Dita ndërkombëtare e të zhdukurve (International Day of the Disappeared), është një ditë e përvitshme përkujtimore me datën 30 gusht, që duhet të kujtojë për fatin e njerëzve, që në kundershtime me vullnetin e e tyre dhe te kushteve te tyre jane zhdukur duke mbetur pa një adresë varri.
Çdo njeri pavarësisht racës, shtresës shoqërore, bindjes politike, apo fetare, ka të drejtë legjitime që të ketë një adresë varri ku të prehet përjetësisht.
Një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1981 në Kosta Rika 30 gushtin e shpalli si ditën ndërkombëtare të të zhdukurve.
Sot në botë ka me qindra mijëra të zhdukur si pasojë e luftrave, qeverive diktatoriale, apo edhe fatkeqësive natyrore.
Sot në Shqipëti sipas statistikave të mbledhura këto 35 vitet e fundit konsiderohen mbi 6000 (gjashtë mijë) persona të zhdukur përfsho fëmijë, gra dhe të moshuar për arsye politike që nga nëntori i vitit 1944 e deri në prillë të vitit 1991. Vetëm në kampet e internimit të rrethuar me tela me gjemba dhe të ruajtur me roje të armatosura, kan humbur jetën mbi 1500 (njëmijë e pesëqind) persona, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar. Vetëm fëmijë të mitur që kan ndërruar jetë në kampet e intetnimit konsiderohen mbi 500 (pesëqind), ku vetëm në Tepelenë kan ndërruar jetë rreth 400 (katëtqind) syresh. Të gjithë këta të grumbulluar në kampet e Beratit, Lezhës, Krujës, Lushnjes, Kolonjës dhe më i tmerrshi mes tyre, Kampi i Tepelenës, nga viti 1945 deri në vitin 1854 kur jan mbyllur këto kampe tmerri. Të gjitha varret e të vdekurve nëpër kampet e internimit, pas mbylljes së tyre jan zhdukur duke i shkatrruar me rrusp. Kjo për të zhdukur çdo gjurmë të genocidit, pasi dihet se gratë, fëmijët dhe të moshuarit nuk ishin fare fajtor për paraardhësit, apo familiarët e tyre në moshë madhore. Me ligjë ndërkombëtarë, jo vetëm fëmijët, gratë e të moshuarit nuk mund të dënohen për fajet e të tjerëve, qoftë edhe të prindërve, por as ata në moshë madhore.
Përveç të zhdukurit nëpër kampet e internimit, shumica e të zhdukurve jan të varurit në litarë, të pushkatuarit, të vrarët rrugëve etj. Po ashtu jan të vdekurit në hetuesi, në kampet e punës të burgjeve etj.
Përveç shifrës mbi 6000 (gjashtë mijë) të të zhdukurve për motive politike, që nga viti 1991 e deri më sot jan zhdukur shumë shqiptarë, kryesisht në ujrat e Jonit në Kanalin e Otrantos duke u përpjekur për të shkuar në Europë për një jetë më të mirë.
Edhe pse kan kaluar më shumë se 35 vjet kur në Shqipëri ndryshoj sistemi ku të dënuarit dhe të persekutuarit politik morën pafajsinë, për të gjetur të zhdukurit nuk është punuar fare nga shteti. Vetëm spontanisht nga familiarët dhe të afërmit e të zhdukurve.
Mos gjetja e të zhdukurve nga shteti shqiptarë post-diktatorial e ka një domethënie të fortë: Të gjithë kahët e politikës shqiptare që kan drejtuar shtetin e pushtetin kan lindur nga Nëna PPSH, ndaj nuk duan që t’i ngarkojnë asajë (Nënës tyre të shtrenjtë Parti) barrën e rëndë të Genocidit që ka ushtruar kryesisht ndaj shtresës elitare të Shqipërisë. Ndaj edhe sot e kësaj dite nuk kemi fajtor për të gjithë atë genocid që është ushtruar rregullisht pë afro gjysëm shekulli mbi popullsinë e pafajshme shqiptare.
Shteti shqiptarë dhe jo vetëm, e kan detyrim ligjorë ndërkombëtarë që t’i kërkojnë dhe gjejnë shtetasit e vet të zhdukur për çfardo llojë motivacioni.
Sot edhe në Kosovë konsiderohen rreth 1640 persona të zhdukur, kryesisht nga lufta e fundit e vitit 1998-1999. Atje jan gjetur shumë të zhdukur dhe po punohet pët të pagjeturit ende.
Në Kosovë është një përgjegjës ligjorë për të zhdukurit atje, që është shteti serb i asaj kohe i drejtuar nga Kasapi Sllobodan Millosheviç i cili është kapur dhe dërguar në qelitë e Hagës së bashku me bashkëpuntorët e tij për të dhënë llogari. Bashkëpuntorët e Sllobodan Millosheviçit jan dënuar sipas shkallës së fait, shumë syresh me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës, ndërsa Sllobodan Millosheviçi ka vdekur në qelitë e burgut të Hagës në pritje të gjykimit të tij.
Ndërsa në Shqipëri ende nuk kemi asnjë fajtor ligjorë për gjithë atë genocid dhe zhdukje të mijëra kufomave.
Burimi/Facebook


Leave a Reply