Paris, (MIA) – Në Francë një gjahtar u plagos rëndë në dorë nga një e shtënë e realizuar nga qeni i tij, transmeton ZR njoftimin. Incidenti ndodhi gjatë kohës së gjuetisë në rajonin juglindor Perigord.
Sipas të dhënave të të plagosurit, një nga tre qentë e tij të gjuetisë kërceu mbi armë dhe preku këmbëzën. Siç deklaroi vetë burri në një intervistë për një radiostacion, ajo çfarë ndodhi ishte vetëm faji i tij, për shkak se ai nuk kishte siguruar armët nga të papriturat. shk/bsh
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply