DASHI
Ata qe jane ne cift dhe qe jetojne bashke duhet te bejne kujdes me ceshtjet financiare. Mos i ngaterroni shume sepse do keni probleme te medha. Beqaret nga ana tjeter do kene takime te rendesishme. Mos u tregoni naive nese nuk doni te hidhni hapat e gabuar. Me financat ne pergjithesi nuk do keni tronditje te medha. Mundohuni te tregoheni sa me te matur me shpenzimet.
DEMI
Do kete ulje dhe ngritje ne jeten tuaj sentimentale sot. Ne mengjes mund te keni disa debate me partnerin, por ne mbremje cdo gje do te rregullohet. Beqaret mund te fillojne te pelqejne mjaft nje koleg pune. Tregojani atij me cdo gjest simpatine. Ne planin financiar do beni cmos qe ta permiresoni situaten. Yjet do jene ne favorin tuaj dhe do iu ndihmojne per cdo gje.
BINJAKET
Jeta ne cift do jete e influencuar pozitivisht nga yjet gjate kesaj dite. Mos u tregoni aspak impulsive me ate qe keni ne krah nese nuk doni te keni probleme te medha. Beqaret do flirtojne shume dhe do e bejne per vete cilindo qe duan. Shfrytezojeni sa te mundni kete dite. Ne pergjithesi financat do jene te mira, por kjo nuk do te thote qe ju te shpenzoni pa menduar.
GAFORRJA
Do kaloni nje dite te bukur dhe te mbushur me emocione ju qe jeni ne nje lidhje. Do flisni per gjithcka me partnerin tuaj dhe do zgjidhni edhe disa keqkuptime. Beqaret mund te kene nje takim te vecante. Disa te tjere mund te fillojne te pelqejne shume nje mik te vjeter. Marsi dhe Merkuri do iu ndihmojne te ekuilibroni buxhetin. Me ne fund do ndiheni te qete ne kete plan.
LUANI
Dashuria ne cift do shkoje me se miri gjate kesaj dite. Do i kaloni me lehte problemet qe keni pasur koht e fundit dhe komunikimi do te shtohet. Disa do kene edhe nje rizgjim te pasionit. Beqaret jo vetem qe do kene takime interesante por mund te fillojne edhe lidhje serioze. Ne planin financiar do keni fat. Ka shume gjasa qe buxheti te permiresohet ndjeshem.
VIRGJERESHA
Jeta juaj ne cift do kete prioritet gjate kesaj dite. Do beni cmos qe te riuani nje klime te ngrohte dhe do tregoheni edhe me tolerante. Kjo eshte sjellja e duhur. Beqaret nuk do jene te privilegjuar ne dashuri. Mund te keni vetem disa takime pa asnje te ardhme. Mos beni shpenzime te pamenduara mire gjate kesaj dite dhe mos ndermerrni as shume rreziqe.
PESHORJA
Marredhenia juaj me ate qe keni ne krah do jete me e qete sesa kohet e fundit. Do cliroheni nga influenca negative e Plutonit dhe do dashuroni ashtu si dini. Beqaret nga ana tjeter do perjetojne emocione te shumta fale takimeve qe do bejne. Financat do jene te mbrojtura, gjithsesi kjo nuk do te thote qe ju te shpenzoni sa te doni dhe ato te mos tronditen fare.
AKREPI
Tregohuni me optimiste sot ne jeten tuaj ne cift. Partneri do kujdeset me teper per ju dhe do iu beje te ndiheni si ne enderr. Hiqni kapricot. Beqaret me ne fund do ndihen te plotesuar. Do ndodhe nje takim i papritur po r qe do sjelle emocione shume te medha. Ekuilibri financiar ka rrezik te tronditet. Merrni masa sa me shpejt dhe mos shpenzoni pa u menduar mire.
SHIGJETARI
Nese jeni ne nje lidhje, do keni goxha probleme me ate qe keni ne krah sot. Nuk do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe kjo mund te sjelle debate. Beqaret do jene goxha euforike. Takimi i shumepritur me ne fund do te ndodhe. Pergatituni per emocione te medha. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa strikte nese nuk doni qe buxheti te tronditet ndjeshem.
BRICJAPI
Ju qe jeni ne nje lidhje do zhgenjeheni mjaft nga ai qe keni ne krah. Nese do iu duhet te merrni vendime mendohuni mire ne menyre qe te mos pendoheni. Gjithsesi mire do jete mos toleroni shume. Beqaret duhet te dalin sa me shume dhe te argetohen. Ka gjasa qe te takojne persona interesante. Sektori i financave do influencohet pozitivisht nga yjet. Do jeni me te qete ne kete plan.
UJORI
Jeta ne cift do jete mjaft e qendrueshme gjate kesaj dite. Te dy me partnerin do toleroni me teper dhe bashkepunimi do te perforcohet. Beqaret duhet ta lene veten te lire dhe te tregohen me te hapur ndaj takimeve. Vetem ne kete menyre do ndeshni persona interesante. Ne planin financiar do jete dite e mire. per te vetmen gje qe duhet te beni kujdes eshte mos shpenzoni pa mase.
PESHQIT
Fale bekimit te yjeve cdo gje do shkoje me se miri ne jeten tuaj ne cift. Marredhenia me partnerin do jete me e ngrohte dhe komunikimi do te shtohet. Edhe ata qe kane pasur debate te medha do ndihen me te qete. Beqaret eshte me mire te qendrojne vetem edhe sot sepse nuk do kene fat. Financat do jene kryesisht te stabilizuara. Mund te keni edhe mundesi per ndonje permiresim.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply