Iku vera dhe sivjet
kush shyqyr e kush medet
për shumë ngjarje mos ardhsh ma
sa shumë rob prej jet’ske nda.
Nuk janë shumë tre muaj verë
ku me zjarre ku me poterë
vrasje e mbytje dit për ditë
aksidente , vrasje me thikë.
N’pikë të zhegut me t’plasë pika
nuk u ndal as Amerika
herë me ulje herë me tensione
naftë e luftë bashk i ngatrrove.
Verë e thatë verë e zharitme
në protesta turbinë e fikme
ça me ba bota ma para
thue njerzimit po i humb fara.
Nisi vera e po mbaron
punt e veta asnjë s’shikon
uuu ça bani e uuu ku shkon
hallin e vet kurrë se shikon.
Tani presim të na vijë tjetra
ndoshta ndrron ngjyrën si vjeshta
t’paktën t’kthehet pak freski
po m’syjnë malin e s’kthehen n’shpi
her n’Dri t’bardh e hern’Dri t’zi.
K’shtu po ikin dhe ditët tona
pasha ujin që rrjedh Valbona
tre muaj verë boll pak mu dukën
tash prej vdekjes , krejt kam heq tutën.
Prap , nuk tutna se po vdes
bukur shumë , kam ba do vjet
vite bana , e jetë ma pak
mjer kush fut vetin në hak ( borxh).
29gusht2026
Londër
B@@M
Burimi/Facebook


Leave a Reply