësaj zone të thellë me cfarë të mundej.
Ai ndalon furgonin për të ma dhënë një kafe tek “Shpella”, për të marrë energji, sikurse u shpreh ai, pasi do të kemi rrugë të vështirë.
Një kafe tek “Shpella” në fshatin Vajzë, ku është dehur Berisha.
Nuk ka thjeshtë emrin, por është një shpellë e vërtetë, që krejt papritur gjëndesh e rrethuar nga një masiv guri.Në një tavolinë më tej shoh kryeplakun e fshatit, që e kisha takuar edhe më parë.Cuditërisht kryeplaku i Vajzës, ka emër vajze.Quhet Lilo Cobaj.
Na ofron kafen dhe nisim të bisedojmë.
Ai pranon që ka një emër vajze dhe që drejton prej dy mandatesh fshatin me emrin e bukur dhe të vecantë”Vajzë”.Sigurisht nuk mund të anashkalohet pyetja se:.Cila është historia e fshatit, pse ka këtë emër?
Lilo rrëfen:Kur do të ndaheshin kufijtë, u mblodhën burrat e krahinës, ndërsa nga ky fshat shkoi një vajzë hipur në kalë. Pikërisht ky është shkaku që e mori emrin Vajzë dhe brezat kanë qënë dhe do të jenë krenarë që u përfaqësuan nga një vajzë në kuvendin e burrave.Krenaria jonë lidhet edhe më një fakt tjetër, që poeti I shquar, ish kryetari I bashkisë së Vlorës, ka qënë biri i këtij fshati.Emrin e tij e kemi përjetuar në shkollën e mesme të komunës Kotë.Banorët e fshatit tonë, që nga fëmija deri tek I moshuari I dinë përmendësh vargjët që ka thurur Ali Asllani për fshatin e tij, Vajzë.Besoj keni dëshirë që ti recitoj edhe unë.
Fshat o fshati im i bukur,Fshati Vajzë, ane, ane,
Si fshat, që s;paska një të dytë,Në këtë mavri jallane.
Në tavolinën tonë, ulet edhe Fredi Hitaj pronari i “Bar Shpella”.Ai na tregon historinë e “Shpellës” dhe se kush ka buajtur në të.
-Këtu ka qënë prona jonë, ka qënë mulli dhe dyqan dhe që nga viti 1956 e mori kooperativa, që e përdori si mulli, më pas e bëri baxho.Kur ra sistemi, e bleva nga shteti dhe sikurse e shihni, poshtë është baxho, sipër pihet kafe, raki, por nëse ke kohë dhe dëshiron mund të hashë edhe mish të pjekur.Bereqaves, lokali rri mbushur plot. Madje frekuentohet edhe nga burra shteti.
Mund të përmendni ndonjë prej tyre?
Po ka pirë jafe ish Presidenti Alfred Mosisiu, Gramoz Ruci,Vali Leskaj, Bujar Leskaj, ndërsa Sali Berisha është dehur në këtë tavolinë ku jemi ulur.
Berisha I dehur?E pabesueshme, ai nuk e frkuenton alkolin.
Saliu u kthye kur inaguroi rrugën për në Sevaster, në prag të fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit, sidoqë Komunën e fitoi partia e Bamir Topit.Pasi preu shiritin, e kthyen këtu për të pirë një gotë dhallë.Ai na poërgëzoi për këtë “shpellë” reale dhe s;kish sesi të mos I ofronim një gotë raki, të zjerë dyherë, sikurse thotë I madhi Dritëro.Dukej që nuk e hiqte rakinë, por e rrokullisi me fund dhe kjo I krijoi një gjëndje të dehuri.Ishte një kujtim I bukur me ish kryeministrin, jo vetëm pse pushoi pak këtu në “Kështjellën “tonë, por sikurse e na tha ishte një ndër ditët e rrallë të jetës së tij, që pinte raki.
Për këtë shkak, kjo tavolinë,konsiderohet e rezervuar- thanë miqtë e rinj Lilo dhe pronari I lokalit, që na përcollën deri sa zumë vend në furgonin blu, që bashkë me “Shpellën” do të linte pas edhe rrugën e asfaltuar nga ish kryeministri, që sidoqë ishte bërë as e ngushtë, sa vështirë të këmbeheshin makinat, zgjidhi hallet e banorëve të këtyre anëve.
Rruga për në Dhëmblan, torturuese për udhëtarët.
Një udhëtar që kalon për herë të parë rrugën që gjarpëron në prehër të maleve drejt Dhëmlanit, nuk do ta bënte sërish edhe sikur të kish hallin më të madh.Sapo ndahesh me dëgëzimin që të con në Seavaster, nis e përpjeta, rrugë, që gjithë kohën të mban në ankth.Në disa segmente të saj, shfaqet kalldrëmi, që ka shtruar Italia 100 vjet më par, ku ndjehen të qeta edhe tufat e deleve, që kalojnë pa ndonjë rrezik, por pjesa më e madhe e rrugës është gati e pakalueshme dhe nëse Ministria e Trasportit do të hidhte vështrimin atje, padyshim do të ndalonte qarkullimin në këtë krah.
Thirrjeve tona ua, ua, ua sa herë fugoni binte në gropë, apo shkiste mbi gurë, që kish shkarë nga mali, shofer Selimi I qetësonte me buzëqeshjen e tij dhe duke na siguruar:”Kam 20 vjet që e bëj këtë rrugë dhe nuk na ka ndodhur asnjë problem.Kur te vini herën tjetër- do të jeni të qeta dhe do tju rrëmbejnë bukuritë e këtyre anëve-thotë ai.Më pas na tërheq vëmëndjen me historinë se si është bërë biznesmen me vëllezërit e tij dhe të ardhurat që marrin nga tufa e lopëve me 90 krerë.
Gjithësesi ndjesinë e frikës që të krijonte rruga, që fatkeqësisht vazhdonte në këtë gjëndje edhe nga zyrat e komunës deri lart në Dhëmblan, e lamë pas sapo u futëm në lokalin ku prisnin kryetari I komunës, kryeplaku i fshatit dhe një pjesë e mirë e kryepleqësisë së Dhëmblanit.
Biseda që u shndrua në debat.
Sikurse ishte lënë më parë biseda kish për qëllim saktësimin e vendodhjes së eshtrave të Miro Tërbacit dhe pas kësaj në miratimin e një plan të përbashkët pune për nxjerrjen e tyre, organizimin e ceremonive në Dhëmblan dhe Tërbac, mbështetur në praktikën ligjore si edhe në raste të tjera.
Bisedën e hapi një nga anëtarët e kryepleqësisë
Skënder Bylyshi.
Ai u shpreh se kanë ardhur edhe të tjerë për problemin e Miro Tërbaci, që është mbesë në fshatin tonë.Unë kam pasur fatin e madh, pse babai im, Velo, që ka vdekur para 3 muash. e dinte historinë, pasi jetoi 100 vjec.Këtu jemi mbledhur bashkë kryepleqësia, kryetari I komunës, kryeplaku I fshatit dhe na vjen mirë që edhe ju keni ardhur zyrtarisht për të zgjidhur problemin dheta nisim përsëmbari.Jemi munduar të gjejmë varrin e Miros, gërmuam atje ku mendohej dhe nuk gjetëm gjë.Miro nuk është thjeshtë mbesë e lagjes Tahiraj dhe e Dhëmblanit, por e Kombit shqiptar.
Kryeplaku i fshatit Bashkim
Ne e kemi nisur këtë punë, për të gjetur varrin e kësaj atdhetareje të shquar.Këtu kanë ardhur edhe nga Tërbaci, shkuam edhe ne në Tërbac, u miqësuam me njëri tjetrin, por u ftohën mardhaniet, pasi ara kërkonin një grusht strallë dhe jemi ndarë keq.Na është dhënë një variant, që është afër shtëpisë së dajos, afër një cezmë.Një moshatar, Gani Bushaj u kish thënë fëmijve:”Kini kujdes, se këtu është varrosur një grua nga Vlora, natën për turp”Bashkë me Kryetarin e Komunës z. Argjir shkuam, përcaktuam vendin sipas gojdhënave, këtu në lagjen Tahiraj, por nuk gjetëm gjë…
Kryetari I Komunës Lopëz Argjir Cela.
Unë jam në dy mandate kryetar Komune.Nga viti 2007-2011, janë interesuar për këtë problem disa pesona nga Tërbaci, përfshi edhe pasardhës të fisit Strati.Në vitin 2012 erdhën përsëri dhe diskutuam gjatë dhe më duhet të them se ardhja e tyre ishte tinzare.Ju kërkova të vinin me kryetarin e Komunës, kryeplakun e fshatit dhe të tjerë.Kur erdhi përsë dyti, jua them atë që ndodhi: E kam ofenduar dhe përzënë dhe kjo bëri divorci mes Tërbacit e Dhëmblanit.
Ne kemi dy informacione për vendodhjen e varrit të Miro Tërbacit.Do të zbulojmë varintin e parë, që është në afërsi të lagjes Tahiraj, nëse nuk gjejmë gjë atje, do të ndalemi tek variant
tjetër.Punimet do të bëhn sapo të pushojnë shirat.Do të lajmërojmë edhe grupin që erdhi nga Tërbaci, ashtu edhe përfaqësuese të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
Skënder Hasani:
Ne cmojmë ardhjen e një përfaqësie nga Fondacioni “Nermin Vlora”, për t;u interesuar për një grua të shquar, sikurse është Miro Tërbaci.Unë kam një verejtje për kryepleqësinë e Dhëmblanit, për kryeplakun e kryetarin e Komunës.Përse nuk e marrim seriozisht gjetjen e eshtrave të Miro Tërbacit, të gërmojmë dhe ta cojmë këtë problem drejt zgjidhjes.Jemi ne përgjegjës, që e kemi lënë në errësirë prej një shekull e gjysëm dhe ende nuk po hedhim dritë mbi varrin e Miros, që është edhe mbesa jonë.
Përballë mendimeve të bdryshme, sidomos pas fjalës së anëtrit të kryepleqësisë, një njeri I ditur, Skënder Hasani, debate u ndez keq.
U përsërit dhe u ripërsërit sherri me grupiun e Tërbacit, pasardhësit e fisit Strati babait të Mirtos, kryetari I Komunës Argjir Cela, me ton të ashpër u shpreh:
Duhen parë dy versionet .Kur ka vdekur gjyshja ime .87 vjece, më ka thënë: Dëgjoni bir.Tek Lëmi Mece, ku është burimi i Rakipit, është varrosur Miro Tërbaci”Por le t’i shohim të dy variantet, se kur, do ta gjykojmë ne.
Pra u kuptua qartë nga ky debat, se Varri I Miro Tërbacit ishte peng I sherrit mes dy fiseve pasaedhës të dajollarëve në Dhëmblan dhe të pasradhësve të babait në Tërbac dhamë mendimin se për të zgjidhur këtë lëmsh sherresh dhe për ta sjellë Miron në Tërbac sipas projektit të Fondacionit “Nermin Vlora”, do të kërkohej ndihma e kryeministrit Edi Rama, duke ndërmjetësuar me anë të Prefektit të Gjirokastrës.
Pas kësaj kërkese, reagoi ashpër kryetari I Komunës Argjir Cela, që u shpreh:
..Zot i këtij teritori jam unë.Argjir Cela dhe nuk pyes as Prefekt dhe as Kryeministër.Prefekti është i zgjedhur me majën e lapsit, kurse unë, kryetari i Komunës jam zgjedhur nga populli.Këtu vendosim ne.
Me aparat në dorë fiksojmë dy variantet se ku prehet Miro Tërbaci.
Varianti I parë ishte në lagjen Tahiraj, ku ishte punuar dhe nuk ishte gjetur gjë, ndërsa variant I dytë tek “Lëmi I Mecaj”, që është edhe bahca e vëllait të kryetarit të Komunës, Argjirit, që sopas tyre edhe këta janë pasardhësit e e fisit të nënës së Miros.
Pasi fiksuam gjithcka, përfshi edhe dhimbjen që kjo histori nuk do të zgjidhej, se Heroina tërbaciote ishte edhe viktimë e prirjeve politike, u kthyem sërish në rrugën mes malesh, duke besuar se nuk do ta përshkonim më, tashmë jo nga paniku që të shkakton, porse do të ishte e pamundur sjellja e Miros në Tërbac të Vlorës.
Ndoshta një letër dërguar Kryeministrit Edi Rama, edhe si deputet I Vlorës,do të vinte në lëvizje strukturat e shtetit, në respektim të ligjit, sepse Miro Tërbaci I përket Kombit.
Prof.Bardhosh Gace. Ja kush ishte Miro Tërbaci.
Miro Tërbaci u lind në fshaatin Tërbac të Vlorës në vitin 1803.Familja e saj ishte e njohur për traditat blektorale dhe luftarake kundër pushtuesve osmanë.Gjyshi dhe babai i saj kishin luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve osmanë.Ajo u rit dhe ushqye me këngët e trimëritë e Mesaplikut.
Në vitin 1828, Pashai Beratit, në vend tëe Omer Pashë Vrionit, u emërua Mehmet Pashë Qytabiu.Për të përballuar shpenzimet e pritjes së Pashait, Mytaserifi i Vlorës urdhëroi krahinën e Lumit të Vlorës dhe krahinat e tjera të paguanin një taksë të re.Për të mbledhur taksën në Mesaplik shkuan nëpunësit e Qeverisë.Në vendin e quajtur Cmaijth, nëpunësit e forcat qeveritare, u ndeshën me bariun Skëndo Strati dhe fshatërt e Tërbacit, pasi nuk pranuan të paguanin taksën e re.
Duke hasur në këtë rezistencë, në tërheqje e sipër forcat qeveritare plagosën Skëndo Stratin, vëllain e Miros.Plagosja e tij krijoi revoltë jo vetëm në Tërbac, por edhe tek fshatrët e krahinës.
Pas një jave, Miro Tërbaci, u vesh si djalë, me armë dhe rrobat e luftëtarët i hipi kalit dhe shkoi në sarajet e Myteserifit të Vlorës, ku ishte nysafir Pashai iBeratit. U kërkoi rojeve që ti dërgonte një letër në dorë Pashait.Kur u afrua brenda, qëlloi drejt e në divan dhe vrau mmytesarifin.
Kësaj ngjartje populli i këndon:
“E zeza, Miro Tërbace,Moj e rritura bonjake,
Me lakra burdullake,Ike te beriberi vajte,
O berber o shallovane.Premi cepetë si djalë,
Se do të dyfek e pallë,Do marr hakën për vëllanë”.
Miro Tërbaci mori pjesë në kryengritjen fshatare të vitit 1847 dhe luftoi me trimëri kundër pushtuesve osmanë në betejën e Greshicës, Qafën e Sinjë dhe në Mesaplik.
Vitet e fundit të jetës së saj, I kaloi në Dhëmblan të Tepelenës, tek dajot, ku edhe vdiq në vitin 1869.Atje ndodhet edhe varri i saj.
Megjithë përpjekjet që janë bërë, nuk është bërë e mundur gjetja dhe sjellja në Tëbac e eshtrave të kësaj Heroine, që mbetet një shembull I shkëlqyer për gruan shqiptare.
Flamur Lushaj. Autori i librit Miro Tërbaci, pasardhës I vajës legjendë.
Legjenda e Tërbacit, Miro, peng I bindjeve politike.
Do të ngriheshin shumë pikpyetje, nëse nuk do të kishim intervistuar historianin, pasardhësin e fisit Strati në Tërbac, autorin e monografisë së Miros Tërbacit.
Z.Flamur.Para se të shkonin përfaqësuese të Fondacionit “Nermin Vlora” në Dhëmblan të Tepelenës, muarëm vesh që keni qënë ju.keni qënë ju me një grup nga Tërbaci.Cfarë është saktësuar për varrin e Miro Tërbacit?
Kemi shkuar tre herë në Dhëmblan, njëherë vetëm në emër të familjes së Miros.Kemi takuar kryetarin e komunës, Argjirin kryeplakun e fshatit Bashkimin, por edhe disa anëtarë të pleqësisë së fshatit, që na kanë cuar tek vendi ku mendohet të jenë eshtrat e Miros Kanë këmbengulur dhe janë shprehur: Këtu dhe vetëm këtu është varrosur Miro dhe në asnjë vend tjetër.Përfundimisht u la që do tju lajmërojmë kur të vini, në mënyrë që të bëjmë punimet dhe eshtrat e Heroinës, t’I dërgojmë me ceremoni, në mënyrë institucionale në Tërbac.
Kjo na gëzoi shumë dhe në një cantë mora dy grushta me strall në vendin ku mendohet se prehet Miro.Një nga motivet ishte se Miro vrau Pashanë e Beratit me kobure me strallë dhe më pas i vendosa në memorialin që bëmë për Miron në Tërbac.
Përse muarët strallë, ndërsa u bindët se do të ktheheshin eshtrat e Miros?
Kuptova që nuk ishte fort e pastër kjo punë, pasi kishte zëra që varri mund të ishte në bahcën e vëllait të kryetarit të Komunës,Argjirit, që kish një distancë të madhe nga vendi ku flitej.E lamë që sapo të hapej koha, ata të bënin punimet dhe se do të lihej varri hapur, deri sat ë mbrrinim ne nga Vlora e Tërbaci.
I lumtur sa më ska erdha bisedova me biznesmenë dhe kryeplakun e fshatit, bëmë gati arkivolin dhe u pregatitëm për një festë të vërtetë, një ceremoni ashtu sikurse e meritonte Miro Tërbaci.Ne ju lamë edhe një pllakë që do të vendosej aty ku do të gjëndej varri.
Cfarë ndodhi më pas?
E pabesueshme për cilindo që do të lexojë këto rrjeshta, për të gjithë ne, përfshi edhe fshatin Tërbac ndodhia e mëpasme.
Megjithëse ishte dimër, madje kish rënë dëborë, pas një jave ata kishin hapur gropën, ku vetë saktësonin se ishite varri i Miros dhe na spjeguan se:’Punuam një metër e gjysëm thellë dhe nuk kemi gjetur asgjë”
.Kryeplaku, Bashkim Mece më kërkoi që të shkonim në Dhëmblan, që të mos ua linim varrin hapur.U mblodhëm bashkë me prof. Bardhosh Gace, kryetarin e shoqatës, studjuesin, poetin Albert Abazi, historianin Novruz Barjami etj që të shkonim në Dhëmblan, sidoqë pati kundërshtime, se përse do të shkohej, kur nuk ishin gjetur eshtrat e Miros.Pati edhe mendime se mund të ndodhte dhe ndonjë e pabërë, të na jepnin eshtrat e dikujt tjetër dhe të futeshim në sherr me familjarët.Megjithë kundërshtitë, se ishte një vajtje pa bereqet, shkuam.Ishim tetë veta me dy foristrada në grup bënin pjesë prof. Bardhosh Gace, Albert Abazi,Novruz Barjamin, Tefik Deda e tj.Tek e fundit do të merrnim dhe, strallë dh eta vendosnim tek memoriali simbolik që kemi bërë në fshat, për familjen e Miros.Ata kishin shtruar edhe darkë.
Ne u befasuam dhe iu drejtuam kryeplakut Bashkim Mece:”C’është kjo dasëm pa nuse?”
Nuk më lejuan të merrja një grusht dhe dhe u bë sherr I madh, aq sa desha të largohem nga fshati dhe të strehohesha në Matohasanaj.Më bënë të ikja natën, por nuk ika.
Më vini në kokë lajthitjet e kryeplakut Bashkim Mece, që na deklaroi “se kur u hap varri, kishte një erë, që nënkuptonte se ishte trupi i dekompozuar i Miros”
Po si mund të shprehësh këtë, kur Miro ishte varrosur 144 vjet më parë dhe për më tepër, që nuk u gjetëm eshtrat? Qoftë ai që është!
I fala, nuk u mora me ta.Në mëngjes shkova tek Velo, më i moshuari që dinte historinë.Takuam edhe dy anëtarë të pleqësisë dhe u largova për në Tërbac
.
Si u la, mendohej për ndonjë variant tjetër ku mund të ishte varri i Miro Tërbacit?
Mua nuk më thanë, por kishte alibi se mund të ndodhej edhe tek baca e vëllait të kryetarit të komunës,Argjirit.
Nuk di cfarë të them me këtë katraurë që bënë kryetaqri I Komunës, Argjir Cela,kryeplaku I fshatit Bashkim Mece.Përfundimisht, unë dhe të gjithë ne, nëse ata nuk kanë gënjyer, është I mjaftueshëm dheu që kemi marrë në gropën që u hap dhe që e vendosëm në varrin simbolik në Tërbac.Nëse na kanë gënjyer dhe gjënden eshtrat e Miros, më bukur, varri është gati dhe i vendosim atje.Ne ua cuam pllakën, bustin e Miros, por edhe 100 libra të biografisë .Miro Tërbaci”.
Del e qartë si drita e diellit se politizohen eshtrat e Miros edhe pse kryeplaku dhe kryetari I Komunës shprehen se janë pasardhësit e Miros nga nëna e saj, që u martua në Tërbac dhe që nuk I dinin as emrin.
Në Dhëmblan mungon dëshira për të gjetur varrin e Miros dhe këtë e tregon fakti që kryetari I Komunës Argjir Cela, që ka dy mandate nuk ka bërë asnjë përpjepje, përvecse sajojnë historira, që tregojnë mungesë serioziteti në qëndrimin ndaj kësaj kërkesës së ligjëshme të fshatit Tërbac dhe këmbënguljes që bën edhe Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”
Bashkarisht problemin do tia shtrojmë Kryeministrit Edi Rama, për të vënë në lëvizje strukturat shtetërore , duke respektuar ligjin.
Të them të drejtën nuk na shkohet më në Dhëmblan.Ata qofshin për qëndrimin që mbajnë.
(Botuar tek “Koha Jone” me 19 mars.


Leave a Reply