
Dje është arrestuar pronari i një uebsajti që prodhonte hakmarrje pornografike, duke u bërë kështu personi i parë i ndëshkuar nga ligji që nuk lejon abuzimet në këtë fushë të jetës. Pronari i arrestuar, Kevin Bollaert, 27 vjeç, është banues i Kalifornisë, që është shteti i parë që ka futur në veprim ligjin e parë që ndalon hakmarrjen pornografike. Miratimin e një ligji të tillë e ka diktuar loja e hakmarrjes së ish-dashnorëve dhe e ish-bashkëshortëve të cilët, pas ndarjes, janë përpjekur të turpërojnë ose të bëjnë shantazh ndaj ishëve të tyre, duke i kërcënuar me bërjen publike të fotove e filmimeve intime. Dukuria është stimuluar më shumë me daljen e ubebsajteve të “hakmarrjes pornografike”, tek të cilët mund të dërgosh edhe në mënyrë anonime filmimet dhe fotografitë private për të turpëruar ish-partnerët e krevatit. Në fakt, 27-vjeçari Bollaert nuk u arrestua për shkak të ligjit, që dënon personat postues të fotove dhe filmave komprometues dhe jo pronarët e uebsajteve, që ofrojnë mundësi postimi. Mirëpo, Bollaert në uebsajtin e tij kërkonte si kusht që postuesit të identifikonin me emër dhe adresë ish-partneren e filmuar. Kusht ky që shkel ligjin kalifornian “kundër abuzimit dhe shantazhit”, që nuk e lejon botimin e informacionit personal pa lejen e personit. Shumë vajza janë ankuar në media se jeta e tyre është tronditur për shkak të postimeve në këto uebsajte. Lufta kundër kësaj dukurie vetëm sa ka filluar.Uebsajte të tilla mund të hapen ende kudo në SHBA jashtë kalifornisë dhe sigurisht kudo në botë. Bashkë me mundësitë e mëdha zhvillimi teknologjik sjell edhe abuzimin.
Koha Jone


Leave a Reply