Nga Maki Maqedonci Canolli
Sa i kobshëm ishte dhjetori
dita e fundit e vitit trembëdhjetë,
na goditi si rrufe të gjithëve
kur vëlla Rizai ndërroi jetë!
Gjithandej në shqiptari
lajmi bëri shumë jehonë,
na la për jetë vëlla Rizai
atdhetari i kombit tonë.
Pse vëlla ti nuk më prite
disa herë më premtove,
do të pres krahë hapur
motra ime prej Kosove!
Lotët rrjedhin sikur krua
zemra qan me dënesë
motër zeza si nuk munda
njëhere nga afër të t’përshëndes!
Më dërgove një letër me vargje
bashkë me mua e priti loti im,
për ta ruajtur si kujtim
e bera pjesë të librit t’im!
Shpirti im gjenë pak qetësi
kur i kujtojë bisedat me ty,
qe së paku me telefona
kuvendonin zemrat tona!
Si të thotë motër zeza
lamtumirë vëllau im,
kur nuk munda të t’them nga afër
tungjatjeta me një përqafim!
Si të vi unë në Shqipëri
mos të takohem vëlla me ty,
vdekjen tënde nuk e pranojë
emri ytë për jetë do të rrojë!
Besën ti ma pate dhënë
kur të vish motër në atdhe,
vëllau para ka për të dalë
të pres motër me shumë mallë!
Bëhu vëlla Kostandin
besën tënde qoje në vendë,
unë do t’bëhem Doruntinë
do të pres vëlla në Prishtinë!
Në shenjë respekti për poetin shkrimtarin, publicistin dhe atdhetarin
vëlla Riza Lahi!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
I lehtë i qoftë dheu i atdheut!
Maki
Maki Maqedonci Canolli
Leave a Reply