Bardhok Biba i dogji këmbët priftit me hekur të nxehtë pastaj ia sharroi me sharrë
VRASJA E DOM MARK GJANIT
NGA KRIMINELI KOMUNIST, BARDHOK BIBA
Në shtator të 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Dom Mark Gjani në Mirditë, tue kërkue prej tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue në muejn Maji 1945, mbas largimit të Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia, Imz. Leone G.B. Nigris, i dëbuem nga qeveria komuniste e Tiranës si zëvendës i Tij në Shqipni.
Dom Marku ishte sekretar i Regjentit të porsa emnuem Imz. Gjinit. Dom Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambët me hekur të skuqun, ia sharroi me sharrë dhe, mbasi i vdiq ndër duer, e vari me e pa ashtu të gjymtuem populli i Sh’Palit, e mandej, e hodh në breg të prronit me e ngranë qentë e fshatit.
Nga: Fritz Radovani
Melburn, shkurt 2023
——————————-
Në foto: Martiri Don Mark Gjani i vrarë barbarisht nga krimineli komunist Bardhok Biba.
Dom Mark Gjani, i biri i Palokës dhe i Nushës, me orgjinë prej Xhanit të Dukagjinit, lindi më 10 korrik 1909 në Shën Gjergj të Malit të Zi, ku jetoi deri në adoleshencë. Më pas, duke ndier thirrjen meshtarake, hyri në Seminarin Papnor në Shkodër duke zgjedhur të jetë pjesë e Abacisë së Oroshit në Mirditë.
Në vitin 1947, në moshen 38 vjeçare u masakrua në mënyren më mizore pa gjyq dhe pa pasur asnjë akuzë dhe asnjë faj.
E dini që ka një rrugë me emrin e kriminelit që vrau barbarisht Dom Mark Gjanin? Sepse ne vazhdojnë të na sundojnë pjellat e komunistëve. Këlyshet e kriminelëve i gjen kudo, Që nga qeverisja, parlamenti, drejtësia, deri tek propoganda e shfrenuar mediatike. Por nuk ka asnjë rrugë apo shesh me emrin e viktimës Dom Mark Gjani.
Burimi/Facebook/Media Independent


Leave a Reply