Planeti me shumë gjasa do të nxehet me 4 gradë Celcius deri në 2100, paralajmërojnë shkenctarët. Kjo sipas gazetës britanike “ The Guardian”
Mënyrë e re e parashikimit të klimës që merr në konsideratë ndryshimet tek retë tregon që nxehtësia do të jetë më e lartë nga sa pritej deri më tani.Roli që luajnë retë ne ndryshimin e klimës ka qënë diçka misterioze, deri më tani. Rritjet në temperatura si rezultat i ndryshimit në klimë të pa kontrolluar do të jetë në kahun më ekstrem të parashikimeve, sipas një studimi të ri shkencor. Shkencetarët në krye të kërkimit thanë nëse lëshimet e gazrave të serave nuk ndërpritet planeti ynë do të nxehet me 4 gradë celcius minimumi deri në vitin 2100 ose dy herë më shumë se niveli që qeveritë e botës konsiderojnë të rrezikshme për jetën. Kërkimi tregon se më pak re formohen sa më shumë të nxehet planeti, që do të thotë më pak dritë diellore reflektohet mbrapa në hapsirë, duke e rritur temperatuën edhe më tej. Mënyra se si retë ndikojnë në ngrohjen globale ka qenë misteri më i madh rreth ndryshimeve klimative në të ardhme.
Profesor Steven Sherëood, i universitetit të “Neë South Ëales” në Australi, i cili ishte në krye të kërkimit, tha: “ Ky studim na sjellë dy të reja: së pari duke identifikuar çfarë kontrollon ndryshimet e reve dhe së dyti duke hedhur poshtë fuqimisht parashimiket më të ulëta të ngrohjes globale në të ardhme në favor të parashikimeve më të larta dhe më dëmtuese.” Më tej ai vazhdon se“katër gradë celcius me shumë gjasa do të ishte katastrofike se sa thjesht e rrezikshme”. Sherëoodi tregoi për “The Guardian”: “Për shembull do ta bënte jetën të vështirë, për të mos thënë të pamundur, në shumicën e tropikëve, dhe do të garantonte shkrirjen e akullnajave të Greenlandit dhe e një pjesë të akullnajave të Antarktitës.” Pra si pasojë do të kemi rritje të niveleve të ujit me disa metra. Hideo Shiogama dhe Tomoo Ogura, të Institutit Kombëtar “Për Studime Mjedisore” në Japoni, thanë që shpjegimi sesi më pak re formohen me ngrohjen e botes ishte bindës, dhe ranë dakord që klima e ardhme do të jetë më e lartë sesa pritej. Por ata thanë se shumë sfida janë përpara për të qenë akoma dhe më të sigurtë mbi temperaturat në të ardhmen. Shkencëtarët maten ndjeshmërinë e klimës së Tokës ndaj gazrave të serave duke përllogaritur rritjen e temperaturës që do shkaktohej nga dyfishimi i CO2 në atmosferë në krahasim me nivelet e para industrializmit, çka me shumë gjasa do të ndodh brenda 50 viteve, sipas prirjeve të tanishme. Për 2 dekada, parashikimet kanë levizur midis 1.5 gradë C deri në 5 C, një shtrirje e gjerë; kërkimi i ri e ngushton shtrirjen midis 3 C dhe 5 C, duke ekzaminuar shkaktarin kryesor të pasigurisë: retë.
Çelësi ishte të sigurohej që mënyra si formohen retë në botën reale të përfaqësohej saktësisht në modelet klimatike në kompjuter, të cilat janë e vetmja vegël që kërkuesit kanë për të parashikuar temperaturat. Kur uji avullon nga oqeanet, avulli mund të ngrihet në mbi 9 milje për të formuar retë të cilat reflektojnë dritën e diellit; ose mund të ngrihet vetem disa milje dhe të kthehet pas pa formuar re. Në të vërtetë, të dy proceset ndodhin dhe modelet klimatike që përfshijnë këtë ndërlikim parashikuan në mënyrë të konsiderueshme temperatura më të larta në të ardhme sesa ato modele që përfshinë vetëm retë të lartësisë 9 milje.
“Mosbesuesit klimatik parapëlqejnë të kritikojnë modelet klimatike kur ka parashikime të gabuara, dhe ne jemi të parët që pranojmë se nuk jemi të përsosur,” that Sherëood. “Por çka po zbulojmë është se gabimet kryhen nga modele të cilat parashikojnë më pak ngrohje, jo ato që predikojnë më shumë.”
Ai shtoi: “Mosbesuesit gjithashtu përmendin ndalesën në rritje të temperaturës që nga fundi i shekullit të 20-të, por ka dëshmi në rritje që e ashtuquajtura ndalesë nuk vërehet në matje të tjera të sistemit klimatik, dhe është me siguri e përkohshme”. Mesatarja globale e temperaturave ajrore është rritur relativisht ngadalë që nga fenomeni oqeanik i 1998 El Niño, por mbikqyrjet tregojnë që nxehtësia po vazhdon të bllokohet me vlerë në rritje nga gazrat e serave, me më shumë se 90% që zhduket nëpër oqeane. Gjithashtu, një studim në nëntor sugjeroi që “ndalesa” mund të jetë kryesisht një iluzion si rezultat i mungesës së leximit të temperaturës në rajonet polare, ku ngrohja është më e lartë. Sherëood pranon që puna e ekipit të tij mbi rolin e reve nuk mund të përjashtoi pa dyshim rritjen e temperaturës jo në masa ekstreme. “Por- ai thotë- që kjo të ndodhi dikush duhet të sjellë një dimension të ri që përfshin një element madhor mungues për të cilin momentarisht ne nuk kemi dëshmi. Një gjë e tillë nuk është e pamundur,por kërkon shumë besim.” Në fund ai shton se ” rritje në temperaturat mesatare globale me të paktën 4 C deri më 2100 do të ketë ndikime të thella tek bota dhe ekonomitë e shumë shteteve në qoftë se nuk kontrollojmë urgjentisht emëtimet tona.”
Përgatiti për botim : E. L.
Koha Jone


Leave a Reply