Ja pra, të dashur miq, e vërteta dhe e drejta mund të vonojnë, por një ditë do triumfojnë!
Kur Prof. Dr. Sali Berisha, pas përjashtimit nga Lulthimi.., nisi
“Foltoret” në të gjithë Shqipërinë për të bashkuar demokratët dhe për të ngritur Partinë Demokratike aty ku e meritonte,
disa “fallxhore” të banaqeve televizive dhe të mediave sociale nxituan dhe bënin moral e të na shpjegonin se:
“Me miellin e gjermanit nuk bëhet shaka”, “Berisha është non grata”, “Amerika e ka mbyllur derën përgjithmonë”, e plot përralla të tjera…
Po sot, si ndihen vallë?
Si ndihen ata që për vite me radhë e shpallën Berishën të përfunduar politikisht,
kur Prof. Dr. Sali Berisha është ftuar në Shtetet e Bashkuara si pjesë e delegacionit të Unionit Demokrat Ndërkombëtar për të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane amerikane në Teksas
Historia ka një mënyrë të veçantë për t’u dhënë përgjigje atyre që nxitojnë të shpallin verdiktet.
Koha është gjykatësi më i mirë.
Dhe sot, pas kaq shumë zhurme, propagande e parashikimesh, një gjë është e qartë:
E vërteta mund të sulmohet, mund të vonohet, por nuk mund të humbas kurrë!
🇦🇱🇺🇸 God bless America!
God bless Albania!
Burimi/Facebook


Leave a Reply