Ne blogjet e gazetes Tema do te na terhiqte vemendjen nje shkrim te cilin po e botojme te plote ne Alba-Dansk. Kuptohet qe diskutimet per gjendjen ne Shqiperi jane shqetsim dhe per ne qe jetojme jashte vendit.
Dikush tha : ”Une e njohe Dashon ,eshte ekonomist i shkelqyer ,ka qene kunder te gjitheve ”dhe tregoj nje histori te shkute te cilen ne po citojme dicka … ” ky person ka shume aty ku shkon ai per te punuar hajdutet ju duhet vetem te paguajne prokuror dhe gjyqtar policie dhe politikan , pasi lapsit te tije nuk i shpeton dot asgje.”
Dashnor Kozaj ka paditur ne Gjykaten e Tiranes Privatizimin e KESH si te paligjshem .
Cfare ndodhi ?
Nuk ka shqiptar qofte ky dhe idiot i lindur qe nuk e kupton lojen e ndyre qe behet sot kunder atyre qe duan vendin e tyre. Por jo me fjale boshe por duke marre rrezikun ne sy dhe duke denoncuar , jo sic behet rendomte ne Shqiperi vetem politikisht por direkt ne organet e drejtise se korruptuar shqiptare. Dashnor Kozaj shkon ne gjyq per te mbrojtur pasurine e shqiptarve . Me pas cuditrisht perballet me akuzat e nje avokati te caktuar nga KESH, se Dashnor Kozaj me ka kercenuar me jeten dhe bene denoncim ne polici dhe prokurori.
Thua se avokati i KESH ishte ai qe do te privatizonte KESH .Loja e ndyre por dhe feminore bente qe shteti te merrej me denoncimin e avokatit dhe jo me ato qe denonconte Dashnor Kozaj. Nje person i cili po ta bente kete gje ne Europe do te kishte mbeshtetje popullore.
Duke dashur te kontaktojme direkt me Dashnor Kozaj sektori i shtypit te Alba-Dansk do te kishte deshiren e nje interviste me te.
Me poshte po japim shkrimin e botuar nga Dashnor Kozaj ne gazeten Tema.
Theksojme se ne blogjet kur shkruan, perdor gjithmon emrin e tije te vertet.
—————————————————————————————-
Dollapi “kujtohet” që po menaxhon një kompani private (por kujtohet keq)
Aida Nako
Postuar më: 28 Qershor, 2013
Si per te reaguar ndaj humbjes se thelle ne zgjedhjet e dites se diele, z.Dollapi eshte kujtuar se eshte kompani private, dhe ne emer te CEZ Shperndarje ka filluar nderprerje masive te energjise elektrike edhe per ata qe nuk jane debitore duke servirur kamata te dhjetefishuara.
Burime nga CEZ i thanë DITA-s se ndërprerjet jane bere me urdher te Dollapit, ne kundershtim me parashikimet e kontrates se furnizimit te miratuar prej ERE-s per njoftimin 48 ore ne avance. Per me teper, klientet nuk jane te informuar se per cfare faturash jane llogaritur keto kamata.
Denoncimet
DITA ka disa denoncime private nga qytetare që dëshmojne atë që thamë më sipër. Një prej tyre, po e paraqesim në këtë botim: Kontrata qe eshte nderprere dje eshte ne rrugen e Kavajes, pagues i rregullt. Papritur, pa bere asnje njoftim ne avance, i nderpritet energjia duke i lene nje Proces Verbal dhe jo ne prezence te konsumatorit (per efekt te ruatjes se te dhenave personale te klientit, kemi hequr emrin e klientit ne proces verbal dhe Nr. e kontrates).
Po ne proces verbal, me shkrim dore eshte shenuar vlera e debise prej 21,731 Leke. Klienti shkon ne arken e kompanise dhe i del qe nuk eshte debitor, dhe kamata eshte vetem 2,090 Leke. Por nderkohe nga libreza e klientit del qe per faturat qe z.Dollapi pretendon kamata ai ka paguar ne kohe cdo muaj??!
A nuk kanë të drejtë qytetarët të mendojnë që njo eshte vjedhje e hapur dhe behet tek ata kliente qe jane pagues te rregullt? Duke u nisur nga rasti i mësipërm DITA u ben ftese konsumatoreve qe te denoncojne në adresat tona vjedhjet që konstatojnë.
CEZ-i “alla Dollapi”
Përfshirja e CEZ në fushatë elektorale u denoncua nga DITA në disa numra rresht, ndërkohë që denoncimet se si po e përdorte Dollapi gjigandin energjetik që ka nën administrim të përkohshëm, vijuan deri ditët e fundit para zgjedhjeve. Tipi është rasti i një fabrike këpucësh me rreth 1500 punëtorë në kryeqytet. Ata mbetën pa punë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e CEZ Shpërndarje prej datës 18 qershor. “Albaco Shoes” mbylli dyert për punëtorët e saj, ndërsa përgjegjësi i fabrikës, Nikola Marbuli shpjegoi në TV se nga kompania e shpërndarjes CEZ i është komunikuar se çështja e tyre “do të rishikohet pas 23 qershorit” (!).
Dollapi dhe ERE
Mëkatet e z.Dollapi nuk janë vetëm të tij. ERE ka përgjegjësi të rënda për këtë situatë. Burimet e DITA Brenda CEZ thonë që përflitet se “ata e vune, dhe tani duan ta heqin per te larguar pergjegjesine nga vetja dhe te dalin te lare tek qeveria e re”.
Po kjo eshte teme me vete. Fakt është që çdo reference që bëhet në emër të CEZ Shperndarje, në të vërtetë për shkak të rethanave ët krijuara, ka të bëjë me z.Dollapi. Ai po vepron teorikisht nën emerin e kompanise. Burime të DITA thanë se në proces te arbitrazhit Qeveria Shqiptare do te marre dhe nje pretendim shtese nga Çekia per njollosje te emrit CEZ – dhe konkretisht nga periudha nen menaxhimin e Dollapit. Dhe kjo eshte fature per Qeverine e Rames, pasi tani dihet qe Berisha ia la dopio gjashten ne dore Qeverise se Rames te zgjidhe çeshtjen e arbitrazhit, fature e cila do jete e madhe per buxhetin e coptuar tashme nga Berisha
OPINION
Në vëmendje të ERE dhe z.Dollapi
Eugen Vasili, jurist
Tashme nuk ka me asnje dyshim qe arsyeja e vetme dhe qellimi “qe justifikoi mjetin” ishte perdorimi i kompanise qe i’u mor çekëve te CEZ a.s., si motorr per fushaten e zgjedhjeve ne funksion te PD-se. Nen administrimin e z.Dollapi – pseudo administrator te cilit i kane mbushur mendjen te paudhet e Qeverise se Berishes dhe te institucionit “te pavarur” ERE, i gjithe ky aksion mesa duket nuk perfaqesoi “mjeshterine e administrimit” por me shume ate te abuzimit me një pasuri private. Ky fenomen qendron ne krye te mekateve qe kjo Qeveri, me fytyren e ERE-s dhe Dollapit ka bere ndaj sektorit te energjise dhe konsumatoreve.
Papritur pak orë pas zgjedhjeve, z.Dollapi u kujtua se drejton një kompani private, duke filluar nderprerje masive te energjise elektrike edhe per ata qe nuk jane debitore duke servirur kamata te dhjetefishuara.
Nderprerjet jane bere me urdher te tij, ne kundershtim me parashikimet e kontrates se furnizimit te miratuar prej ERE-s per njoftimin 48 ore ne avance. Per me teper, klientet nuk jane te informuar se per cfare faturash jane llogaritur keto kamata.
A nuk kerkonte ERE me perpara nga kompania nen administrimin e meparshem qe te mos beheshin nderprerje per kamata sepse fatura qe paguar (edhe pse me vonese?). Madje ERE ka ushtruar presion qe CEZ te fale kamatat per konsumatoret mos pagues dhe per konsumatoret shteterore. Kjo tentative u perserit edhe se fundmi, perpara zgjedhjeve, ne menyre qe te shfyrtezohej per fushate nga partia ne fuqi. Por papritur u kujtuan se kerkonin te falin kamatat e nje kompanie private, e cila e ka hedhur ne arbitrazh Qeverine Shqiptare, keshtu qe e terhoqen mbrapsht edhe kete here.
A ishte ERE qe sulmoi CEZ Shperndarje perpara se ti hiqnin licensen sepse po nderpriste konsumatoret debitore edhe pse rezultonin te tille ne kamatevonesa?
Perse z.Dollapi u kujtua tani pas zgjedhjeve te punoje per vjeljen e faturave te energjise elektrike, kur dihet qe para zgjedhjeve asnje strukture e kompanise nuk funksiononte per kete pune, por vetem per fushaten? Mjafton te kujtojme qe ne vend qe te paguante detyrimet, bleu 12 makina per drejtuesit e rinj militante te PD qe i kishte sjelle se fundmi ne kompani, me qellimin e vetem qe t’i pajiste me logjistikën e domosdoshme per fushate.
Eshte e turpshme te qendrojë një administrator i tillë ne krye te kompanise me te madhe ne vend, e cila duhej te sillte vlere te shtuar per konsumatoret shqiptare. Eshte e turpshme qe ne krye te ERE-s qendron ai bord vendimmarres qe i servilosen Dollapit dhe qe jane pale ne vjedhjen qe po i behet kompanise private nen administrim te perkohshem dhe njekohesisht konsumatorit te thjeshte.
Do te jete e turpshme nese ata qe ndertuan kete mekanizem te vjedhjes te mos marrin ndeshkimin e merituar per tjetersim dhe vjedhje te pasurise private……te gjithe paguajne nje dite.
Çdo dite do te presim ankesa nga konsumatore per vjedhjen qe po u bëhet. Dollapi dhe ERE nuk duhen lejuar më t’ua bejne këtë shqiptareve. Çdo dite do te denoncojme publikisht. Mos hezitoni te na informoni dhe raportoni. Nuk ka menyre tjeter per te mbrojtur veten nga kusaret qe do ti kemi neper kembe deri ne krijimin e qeverise së re.
KOMENTE
Dashnor Kozaj
Sait ,jep doreheqjen urgjentdhe largohu.Ne nga Mallakastra,kemi nje fjale te urte nga populli,qe thote.[Qenit kur I vjen ngordhja vete e permjer,=ben shurren= ne derren e xhamise.] Ti duhet te ishe burgosur qysh pas vitit 1997, me vjedhjet qe kreve kur ishe ne pune si pergjegjes I magazinave ne degen e shperndarjes te karburantit ne Tirane .Atje ti sait trimi I Tropojes , merrje karburant nga Ballshi dhe beje korrupsion si dhe kryeje dhe thyerjen e embargos te vendosur nga O.K.B.ja,u pasurove me djersen e naftetareve dhe te Mallakastrioteve.Une ti di mire rrenjet ty,se kam qene Drejtor I Drejtoris te Kontroll revizjonit ne ALBPETROL.Vjedhjet e tua dhe te Ridvan Bodes ,si drejtor I doganave,une I kam denoncuar ne Gjykate ,por mjerisht gjykatat aty nuk kryejne detyren ne baze te ligjit.Kur erdhi ne fuqi ne 1997,kaci I zi me fatos nanon dhe ylli bufin ,I mbyllen te gjitha vjedhjet dhe krimet tuaja ,se dhe ata ishin perzjer ne keto vjedhje.si vjedhja e ndihmave te Komunitetit Europjan. thyerjen e embargos e vjedhjet qe jane kryer ne ALBPETROL .UNe dhe mbas vitit 1997 I kam denoncuar ne gjykate ,por gjykata ,per ti vene kapak ,me arrestuan mua [1999_ 2005].Krye gjyqtari ,Thimjo Kondi, nuk I shqyrtoj asnjehere denoncimet e mia, sepse mbronte ,Kacin e zi qe eshte turpi I Mallakastres,dhe Ylli Bufin.Sait Dollapi ,mos haro qe une jam nje nga nismetaret e partis Demokratike ,anetar I saj qysh nga data 23 dhjetor 1990.Me jep adresen e imailit e te dergoj process verbalin e themelimit te deges te partis Demokratike ne qytetin e Patosit. Ne kete date Sali berishe ishte akoma sekretar I byros te PPSH se ne SPITALET e TIranes.A e kuptoni cfare hipokrizie eshte.Ne vitin 2006, muajin maj,Sali Berisha me emeron me vendim qeverie ne krye te nje komisjoni qe te benim ekspertizen e Kompanive Rentiere.Me shkarkojne se e kuptuan qe une po nxirrja te verteten.Ndersa ti Sait Dollapi u emerove nga SALI BERISHA ne krye te O.S.SH.se.Mua pasi me hoqen nga ekspertiza e fajdeve me emerojne ,aty ku ishe ti z,sait ne drejtorine e Auditimit ne K.E.Sh.Pra jam I vetmi person qe kam hapur process gjyqsor ndaj teje SAIT DOLLapi,per anullimin e procesit te privatizimit, {Vjedhjes te O.S.SH.se}qe e shitet, 102 miljon euro.Kur O.S>SHja vlente mbi 600 miljon euro.Gjetet ate budallain e Aleksander Bojaxhiut, {Gjergjin},dhe e terhoqet per hunde si lolo,se ai vetem ,si alpinist mund te bej.Kjo ceshtje eshte aty ne gjykaten e larte, duke u shqyrtuar,Gjykata Shqiptare duhet ta kthej privatizimin e O.S.SH.se e te nxjrri fajtoret para ligjit qe je ti I pari o SAIT DOLLAPI, se populli shqiptar nuk punoj kot qe te tallesh ti me SALI Berishen me punen e shqiptareve prej 70 vjeteve.Do te shohim vendimet e gjykatave,{Gjykata e Larte,dhe ate Kushtetuese}e pastaj dhe ky privatizim do ti kaloj per shqyrtim Gjykats se STRASBURGUT, sic po shqyrton ceshtjet e mepareshme qe une kam shkruajtur me larte .Sait mere dhe Sali Berishen dhe shkoni kthehuni ne heremite ,per nga shkalla e krimeve qe keni kryer ndaj popullit shqiptar dh ndaj SHqiperise.Sait te fala nga nenpunesi I K.E.SH.it DASHNOR KOZAJ ,ITALI. Me emerimin qe I beri Sali Berisha ,Kacit te ZI si deputet ne parlamentin e ri ,ju vu kapaku gjitheckaje,PD quhet parti e vdekur ,lexo MERO BAZEN .
Përgjigjjuni
———————————————————————————
Dashnor Kozaj
Duhet ,studiuar dhe analizuar shkakun.
– Ne diktature,sundonte diktatin kupola shteterore ,me gjithe fuqine e saj te perbindeshme.
Persa i perket ,aspektit ekonomik,ishte ;
Prona shteterore mbi mjetet e prodhimit .
Kjo eshte celesi i gjitheckaje , qe po ndodh sot aty ne Shqiperine e kthyer me koken poshte ,nga anti shqiptaret .
Dihet qe kthimin e Shqiperise ,me koken poshte ,nuk e kane bere shqiptaret e thjeshte,por eshte pasoje e nje studimi te mirefillte ,nga armiqte e shqiptareve,qe nuk mungojne te cilet jane ,shteti verior ,Serbia dhe ai jugor, Greqia .
Te dy keta shtete nuk e donin Shqiperine me shqiptaret brenda, qe te zoteronin,mjete prodhimi, ne nivelin me te larte ne Europe, per sa i perket numrit te forcave prodhuese .
Sipas statistikave, deri ne vitn 1991 ,zinim vendin e pare ne Europe ,per fryme te forcave prodhuese ,[ nga 18 vjec deri ne 55 vjec ],ne zoterimin e mjeteve te prodhimit,qe jane ;
Puset e Naftes, Kullat e shpimit per Nafte, [168 ,kulla shpimi,te
gjitha i mori metalurgjia]
Rafinerite e Naftes,[ Cerrik, Kucove , Fier , K.P.TH.Naftes, Ballsh
],Rrjeti Nafte Gaz sjelles, Sarande-Ballsh, Fier -Elbasan , Divjake
-Azotik, Fier, ,.Amonice,Gorrisht, – Ballsh,
K.P.TH.N.Ballsh,-Pontil, ne mes te detit afer ishullit te Sazanit, dhe
gjithe rrjeti i shperndarjes te gazit ne cdo familje ne qytetet ,Patos
me gjithe rrethinat, dhe Kucova .
Azotiku i Fierit , Ureja e Fierit ,T,E.C. i Fierit, U.M B.ne Fier
.Ushqimorja ne Fier .Serat ne Fier , U.M.Naftes ne Patos, Uzina e
bazes se Tubave ne Fier,
Fabrika e cimentos ne ,Vlore ,Fabrika e Konservave ne VLORE, Uzina
Mekanike Vlore ,Fabrika e llampave ne Vlore ,Fabrika e Sodes Kaustike
dhe Kalcinuar ,Vlore ,Fabrika e Sapunit Vlore, fabrika e prodhimit te
Kripes [ NaCl ],Vlore , Ullishtja e Fameshme ne Vlore ,Fabrika e
Prodhimit te rasatit te peshkut ne VLORE , Plazhi Publik ne
VLORE,Porti me gjithe Parkun e Peshkarexhave ne VLORE ,Miniera e
Bitumit ,Selenice,
Uzina e PLASMASIT, ne LUSHNJE, UZINA e prodhimit te Produkteve per
Blegtorine ,Toke me 200 mije Ha ,e Drenazhuar,qe jemi ketej ne Europe,
e nuk kem pare dhe degjuar, drenazhime te tilla si te fushave te
Lushnjes Fierit, Korces, Kavajes dhe Vlores ,
Uzine e Gozhde Bullonave,ne Kavaje, Uzina e Qelqit, Kavaje ,Ushqimorja
,Kavaje .etj…
Uzina e Plastikes ne Durres, Uzine e Remontit Hekurudhor Durres, Uzina
Kimike ,Durres,
Porti me gjithe parkun e vaporrave dhe Peshkarexhat, Durres ,U M B
Durres ,Serrat Durres , etj , etj ,
Kombinati i Auto Traktorave, Tirane , Kombinati i Tekstileve , Tirane
,Uzina Dinamo Tirane ,Fabrika e Kepuceve Tirane , Uzina e Remontit te
Tankeve Tufine Tirane ,Antibiotiku
Tirane , Kinostudio Tirane ,Fabrika e Prodhimit te Shtyllave te
Tensionit te Larte Tirane ,Kopeshti Botanik Tirane , Kopeshti
zoologjik Tirane , etj …etj…..etj…..
Kombinati siderurgjik i Lacit, Uzina e bakrit Rubik, Uzina e Rencit
SHkoder, Uzina e prodhimit te Kabllove ne SHkoder , Fabrika e cigareve
ne Shkoder ,Trikotazhi Shkoder .Kompleksi i Mbareshtrimit te gjedhit
Shkoder ,Instituti i Misrit Shkoder ,etj….etj……
Te mbyllura te gjitha minierat ne Tropoje .
Te mbyllura te gjitha minierat e bakrit, ne Mirdite .Kukes,
Kalimash,Reps ,Te mbyllura
te gjitha fabrikat e pasurimit te mineraleve .si ne Bulqize ,Burrel,
Rreshen ,Prenjas ,
Fabrika e instrumentave Petro Papi, ne Korce, Trikotazhi ne Korce
,TE.C.i Korce ,Kompleksi i Mbareshtrimit te te imtave [dhen dhe dhi ],
Miniera e Mborje Drenoves,
Kombinati i Sheqerit ne Maliq, Korce . etj ….etj……
Kombinati Metalurgjik Elbasan , se bashku me 12 uzina si NIKEL –
KOBALTI etj, Fabrika e tullave ne Elbasan, Uzina e Kromit ,etj …etj…
Uzina e paisjeve shtepiake Bule Naipi ,Gjirokaster, Trikotazhi Gjirokaster ,
Miniera e Qymyrgurit Memaliaj .etj ………
Fabrika ushqimore ne Sarande , Fabrika e Konservave te midhjeve ne
Sarande . Kompleksi i Brezareve te Bregdetit me Agrume ne Sarande
.Fabrika Ushqimore ne Delvine . etj ..etj..
Te nderuar lexues ka dhe shume ndermarrje dhe njesi prodhimi te te
mirave materiale
qe dispononte atdheu yne, deri ne vitet1992,por nuk mund ti shenoj per
efekt kohe te komentit .
Pra del pyetja , kush na i shkaterroj mjetet e prodhimit te te mirave
materiale ne atdheun tone qe u ngriten me kontributin e te gjitha
forcave prodhuese te te gjithe vendit,duke mos marre shperblimin e
merituar, per kohen e harxhuar ne pune ,qe dhe une jam nje nga ata .
Pergjigja, sipas meje , eshte ;
Politika anti kombetare e politikaneve tane .
Del perseri pyetja ;
Kush jane keta politikan .;
Keta politikane qe kane shkaterruar Shqiperine tone te dashur jane;
Ramiz Alia,
Sali Berisha,
Fatos Nano,
Ylli Bufi
Kastriot Islami,
Aleksander Meksi,
Ilir Meta ,
NJe pjese e mire e ish deputeteve dhe e deputeteve aktual, si dhe nje
pjese e mire e ish ministrave dhe disa ministra aktual te L.S.I. se .
Tani del pyetja tjeter, te dashur lexues.
Si do zgjidhet ky hall i Shqiperise tone te dashur dhe i bashkekombesave tane,qe te mos perfundojne si Killeri i me siperm.?
Te nderuar shqiptare kudo ku ndodheni , Ju bej Thirrjen ;
Te ngrihemi ne kembe si nje trup i vetem, e te SH P R O N E S O J M E
banditet e politikes shqiptare, . Duhet filluar nga antishqiptari me i terbuar dhe agjent potencial i SERBISE .
Shqiptare mos humbni kohe,Parate e shqiptareve jane ne bankat e botes.
Përgjigjjuni
————————————————————————
REPUBLIKA E SHQIPERISE
GJYKATA E APELIT
TIRANE
Nr.3252/502 Rregjistri Themeltare.
Nr.2075 Vendimi.
VENDIM
“NE EMER TE REPUBLIKES”
Gjykata e Apelit Tirane me trup gjykues te perbere nga:
KRYESUES : ALAUDIN MALAJ
ANETAR : SHKËLQIM MIRI
ANETAR : FIQIRETE MULLAJ
Asistuar nga sekretare gjyqesore Luljeta Stafa, sot me date 13.09.2012,
mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve ndergjyqesa:
PADITËS: DASHNOR KOZAJ, i biri i Lutos dhe Tajanes, dtl 02.09.1956, lindur ne Fier, banues ne Rrugen “Zonja Curre”, pall 55/3, Tirane, perfaqesuar me gjykim me prokure nr.469 rep dhe nr. 209 kol date 19.01.2010 nga Av. Kosta Kazeli.
I PADITUR : KORPORATA ENERGJITIKE SHQIPTARE KESH SHA, perfaqesuar ne gjykim me autorizim date 13.09.2012 nga Vildana Kabetaj.
Me pjesemarrjen e Avokatures se Shtetit perfaqesuar nga avokate e shtetit Marie Cara.
OBJEKTI : Kundershtim i udherit te transferimit akti me nr.6139 date 07.10.2008.
Rikthimi ne punen e meparshme.
Pagimi i pages per kohen e qendrimit pa pune.
Anullimin e te gjithave akteve shkresore administrative qe kane sjelle si rezultat çimentimin e tunelit te shkarkimit nr.2 te H/C Fierze.
Shtyrja e proçesit te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se Energjise Elektrike ne Shqiperi, per aresye se nuk eshte bere inventarizimi i rregullt sipas ligjit, te aseteve te cilat vlejne mbi 700 milione euro, nuk jane regjistruar asetet ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
BAZA LIGJORE:Nenit 137/1, 147 te Kodit te Punes.
Ligjit nr. 9009 “Per Auditimin e Brendshem ne Sektorin
Publik” date 13.02.2003.
Nenit 150, 161 , 300 te Kodit Penal, nenit 281/1 te Kodit te
Proçedures Penale.
Ligjit nr.7843 date 13.07.1994.
Gjykata e Rrethit Gjyqesore Tirane me vendim nr.3699 date 06.05.2011 ka vendosur:
Rrezimin e padise.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditesit.
Ndaj vendimit ka bere ankim paditesi i cili ka parashtruar:
-Ne rigjykim gjykata nuk zbatoj detyrat e percaktuara nga ana e Gjykates
se Apelit Tirane per te hetuar sakte thelbin e mosmarreveshjes qe jane marredheniet e punes.
-Marredheniet e mia te punes jane nderprere ne menyre te njeanshme dhe pa shkaqe te arsyeshme.
-Po te ishte vepruar me shpejtesi nga sistemi gjyqesore me nje vendim te ndermjetem per pezullimin e privatizimit te OSSH nuk do te ishte bere e mundur dhurimi apo falja qe kane bere keta pushtetare apo parlamentare te kesaj pasurie kombetare.
-Gjykata duhet te anulloje dhe procedurat shkresore qe kane beret e mundur cimentimin e tunelit te shkarkimit nr. 2 ne H/c Fierze.
GJYKATA E APELIT TIRANE
Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Shkelqim Miri, paditesin qe kerkoi ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkese padise, te paditurin qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, Avokaturen e shtetit qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si shqyrtoi e administroi çeshtjen ne teresi,
VEREN
Vendimi eshte i bazuar ne prova e ne ligj.
Nga seanca gjyqesore ka rezultuar e provuar se paditesi Dashnor Kozaj ka qene ne mardhenie pune prane pales se paditur me detyren e Teknik Specialistit Ekspert ne Audit.Me VKM nr.862 date 20.12.2006 “Per krijimin e shoqerise sh a Operatori i Sistemit te Shperndarjes sh a” eshte vendosur:
1.Koporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH sh a te ndaje divizionin e shperndarjes se energjise elektrike dhe te krijoje shoqerine “Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) sh a.
2.Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) sh a ka kapital 100% shteterore me aksioner te vetem KESH sha.
3.KESH sh a me cilesine e aksionerit te vetem te OSSH sh a autorizohet te beje ndarjen e aseteve fikse dhe te llogarive financiare, qe rrjedhin per shoqerine e krijuar, sipas ketij vendimi, ne perputhje me bilancin e dates 31.12.2006.
4.KESH sh a gezon te drejten si pjesemarres ne asetet e OSSH sh a deri ne çastin e kalimit te tyre ne kapitalin e shoqerise se krijuar me kete vendim.Te drejtat dhe detyrimet me 31.12.2006 mbeten per llogari te KESH sha .
Me pas, pasi eshte ndare kjo shoqeri me aksioner te vetem KESH sha te dyja shoqerite kane bere nje marreveshje date 12.12.2007 per kalimin e punonjesve qe me pare punonin ne divizionin e shperndarjes dhe te nje pjese te punonjesve te stafit te KESH sha tek shoqeria e re OSSH sha.Ne baze te pikes 3 te kesaj marreveshje paditesi eshte njoftuar me shkrese nr.6139 date 07.10.2008 per te kaluar prane shoqerise se re OSSH sh a ne date 16.10.2008.
Me ane te kerkese padise se paraqitur per gjykim paditesi Dashnor Kozaj ka kerkuar:
Kundershtim i udherit te transferimit akti me nr.6139 date 07.10.2008.
Rikthimi ne punen e meparshme.
Pagimi i pages per kohen e qendrimit pa pune.
Anullimin e te gjithave akteve shkresore administrative qe kane sjelle si
rezultat çimentimin e tunelit te shkarkimit nr.2 te H/C Fierze.
Shtyrja e proçesit te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se Energjise Elektrike ne Shqiperi, per aresye se nuk eshte bere inventarizimi i rregullt sipas ligjit, te aseteve te cilat vlejne mbi 700 milione euro, nuk jane rregjistruar asetet ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
Paditesi ka kerkuar pranimin e kerkese padise duke pretenduar se:
-Marredheniet e tij te punes jane nderprere ne menyre te njeanshme dhe pa shkaqe te arsyeshme.
-Aktet shkresore qe kane te bejne me çimentimin e tunelit te shkarkimit nr.2 te H/C se Fierzes si dhe proçesi i privatizimit te OSSH jane proçese qe vijne ne kundershtim me ligjin dhe jane ne dem te interesave te shoqerise.
Ana e paditur ka kerkuar rrezimin e kerkese padise duke parashtruar:
-Ne VKM nr.862 date 20.12.2006 “Per krijimin e shoqerise sh a Operatori i Sistemit te Shperndarjes sh a” shprehimisht
thuhet:
1.Koporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH sh a te ndaje divizionin e shperndarjes se energjise elektrike dhe te krijoje shoqerine “Operatori i Sistemit te Shperndarjes” (OSSH) sh a .
2.Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) sh a ka kapital 100% shteterore me aksioner te vetem KESH sha.
3.KESH sh a me cilesine e aksionerit te vetem te OSSH sh a autorizohet te beje ndarjen e aseteve fikse dhe te llogarive financiare, qe rrjedhin per shoqerine e krijuar, sipas ketij vendimi, ne perputhje me bilancin e dates 31.12.2006.
4.KESH sh a gezon te drejten si pjesemarres ne asetet e OSSH sh a deri ne çastin e kalimit te tyre ne kapitalin e shoqerise se krijuar me kete vendim.Te drejtat dhe detyrimet me 31.12.2006 mbeten per llogari te KESH sha .
Me pas, pasi eshte ndare kjo shoqeri me aksioner te vetem KESH sha te dyja shoqerite kane bere nje marreveshje date 12.12.2007 per kalimin e punonjesve qe me pare punonin ne divizionin e shperndarjes dhe te nje pjese te punonjesve te stafit te KESH sha tek shoqeria e re OSSH sha.Ne baze te pikes 3 te kesaj marreveshje paditesi eshte njoftuar me shkrese nr.6139 date 07.10.2008 per te kaluar prane shoqerise se re OSSH sh a ne date 16.10.2008.Pra paditesit nuk i eshte mohuar asnje e drejte.
Gjykata pasi ka shqyrtuar çeshtjen ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise se paraqitur nga pasditesi Dashnor Kozaj.
Gjykata ka arritur ne kete perfundim me argumentimin:
-Nga aktet shkresore rezulton e provuar se marrdheniet e punes jane zgjidhur ne menyre te njeanshme nga pala paditese e cila ka kundershtuar jo vetem transferimin e marrdhenieve te punes tek punedhenesi i ri por edhe proçesin e privatizimit te kryer nepermjet akteve ligjore ne nje nga sektoret strategjike te ekonomise shqiptare.Paditesi duke filluar nga data 17.10.2008 nuk eshte paraqitur ne vendin e punes duke mos ofruar sherbimin e tij, detyrim kryesore i marrdhenies se punes dhe nga buron detyrimi i pales se paditur per pagimin e pages.Nga aktet shkresore rezulton e provuar se pala e paditur ne asnje rast nuk ka shprehur vullnetin per zgjidhjen e kontrates se punes.
Ndaj vendimit ka bere ankim paditesi i cili ka parashtruar:
-Ne rigjykim gjykata nuk zbatoj detyrat e percaktuara nga ana e Gjykates se Apelit Tirane per te hetuar sakte thelbin e mosmarreveshjes qe jane marredheniet e punes.
-Marredheniet e mi ate punes jane nderprere ne menyre te njeanshme dhe pa shkaqe te arsyeshme.
-Po te ishte vepruar me shpejtesi nga sistemi gjyqesore me nje vendim te ndermjetem per pezullimin e privatizimit te OSSH nuk do te ishte bere e mundur dhurimi apo falja qe kane bere keta pushtetare apo parlamentare te kesaj pasurie kombetare.
-Gjykata duhet te anulloje dhe proçedurat shkresore qe kane bere te mundur cimentimin e tunelit te shkarkimit nr. 2 ne H/c Fierze.
Pretendimet e parashtruara nga pala paditese jane te pabazuara ne prova e ne ligj e per rrjedhoje nuk duhen pranuar.
Gjate gjykimit eshte provuar se paditesi Dashnor Kozaj ka qene ne mardhenie pune prane pales se paditur me detyren e Teknik Specialistit Ekspert ne Audit deri ne daten 12.12.2007.Ne VKM nr.862 date 20.12.2006 “Per krijimin e shoqerise sh a Operatori i Sistemit te Shperndarjes sh a” shprehimisht thuhet:
1.Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH sh a te ndaje divizionin e shperndarjes se energjise elektrike dhe te krijoje shoqerine “Operatori i Sistemit te Shperndarjes” (OSSH) sh a .
2.Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) sh a ka kapital 100% shteterore me aksioner te vetem KESH sha.
3.KESH sh a me cilesine e aksionerit te vetem te OSSH sh a autorizohet te beje ndarjen e aseteve fikse dhe te llogarive financiare, qe rrjedhin per shoqerine e krijuar, sipas ketij vendimi, ne perputhje me bilancin e dates 31.12.2006.
4.KESH sh a gezon te drejten si pjesemarres ne asetet e OSSH sh a deri ne çastin e kalimit te tyre ne kapitalin e shoqerise se krijuar me kete vendim.Te drejtat dhe detyrimet me 31.12.2006 mbeten per llogari te KESH sha .
Me pas pasi eshte ndare kjo shoqeri me aksioner te vetem KESH sha te dyja shoqerite kane bere nje marreveshje date 12.12.2007 per kalimin e punonjesve qe me pare punonin ne divizionin e shperndarjes dhe te nje pjese te punonjesve te stafit te KESH sha tek shoqeria e re OSSH sha.Ne baze te pikes 3 te kesaj marreveshje paditesi eshte njoftuar me shkrese nr.6139 date 07.10.2008 per te kaluar prane shoqerise se re OSSH sh a ne date 16.10.2008.Pra paditesit nuk i eshte mohuar asnje e drejte per punesim.Paditesi ka marre lejen e zakonshme dhe deri ne date 16.10.2008 ka qene me raport paaftesie shendetesore. Pas kesaj date pditesi nuk ka vazhduar marrdheniet e punes duke mos u paraqitur per te punuar prane OSSH sha .
Ne nenin 12 te Kodit te Punes parashikohet se: “Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjeter, te quajtur punedhenes, i cili merr persiper te paguaje nje shperblim”.
“Kontrata e punës quhet e lidhur kur punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij dhe që në bazë të këtyre rrethanave kryhet vetëm kundrejt pagesës”.
Ne rastin objekt gjykimi nuk kemi nje zgjidhje te kontrates por nje transferim te marrdhenieve te punes te paditesit nga KESH sh a tek OSSH sh a .
Ne nenin 138 te Kodit te Punes eshte parashikuar se: “Në rast transferimi të ndërmarrjes ose një pjese të saj, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij, në bazë të një kontrate pune që është në fuqi deri në momentin e transferimit, i kalojnë personit që i transferohen këto të drejta. Punëmarrësi, edhe kur kundërshton të ndryshojë punëdhënësin, mbetet i lidhur me punëdhënësin e ri, deri në përfundim të afatit ligjor të njoftimit.Transferuesi i të drejtave përgjigjet krahas atij që i merr këto të drejta, për detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, deri në përfundim të afatit kontraktual të njoftimit ose afatit të përcaktuar me kontratë individuale.
Referuar marreveshjes se lidhur ndermjet KESH sha dhe OSSH sha paditesi Dashnor Kozaj ka qene detyruar te vazhdonte marrdheniet e punes me punedhenesin e ri OSSH sha.
Gjate gjykimit u provua fakti se paditesi nga data 17.10.2008 nuk eshte paraqitur ne vendin e punes duke mos ofruar sherbimin e tij.Ana e paditur ne asnje rast nuk ka shprehur vullnetin per zgjidhjen e kontrates se punes me paditesin, perkundrazi ne baze te marreveshjes date 12.12.2007 KESH sha dhe OSSH sha kane rene dakort per kalimin e punonjesve qe me pare punonin ne divizionin e shperndarjes dhe te nje pjese te punonjesve te stafit te KESH sha tek shoqeria e re OSSH sha.
Persa i perket predendimeve te paditesit qe kane te bejne proçesin e çimentimit te tunelit te shkarkimit nr.2 te H/C se Fierzes dhe te shtyrjes se proçesit te privatizimit te OSSH si proçese qe vijne ne kundershtim me ligjin dhe ne dem te interesave te shoqerise, gjykata me te drejte ka vendosur te rrezoje padine si te pabazuar ne ligj.
Gjykata drejte ka orientuar paditesin qe pretendimet e tij qe i referohen shperdorimit, pervetesimit te vlerave materiale, korrupsionit dhe nese disponon prova duhet t’i adresohet organeve kompetente per kryerjen e hetimeve.
PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit ne baze te nenit 466/a te K.Pr.Civile
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3699 date 06.05.2011 te Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane.
Tirane me 13.09.2012
ANETARE ANETARE KRYESUES
SHKËLQIM MIRI FIQIRETE MULLAJ ALAUDIN MALAJ
d.v d.v. d.v
Vertetohet njesia me origjinalin
KANCELARI
Altin GJANA
Burimi – Google
V:O Materiale te tjera do ju servirim pasi te hyme ne kontakte me z. Dasnor Kozaj. Duke menduar se te gjitha kritikat qe ai drejton jane me detaje e shohim te arsyeshme qe ato tja japim lexuesit dhe vete ai ta vleresoj dhe ta shohe te verteten e hidhur,se cfare ka ndolle realisht ne Shqiperi ku politika per interesa te ngushta private po shkaterron pasurine kombetare te shqiptarve…



Leave a Reply