
Gjumi portat lehtas hapte…
Nata merrte shpirtin tim….
Grack’ e mallit do më kapte…
Të më shpjerë në ëndërrim..!
Natë e errët, pus i thellë…
Nuk shoh gjë, por ndjej gjithcka…
Yjet fshehur nëpër qiell…
Më mungoje, sa më s’ka…!
Më mungoje, marrëzisht…
Gjer në kockë të adhuroja…
Trupin, sytë, flokët bisht…
Mësova shpirtin të të gjurmonte…
Rendte pas teje gjithe ngazëllim…
Cdo ditë më larg nga mua shkonte…
Teksa ti bëheshe…. shpirti im…!
Sa e cuditshme më dukej nata…
E ndjeja gjallë në trup të ngjitur…
Kujtimet shkallë, pafund të gjata…
Unë një nga një duke i zbritur…
Prezenca jote s’ndjehet më…
Por si kujtim je i pranishëm…
Vjen si fllad e gjurmë nuk lë…
E si furtunë ikën furishëm…!
Gjumi portat i kish’ mbyllur…
Mua mbante brenda ti’….
Gracke mallit më la zgjidhur….
Nëpër ëndrra pa kufi…..!
(Bledo.L.Ylli 5/2/2014)


Leave a Reply