Me Joe DioGuardin, Shirley Cloyes DioGuardin dhe Bordin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Vizita filloi me mbërritjen e Joe dhe Shirley dhe takimin në aeroportin e Prishtines me ambasadorin britanik, z. Jonathan Hargreaves.
DITA E PARË – KRYELARTË TE MURI I NDERIT I SHPËTIMTARËVE TË HEBRENJVE
Muri i Nderit i Shpëtimtarëve të Hebrenjve, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe babai im, Arif Aliçkaj, na bën krenarë të gjithëve.
I inauguruar nga LQShA-ja më 23 gusht 2023, ky mur është dëshmi e përhershme e fisnikërisë, tolerancës, bujarisë, trimërisë dhe mikpritjes shqiptare. Besa e dhënë mikut dhe mysafirit ishte besë e mbajtur.
Shpëtimtarë kishte shumë më tepër sesa emrat që figurojnë në këtë mur. Shumë shqiptarë të tjerë që morën pjesë në këtë vepër madhore humane mbetën anonimë dhe emrat e tyre, fatkeqësisht, mund të mos dihen kurrë.
Shpëtimi i hebrenjve nuk ishte vepër e disa individëve të veçuar; ishte një vepër mbarëkombëtare shqiptare.
Hebrenjtë ndiqeshin nga nazistët vetëm pse ishin hebrenj, ndërsa shqiptarët i strehuan dhe i shpëtuan sepse, para së gjithash, ishin njerëz — burra, gra dhe fëmijë, civilë të pafajshëm, të pambrojtur dhe në rrezik për jetën.
Populli shqiptar, i udhëhequr nga tradita e tij e lashtë e humanizmit dhe e besës, do të kishte vepruar njësoj për këdo që do të gjendej në rrezik, pavarësisht kombësisë, racës apo besimit fetar.
Ky është një shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit dhe një burim i përjetshëm i krenarisë kombëtare shqiptare.
Vazhdon…
SIX INSPIRING DAYS IN DARDANIA
– With Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi, and the Board of the Albanian American Civic League
The visit began with the arrival of Joe and Shirley and the meeting at the Prishtina airport with the British Ambassador, Mr. Jonathan Hargreaves.
DAY ONE – STANDING PROUD AT THE WALL OF HONOR OF THE RESCUERS OF THE JEWS
The Wall of Honor of the Rescuers of the Jews, among whom is my father, Arif Aliçkaj, makes all of us proud.
Inaugurated by the Albanian American Civic League on August 23, 2023, this wall stands as a lasting testament to Albanian nobility, tolerance, generosity, courage, and hospitality. The Besa—our sacred pledge given to a friend and guest—was a promise faithfully kept.
There were many more rescuers than the names displayed on this wall. Many other Albanians who took part in this great humanitarian act remained anonymous, and sadly, their names may never be known.
The rescue of the Jews was not merely the work of a few individuals; it was an Albanian national humanitarian undertaking.
The Jews were persecuted by the Nazis simply because they were Jewish, while the Albanians sheltered and saved them because, first and foremost, they were human beings—men, women, and children; innocent, defenseless civilians whose lives were in danger.
The Albanian people, guided by their ancient tradition of humanity and Besa, would have acted in the same way for anyone facing danger, regardless of nationality, race, or religious belief.
This is an extraordinary example of humanity and an everlasting source of Albanian national pride.
Continues…







Burimi/Facebook


Leave a Reply