Në përkujtim të 82 vjetorit të okupimit me dhunë e terror të Mirditës nga forcat komuniste.
Me 24 gusht të vitit 1944 forcat komuniste kishin hyrë në Dibër. Pasi u riorganizuan filluan një ofensivë të ashpër për të hyrë në Mirditë, në vendin ku nuk ishte shkelur asnjëherë nga as një llojë ushtrie. Si portë hyrëse për në Mirditë nga Dibra ishte Selita. Forcat komuniste të brigadës së IV të komanduar nga Petrit Dume pasi u riorganizuan në qytetin e Peshkopisë, filluan sulmin e përgjithshëm kundër Lurës e Selitës. Ky sulm u mor nga më shum se tre drejtime, kjo e vërtetuar më së miri nga ditari i shkrimtarit komunist dibranë Haki Stërmilli si pjesmarrës aktiv në këtë luftë. Lind pyetja. Kundër kujt do të bëhej kjo luftë? Dihet se gjermanët nuk kishin garnizone të stacionuara në teritorin e Selitës dhe as të të gjith Mirditës, por ishte dislokuar veç një njësi e vogël forcash në Shpalë të Mirditës ku kontrollonin aksin rrugorë për të bërë të mundur tërheqjen e forcave ushtarake, sepse në frontin e lindjes kishte filluar tërheqja e tyre, pasi forcat alate të kryesuara nga SH.B.A-të kishin zbarkuar në bregdetin e Normandisë në Francë.
Forcat komuniste kishin si qëllim shkatërrimin e forcave nacionaliste dhe demokratike, sepse dihet se në Mirditë ato ishin shum aktive pasi kishin dhënë prova në histori dhe së fundi edhe në luftën për çlirimin e qytetit të Burrelit me 31 korrik të vitit 1943.
Në ditarin e tij shkrimtari komunist Haki Stërmilli, si pjesmarrës aktiv në këtë luftë më shum vllavrasëse se sa çlirimtare, pra ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në aksionet luftarake për marrjen e Selitës dhe të të gjith Mirditës nga forcat komuniste të prira nga Petrit Dume i cili drejtonte operacionet luftarake. Në ditarin e tij Haki Stërmilli shkruan:
“ Me marrjen e qytetit të Peshkopisë forcat komuniste u përgatitën për të sulmuar Mirditën. Forcat partizane u dislokuan në shum vende për të sulmuar, u hap një front i gjërë , një pjesë u dislokuan në frontin për të marrë Selitën. Me 25 gusht të vitit 1944 brigada e IV , në kufi t’Lurës e t’Mirditës, qysh nga Selita e deri në malin e Shejtë fillon lufta kundër forcave mercenare, ( kupto se në Selitë dhe as në Mirditë Gjermanët kurrë nuk jan dislokuar, përveç në Shpalë ku kontrollonin aksin nacional, rrugorë automobilistik, pra forcat komuniste donin që Selitën dhe krejt Mirditën ta spastronin nga krenët e sajë që i konsideronin si kundërshtarët e mundshëm në të ardhmen). Meqenëse forcat armike kishin zanë Gurin e Kuq dhe Nezhën e Lurës, këto dy pika zotëruese, nga ku u deshën shum veprime luftarake për t’i marrë. Në mëngjes dhe në mbramje të 26 gushtit 1944, forcat e brigadas së IV mësynë armiqtë në Didhe dhe Qafë të Brejëve (Selitë), pas një rezistence të vogël forcat tona hynë në Kurbnesh. Me 27 gusht 1944, në mbramje në sektorët, Zogje, Kurbnesh, Mali i Mullit (Selitë), Mali i Shejtë, Guri i Kuq, Lakaj të Marka Çunit dhe Lajthizë (Orosh) tre batalione të brigadës së IV sulmuan forcat mercenare që ishin dislokue në këto sektorë. Me 28 gusht 1944 partizanët tue marshue në zemër të Mirditës ndeshën në armikun
te Shkalla e Nënshejtit, ku i sulmuen dhe i thyen keq. Po atë ditë mbas dreke forcat e ushtrisë nacional-çlirimtare hynë në Orosh dhe dogjën pallatet e “tradhëtarit” Gjon Marka Gjoni (sipas tij). Me 29 gusht 1944 forcat e brigadas së IV hynë në Fanë të Mirditës”. (Marrë nga libri
ditarë “Shtigjet e lirisë”, faqe 264-265 të shkrimtarit komunist Haki Stërmilli, pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në këto veprime luftarake me karakter civil, vëllavrasës, për vendosjen e regjimit të tyre.
Mëngjesin e 28 gushtit 1944, pikërisht atë ditë që Kapedan Gjon Markagjoni do të festonte 56 vjetorin e lindjes, forcat komuniste sulmuan dhe dogjën kullat e Kapedanit pa hasur në rezistencë të armatosur. Vetë Kapedani Gjon Markagjoni kishte urdhëruar qê të mos bëhej rezistencë me armë pasi terroristët e kuq do të bënin masakra të tmerrshme në tê gjithë Mirditën. Kjo u vërtetua 5 vjet më vonë që për vrasjen e shefit të PPSH-së të Mirditës shokut Bardhok Biba u pushkatuan dhe u varën në litarë 14 burra. U burgosën 80 të tjerë, u internuan në Tepelenë rreth 200 familje që numuronin mbi 1500 shpirtë, kryesisht gra e fëmijë, u dogjën më shumë se 100 kulla e shpia dhe u konfiskuan me qindra bagëti të imta, gjedhe e kuaj.
Duke marr shkas nga ditari i shkrimtarit dibran Haki Stërmilli, kemi në dorë një dokument origjinal që na tregon misionin e vërtetë të ushtrisë partizane për marrjen e pushtetit me dhunë dhe asgjesimin familiarisht, pa kursyer as gratë e fëmijët të të gjithë atyre që mendonin ndryshe.
Historiografia komuniste ka shpik një datë të çlirimit të Mirditës 26 tetorin e vitit 1944. Kjo nuk është bërë pa qëllim, pasi duhej të fshihej terrori katërditorë komunist i ushtruar në fundgushtin e vitit 1944 në Mirditë, konkretisht 25-29 gusht.
Me 26 tetor të vitit 1944 në fshatin Gëziq ishte dislokuar një bateri e ushtrisë gjermane e përbërë nga tre topa të cilët do të mbronin Urën e Fanit për të lejuar tërheqjen pa dëme të autokolonave gjermane që po tërhiqeshin drejt vendit të tyre.
Me 29 gusht të vitit 1944 pothuajëse në të gjitha fshatrat e Mirditës etnike ishin vendosur Këshillat komuniste (Nacional-çlirimtare) dhe postkomandat e vendit. Ky një fakt i pa mohueshëm që tregon se teritori i Mirditës ishte okupuar me dhunë nga forcat e armatosura komuniste.
Që nga 25 gushti i vitit 1944 e deri në vitin 1952 terrori i kuq në teritorin e Mirditës ka shkatuar një terror me përmasa biblike duke vrarë pa gjyq, duke burgosur e shpërngulur mijëra persona për t’i mbyllur në kampet e përqëndrimit kryesisht në jug të vendit.
Më i famshmi është kampi i Tepelenës (Aushvitci shqiptarë), ku për rreth katër vjet vdiqën mbi 1000 (një mijë) persona, nga këta, mbi 400 (katëtqind) fëmijë të mitur.
Statistikat zyrtare të mbledhura për 33 vite.
1. Varë në litarë, pushkatuar me/pa
gjyqë dhe vrarë rrugëve #_408
persona për motive të pastra politike.
2. Vdekur në burgje #_53 persona.
3. Vdekur në internim #_76 persona
përfshi 34 fëmijë të mitur.
Jan djegur mbi 250 shtëpia, shumica kulla.
Jan dëmtuar me qindra e qindra kokë bagëti të imta, e dhjetra kokë gjedhë.
Jan konfiskuar një sasi e madhe mushkash e kuajsh.
Në atë kohë të gjitha trevat e Mirditës (12 flamujt, Bajrakët) kishin një popullsi prej afro 30 mijë banorë.
Të vdekur sipas Bajraqrve, (statistikat nuk jan ende të plota pasi lëvizja demografike dhe emigrimi e ka vështirsuar së tepërmi identifikimin e viktimave).
Sot nga teritori i Mirditës jan të zhdukur mbi #_300 persona madhorë e #_35 fëmijë deri në moshën 10 vjeçare.
Statistikat e te varurve dhe të vrarëve për motive të pastra politike sipas bajraqeve.
1. Oroshi – 85 persona
2. Spaçi – 74 ”
3. Dibrri –
70 ”
4. Fani – 62 ”
5. Kuzhneni – 19 ”
6. Manatia – 14 ”
7. Vela – 10 ”
8. Kryezezi – 6 ”
9. Bulgri – 7 ”
10.Selita – 52 ”
11.Kthella – 54 ”
12.Rraza – 12 ”
————————————–
SHUNA – 455


Burimi/Facebook


Leave a Reply