Dashi
Kjo është një ditë e mrekullueshme për të lindurit në shenjën e dashit, të cilët më në fund do të ndihen të çlodhur dhe të lirë nga çdo detyrim. Një gjumë i plotë dhe një regjim ushqimor i shëndetshëm kanë rëndësi kyçe në këto momente. Gjithsesi intrigat që do të ndodhin gjatë ditës, mund të reduktojnë aktivitetin tuaj dhe energjia do të jetë më e zbehtë.
Demi
Të lindurit e shenjës së demit duhet të kujdesen më mirë për veten e tyre sot, ndërsa rekomandohet që të jetojnë sa më shumë në harmoni. Një shoqëri e këndshme dhe një shëtitje në park, do t’iu ndihmojnë që të ndiheni më mirë. Mirëpo në shenjat e para të lodhjes duhet të ndaleni dhe të pushoni nga aktivitetet e rënduara, me të cilat jeni duke u marrë.
Binjakët
Më 17 shkurt vetmia e përkohshme që do ti shoqërojë binjakët, do ti dëmtojë seriozisht ata. Por kjo nuk do të thotë që duhet të fshiheni nga bota, thjesht duhet ta mbroni veten tuaj nga njerëzit dhe aktivitetet e panevojshme. Një meditim i qetë apo leximi i një libri të bukur do t’iu bëjë që të ndiheni më mirë.
Gaforrja
Nuk do të jetë e vështirë për gaforret për të kuptuar se ajo që po bëjnë gjatë ditës së sotme, konkurron me qarqe të tyre të afërta. Ndërkohë shumica e të lindurve në këtë shenjë do të kënaqen duke fjetur, duke u marrë me punët e shtëpisë apo duke gatuar, ndërsa kënaqësi më vete do të jenë edhe mysafirët.
Luani
Mirëqenia e luanëve do të preket nga mungesa e energjisë sot. Harrojini punët e panevojshme dhe bëni vetëm ato që janë absolutisht të nevojshme. Mos bini viktimë për shkak të detyrës, ndërsa mbani parasysh se është e pamundur që të arrihet perfeksioni.
Virgjëresha
Virgjëresha do të gëzojë fitoret e vogla dhe kënaqësitë e vogla. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të bërë një përmbledhje të gjërave, megjithatë do të ishte mirë që të mos bëni plane të reja. Yjet në shenjën tuaj këshillojnë se është shumë herët për marrjen e vendimeve të rëndësishme, sidomos nëse ato janë të nxituara dhe nuk u ka ardhur koha.
Peshorja
Vështirësi të vogla financiare janë ato që do të shoqërojnë peshoret gjatë ditës së sotme. Mund të rrezikoni që të dukeni disi të lodhshëm për miqtë apo të dashurit tuaj. Një pjesë e miqve tuaj do t’iu dhurojnë kënaqësi, nëse nuk fiksoheni pas ndryshimeve themelore.
Akrepi
17 shkurti nuk është koha më e mirë që akrepat të marrin pjesë në ngjarje publike. Lodhja juaj apo shëndeti i brishtë, mund të çojë në një ftohje të përkohshme në martesën tuaj, apo largësi me miqtë.
Shigjetari
Për shigjetarët këshillohet që tu përmbaheni bërjes së planeve dhe detajeve që mund të jenë lënë pas dore. Mos shkoni në një udhëtim të gjatë, apo të qëndroni vetëm me pak njerëz, pasi mund të përjetoni pakënaqësi dhe zhgënjim të madh.
Bricjapi
Ndjesia e një mundësie të humbur mund të shoqërojë bricjapët gjatë gjithë ditës. Disa gabime në dashuri, financa apo veprimtari krijuese mund të shkaktojnë një ndjenjë të thellë pakënaqësie. Bëni gjithçka mundeni dhe mos e fajësoni veten për ndonjë gabim të mundshëm.
Ujori
Sot si kurrë më parë ujorët kanë nevojë për siguri dhe për një bazë të shëndetshme jete. Yjet iu këshillojnë që ta kaloni këtë ditë në shtëpi apo buzë detit. Ndërkohë nëse keni pakënaqësi në marrëdhëniet familjare, kujtoni se njerëzit nuk ndryshojnë brenda ditës.
Peshqit
Kjo ditë do ti bëjë peshqit më melankolik se zakonisht, falë qetësisë që do ti shoqërojë. Ju mund të shikoni dikë me të cilin jeni ndarë dhe të ktheheni pas në kujtime. Udhëtimet dhe pazari këshillohen për ju, veçanërisht nëse ato nuk bëhen me planifikim.


Leave a Reply