Çfarë do të ndodhte nëse konstaton se këmba jote ka gjashtë gishtërinj dhe jo pesë? Si do të reagoje nëse zbulon se nuk ke vetëm dy sy,
Çfarë do të ndodhte nëse konstaton se këmba jote ka gjashtë gishtërinj dhe jo pesë? Si do të reagoje nëse zbulon se nuk ke vetëm dy sy, por ke dhe një të tretë në pjesën e pasme të kokës dhe që ta kishin mbuluar flokët? A do mendoje si ti shfrytëzosh dhe investosh këto zbulime të reja? Apo do të vendosje të zgjatësh flokët për të mbuluar njërin sy dhe do i drejtoheshe spitalit për ta hequr gishtin e tepërt?
Ne jetojmë në shoqëri të cilat mendojmë se i njohim dhe çdo ditë zbulojmë të reja. Ajo që ndodh, është se zbulimet e reja që nuk na përshtaten, rendim ti heqim qafe, pa u orvatur ti kuptojmë dhe investojmë si pjesë e jona për të cilën duhet të tregojmë kujdes.
Shoqëritë tona, në realitet, nuk janë ato që shohim, ato janë imagjinata që nuk është përmbushur akoma. Ajo me të cilën ndërveprojmë, nuk janë veçse disa prerje, copëza dhe pjesë të mbetura të një shoqërie të lashtë, ose, farërat e një shoqërie të re.
Shoqëritë e re, projektohen rishtazi nga inspirimi i fantazisë. Unë për shembull, besoj se shoqëria ime është e aftë të ofrojë një model që do të mrekullojë botën në çdo sferë. Veçse pjesa e zbuluar e kësaj shoqërie, në realitet vazhdon të jetë shumë e kufizuar. Unë do të përpiqem ta vizatoj me penelat dhe bojërat e mia këtë shoqëri. Prej nesh, lipset të derdhim djersë dhe mund në projektimin e shoqërive që synojmë, madje ti projektojmë dhe vizatojmë sa më bukur, fillimisht në imagjinatën tonë. Ato duhet të jenë shoqëri larg asaj aktuale, pasi ne nuk jemi fotografues por piktorë, nuk duhet të fiksojmë fragmentet e tashme, por duhet të shpikim dhe projektojmë të ardhmen. Ne duhet të pikturojmë një tablo që akoma nuk e kemi parë, gjë e cila kërkon imagjinatë pjellore.
Shoqëritë tona, insistojnë që ti rizbulojmë. Shoqëria edhe është edhe s’është. Ajo është sepse ekziston me elementët e saj, institucionet, lëvizjet, organikën, individët dhe kolektivin. Por ajo është e hallakatur dhe e hapërdarë, pra nuk është në atë nivel që ta meritojë emrin shoqëri, ashtu siç nuk e meritojnë emrin makinë, rrotat, dyert, xhamat pasqyrat, sediljet e çmontuara. Ne duhet të thellohemi në zhbirimin e elementëve të shoqërisë nga brenda dhe ta riformatojmë, me qëllim që pjesët e hapërdara ti strukturojmë në një godinë të fortë dhe magjepsëse, e cila tmerron çdo diktator dhe krenon çdo person që identifikohet me të.
Teksa zhbirojmë elementët e hapërdarë të kësaj shoqërie, do të zbulojmë elementë që nuk i kemi parë kurrë më parë. Ato mund të jenë potenciale ekonomike, sociale, kuadro intelektual etj… të cilët nuk kanë dalë në skenë. Ndonjëherë, do na bezdisë elementi i ri, sidomos nëse ka zë të lartë dhe nuk funksionon sipas mënyrës tonë. Kjo, mund të na largojë nga dialogu dhe ndërveprimi me të. Por, nëse mendojmë më thellë, do të shohim se ai mund të luajë një rol thelbësor në shoqëri, ku më e pakta, do të shërbejë si megafon dhe sistem alarmi nëse na kanoset rrezik.
Në shoqëri, mund të na shfaqen elementë, sjelljet e të cilëve i konsiderojmë të papranueshme, por para se ti gjykojmë, duhet ti kuptojmë mirë. Para se ti largojmë, duhet të lodhemi për ti vendosur në vendin e përshtatshëm në shoqëri. Atë ditë që do të arrijmë ta projektojmë dhe vizatojmë imazhin e shoqërisë në imagjinatën tonë, çdo elementi do i gjejmë vendin e tij dhe do të gëzohemi për çdo zbulim të ri.
Shoqëria është mendje që mendon, sy që shikon, muskuj të aftë për të ndërtuar por dhe për të shkatërruar, zemër që pulson energji dhe që fal edhe dhembshuri e guxim. Shoqëri e fortë, është ajo që gëzon shëndet të plotë.
Trurin intelektual e përfaqësojnë mendimtarët dhe qendrat e hulumtimit, syri që shikon mishërohet tek lidershipi gjenial, muskujt që kanë aftësinë e ndërtimit dhe të shkatërrimit, e përfaqësojnë forcat, energjitë dhe institucionet e shoqërisë.
E sipër këtyre, qëndron një veshje elegante, e cila përfaqëson aspektin e dukshëm të praktikave dhe aromën e parfumit të tyre. E tillë është shoqëria qytetare, e cila ofron modelin më të mirë.
Ndryshimi synon ndërtimin e një shoqërie të fortë, e cila nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë, por kërkon kohë, sipas aftësisë së montimit të elementëve.
Fillimisht, shoqëria mund të duket sakate, me muskuj të fishkur dhe e mefshtë. Por mund të na duket edhe muskulore, mendjendritur dhe gjithë energji. Ashtu siç mund të jetë shoqëri e verbër, të cilës i mungon optika për të parë rrugën e saj, por kjo nuk do të thotë se këto janë defekte të pariparueshme. Shoqërisë mund ti mungojë dhe truri që e orienton, por kjo nuk do të thotë se do të bëhen marrëzira.
Shoqëritë tona kanë si sëmundjen ashtu dhe ilaçin. Vijimi i ngrehinës së një shoqërie, kërkon aftësi për të fantazuar, aftësi për ta kapërcyer strukturën aktuale dhe konsiderimin e saj një etapë normale të një shoqërie me strukturë të paekuilibruar.
Në disa shoqëri, kemi suficit të mendjeve të cilat angazhohen me teori por jo praktikë, për shkak se nuk i kanë zbuluar energjitë e tyre akoma. Sakaq, disa shoqëri të tjera mashtrohen nga muskujt dhe nuk e shohin mangësi mungesën e trurit. Shoqëri e fortë është ajo që bashkon mes strukturës fizike dhe asaj mendore.
Kur të arrijmë ta projektojmë imazhin e shoqërisë në imagjinatën tonë, do të thotë se sapi kemi hedhur hapin drejt rrugës. Asokohe, me të zbuluar një talent dhe element të ri, do të gëzohemi në vend që të trishtohemi. Por kjo, me kusht që ta dimë mirë vendin e tij të përshtatshëm. Ka shoqëri të cilat i kanë zbuluar talentet dhe mendjet e tyre, por pastaj i kanë shtypur me këmbë. Sakaq, ka shoqëri të tjera që janë mrekulluar nga pamja e thonjve të saj, të cilët i presin i lëmojnë dhe lyejë, pa e kuptuar funksionin e tyre. Shoqëri të tjera i ka bllokuar aroma e sekrecioneve të gojës dhe janë angazhuar me tharjen e tyre, duke harruar se një ditë, do u lipsen për të pështyrë në fytyrën e armiqve!!! /ardhmëria/


Leave a Reply