![]()
Kaçaniku vlerësohet si ndër vendet më të pasura shqiptare me pyje të bollshme e të bukura. Bjeshkët Kaçanikase, të njohura gjithandej në rajon, e bëjnë joshëse për pushime.
Kaçaniku përfshin pjesën juglindore të Kosovës me sipërfaqe prej 211,13 km². Ajo që e bënë të veçantë në këtë rrafsh, apo për pushime janë:
Maja e Lubetenit – një kodër me lartësinë më të madhe në Kosovë. Gjatë dimrit aty ushtrohet sporti I skive dhe zhvillohen gara të shumta.
Gryka e Kaçanikut – ka një rëndësi historike specifike për mbarë shqiptarët. Aty u zhvilluan beteja vendimtare për çështjen kombëtare dhe me një bukuri natyrore të spikatur. Të gjitha këto e bëjnë tërheqëse për shumë vizitorë nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare.
Vendshpallja e Kushtetutës së Kosovës – Shtëpia e Kulturës, ‘Xheladin Kurtaj’. Vend ku u shpall kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë për Republikën e Kosovës në vitin 1990. Ky objekt specifik është bërë vend mjaft i frekuentuar për rëndësinë e saj historike për Kosovën dhe mbarë shqiptarët.
Kalaja e Kaçanikut – Kalaja e ndërtuar në fund të shekullit XVI ( në vitin 1595 ) , në qendër të qytetit, është një eveniment i çmuar që tangjentohet nga dy lumenjtë, Lepeci dhe Nerodimja, para bashkimit të tyre në të dal të qytetit. Motel “Kalaja” i ngritur pothuajse në themelet e kalasë, aktualisht nuk zhvillon veprimtarinë hoteliere ( edhe më tutje ka disa familje të strehuara ), prezanton një kompleks atraktiv për vizitorë.
Themelues i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan Pasha i cili ndërtoi xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike (imaret) , një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj në lumin Lepec.
Living.al


Leave a Reply