Shoqata “Alba – Dansk” ,sektori i kultures ka ndjekur me shume kujdes krijimtarine e shume autorve shqiptare,si ne diaspore,por edhe ne Shqiperi,Kosove e ne treva te tjera shqiptare. Sot letersia shqiptare ka emra qe kane bere emer dhe ato jane te shumte ,pa dashur te permendim emrat e tyre. Sektori i Kultures i shoqates “Alba – Dansk” ka kritur nje komision per vleresimin e ketyre figurave,qe i kane dhene letrave shqipe,por njekohsisht ka patur si qellim te pronovoje vlera te verteta te krijimtarise se ketyre njerzve te shquar. Dhe per fituesin e ketij viti komisioni vleresoi ne menyre unanime veprimtarine dhe krijimtarine e z. Vasil Tabaku. Z. Vasil eshte nje figure e njohur ne letrat shqipe. Krijimtaria e tij letrare i ka kaluar kufijte e Shqiperise. Ajo tashme eshte e pranishme ne Kosove e ne treva shqiptare ,por edhe ne diaspore. Ndaj z. Vasil e meritonte plotesisht qe te ishte fituesi i ketij evenimenti qe shoqata “Alba – Dansk” ben ne pronovimin e vlerave me te mira shqiptare.
Me poshte po percjellim me shume pjese nga krijimtaria e z. Vasil Tabaku ,fitues i ” Poeti i vitit 2013″.
Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.
Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara, Turqi.
Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.
Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:
– l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
– 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
– 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
– 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
– 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
– 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
– 1999 – 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
– 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
– 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
– 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
– 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN – 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
– 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
– Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS
Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.
– Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.
VEPRAT LETRARE:
1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.
ËSHTË PREZANTUAR:
15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.
Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.
Në të gjitha ditët – Poezi nga Vasil Tabaku
Në të gjitha ditët – Poezi nga Vasil Tabaku
Përgatiti Shefqet Dibrani
Jetë
Shekuj e shekuj të tërë
Mbi kokrrën e mjaltë të grurit.
Në atë kokërr-
Djersa dhe lodhja jonë
Lindja dhe rritja.
Midis buzëve
E mbajtëm gjithë jetën
Pikën e mjaltë të qumështit
Nga gjiri i tokës…
MONOLOGU I LUFTËTARIT TË SHEK. XV
-Bajloz, që më vrave lirinë
Bajloz!
Kali yt
U gremistë në theqafje
U shofsh! U bëftë zjarr
Pikë e lotit të nxehtë,
Të përvëloftë!
Bajloz
I ziu Bajloz!
-Më ke lyp dritën
Më parë se zjarrin.
Më ke lyp vatanin
Më parë se mejdanin
Hej, bajloz
Po ma sheh kraharorin
Në Fushë të Kosovës
Në Torvioll, po ma njeh krahun
Në Albulenë dhe Krujë
Po ma dëgjon zërin…
MIC SOKOLI
Ajrin e kthjellët të lirisë
Fashën e ngrohtë të diellit
Kërkon gjoksi i Mic Sokolit
Me dritaren e hapur
Nga predhë e topit…
-Oh more
S’po mund me fol’
Se m’ka ra
Do gjak në gojë
Se m’ka ra
Do gjak në bark
Shtatë martina
I kam në shtat!
Të pakta fjalët
Plumbat të shumtë
Mbi kuajt
E përzhitur të luftë
Rendte jeta dhe vdekja
Drejt dasmës së pafundet
IDRIS SEFERI
Heu!
Heuu o more heuuu!
Dilni kosovarë
Kosovarë, dilni nëpër pragje
Po shkon Idriz Seferi
Mbuluar në bajraqe..
Shkon me bajrak
Përmbi kalin krifë përzhitur
Në luftë shkon,
Nga lufta kthen
Idriz Seferi
Kalëruar mbi legjendë…
QYTETI I FLAMURIT
Po ç’dasmë është kjo,
Historia ç’thotë?…
Vajza si drita
Mbi kuaj rendin
Me allti e martina
Në vend të vellos
Një re baruti përmbi krye
Belit vetëtima
Ehej,
Një mijë dasmorë
Kalërojnë malet
Mbi supet e tyre
Liria
Si nuse shfaqet…
VENDLINDJA
Mbi krahët e zogjve
Ikën ëndrrat e para
…një tufë shumëngjyrëshe
Me cicërima
Atje
Mbi folezat e një lisi
Kam këngët e mia fëminore
Fletët
Gjithë vijëza lapsi
Dhe emrin
Që tashmë e kam harruar
Të një vajze..
Atje
Mbi pasqyrat e lëvizshme
Të krojeve
Është fytyra e bukur
E nënës sime
Ashtu, me dy gërsheta
Një vjollcë buzëqeshjeje
Dhe dy pika diell
Mes qerpikëve
Mbi krahët e zogjve
Kthen malli im
Mall shtegtar
Nga një lis
Tek një çerdhe
Nga një prag
Tek një rrugë
Nga një emër
Tek një gjeneratë e tërë…
KISHA NJË GJYSHE
Kisha një gjyshe
Tani s’e kam
Për mua
Ajo ishte Anderseni.
Futën
E kishte të mbushur
plotë me përralla
ulur diku
në muzg mbi sofat
si një shtatore bardhësie
Kisha një gjyshe
Tani nuk e kam
Diku thellë
Më mungojnë ledhatimet
Larg e më larg
Më braktisin ëndrrat
Dhe me duar vetëtimash
Më mbështjellin përqafimet
NË SHTËPI
Druri
I plasaritur i derës
U zgjua befas
Nga një e trokitur
Pasqyra e vogël
Në skaj të dhomës
Pa kalimthi
Flokët e mi të shpupuritur
Njohu
Lëvizjet e mia të ndrojtura
Dhe një lule
Në thilenë e xhaketës
Dhe nënë
Teksa më hapte derën
Lexoj në heshtje
Puthjen e parë
Që vajza
Më kishte lënë shkujdesur
Kudo
nëpër të gjithë
pafajësinë time…
NË KËTË FILLIM VJESHTE
Drurët gritë vjeshtës
Era përkul
Ja, erdhi koha e dashur
Nëpër këto rrugë
Të iki dhe unë
Drejt fshatit të largët në oborrin cicëritës
Mes fëmijëve, ku do të jap mësim…
Ti. Tronditur
Në çast të ikjes
Me vrap
zbret shkallët e fakultetit
me shkëlqimin e dy syve tepër të bukur
dhe kordelen e zgjidhur të gërshetit…
Mbi drurët gritë vjeshtës
Shtegtimi i njohur i reve
Dhe, ky fillim vjeshte
Është kaq i bukur
Është kaq i njohur dhe i ri
Ky fluturim dallëndyshesh
Me emrin e pakrahasueshëm: shtegtim
Ashtu
Si i pakrahasueshëm
Është ky çast ndarjeje
Me takimin e afërt
Në fshatin e bardh dhe të largët
Ku do të jap mësim…
SFOND
Nga qiejt e larë të vjeshtës
U varën
Shirat e gjatë pa bubullima
S’di pse m’u kujtuan
Flokët e mësueses së fshatit
Dhe sytë e mendueshëm
Teksa vinte vjeshta…
Në zgjim të kujtimeve
Fëmijë me libra
Ca tinguj zilesh
Derdhur në muzg…
Të gjitha një sfond
Për profilin e bukur
të mësueses së fshatit…
FËMIJËT E KËSAJ SHKOLLE FSHATI
Vijnë nga larg
Në këtë oborr shkolle
Me çantën e bardhë
Qëndisur bukur
Me motive floreale…
Vijnë nga larg, gazmor dhe të menduar
Bluza e leshtë
Era qumësht mban erën e deleve
Dhe erën e gjethit të lulëzuar…
Vijnë nga larg
Ç’do mëngjes
Duart e tyre
Si dy saksi të vogla
Mbajnë brenda
Nga një tufë zambakësh të bardhë
dhe gjithë ditën
klasa
një mbresë lulesh të freskëta ruan…
Ninësh, Mallakastër 1976
VOGËLUSHES SHPRESA DITËN E NJË QERSHORIT
Pena ime
Porsi krahu i dallëndyshes
Nëpër kaltërsi
Shkroi këtë këngë…
Shkruaj këtë këngë
Dhe ndiej zërin tënd vogëlushe
Të fluturoj si zogth
Mespërmes vargjeve të mi…
O, mirësevjenë!
Ardhja jote
Është bujare dhe e çiltër
Sot,
Unë do ta lë penën mbi fletore
Dhe me lindjen e diellit
Do të dalim bashkë
Balona do të ngremë
Si telegrame drejt Një Qershorit,
Pastaj
Do të marrim një copëz qiell
Të qepim fustanin e festës sate,
Në mbrëmje,
Do t’ia presim të dy cepat hënës
T’i bëjmë vathë të vegjël
Dhe në fund
Do të ulem në kopsht
Në pritje të lepurushit postier
Me telegramin e urimit…
Përgatiti: Sh. Dibrani
gazetakritika.com
Vasil TABAKU
GJAKOVA
Frymemarrja
permes gjakut
te kuqes qe kurr nuk u shua
Gjakova…
Nje enderr e bukur burrash
Nje puthje lirie
Me buzeqeshjen femerore
Mbi zambaket
prej qielli dhe drite…
Gjakova
Fjala e pashkruar
Zeri I pathene
Thirrja mbi rrufete
Gajkova
Mbiemri I Kosoves…
Monument
I dhimbjes dhe shpreses…
Poezi pjesëmarrëse në “100 mijë Poetë për ndryshimin”
POEZI nga Vasil Tabaku
MOSKOHA
Më kishin vjedhur duart,
Duart e mia të bukura,
Harruar,
Mbi fasada të shndritshme…
Sytë e mi prej pika uji,
Ishin arratisur,
Mbi buzët e etjes…
Koha
vraponte e shpërfytyruar,
Drejt moskohës,
Në harrim…
Gjithçka,
Ishte një përzierje orësh,
ditësh dhe vitesh,
Gjithçka dhe asgjë…
Ndërsa në treg,
Një koleksion
fytyrash të shpërfytyruara,
Shiten si origjinale…
Kohë e moskohës,
Ti fytyrë e mosfytyrës,
Dashuri e mosdashurisë,
Urrejtje e mosurrejtjes.
Oh,
Ma në fund
Ju lutem,
Lërmëni
në detin e dhimbjes sime…
Vasil Tabaku: PRISHTINA
PRISHTINA
Miqeve te mi poet te Kosoves
Nje toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarise
Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurise sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku perqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunje para teje
Qytet I lirise.
Neper guret e rruges
Lemoj hapat e heronjeve
Jeta e tyre
Eshte shendruar ne buzeqeshen tende
Na mallin tend,
Ne perqafimputhjen
Dhe lotedritezimin tend Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufij
Jam zambaku I celur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES
Nepre krahet e plagosur te rruzullit
Ata si zogjte
Presin tu forcohen krahet
Per te rendur ne nje fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojne horizontet
Si flete te histories
Perms gjemimeve te viteve
Gishtat e mi te drojtur
Shkruajne kryeemrin e paqes
Prishtine…
Tirane 21 shtetor 2012
Vasil Tabaku: POEZI PËR KOSOVËN
TË PUTH KOSOVA IME
E dua Kosovën
E dua
dhimbjen e sajë prej guri
E dua
driten prej ënderrash
Ndërsa buron
mbi shpresën tonë të përgjakur…
Kosovë,
ti dashuria dhe dhimbja ime
praj ajri, drite dhe qiejesh,
hedhur mbi supet e mi
si balada zjarri .
Kosovë
ti dashuria
dhimbja ime prej shiu
dhe rrufeshë përveluese.
Mbi malet e bardhë
si aedë popullor.
ku këga mbetet lart
si një aureolë dielli
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Dashuria ime.
Dhimbja ime
Malli im,
Mëngjesi,
mesdita
dhe mbrëmja ime e fundit….
Tirane mars 2008
Përtej vdekjes
Kosova ime
Unë pash
Si digjej fjala
Zjarret të ngrinin në horizont
Si diej të ftohtë akulli
Zërat e akullt ecin në rrugë
Statujat e munguara
midis njerëzve statuja.
Bota
Lexonte heshtjen
Me zë të lart…
Me buzëqeshjen ndër duar
Kosova
Me varret më të bukur se shtëpitë,
Mermerit ngadale..
Ju të vdekur të gjallë
Për ku nxitoni?
Përtej vdekjes
Matan jetës
Kush mund t!ju presë…?
Nga vini ju të gjallëvdekur
Me ecjen
e thyer, me fjalën e vrarë
Ju të vdekur të gjallë
Mbështjellë me qefinin e heshtjes sonë?
Prishtine korrik, 2008
Bashkëkohore
Vështroj zogun
si digjet i dehur
në këngën e vet
Ndër duar
mbaj rruzujt përvëlues të lotëve…
Kam fjetur
në shtratin e dhimbjes
mbi xhamat e thyer të heshtjes…
KOSOVA për mua
ende mbetet një fjalë e palexuar…
Eshte ende e palexuar dhimbja fisnike
Dhe emrat e martireve te KOSOVËS
Të palexuar janë
Zërat e fëmijëve në agun I lirisë
Është ende i palexuar
Zjarri i shpirtit te KOSOVËS…
Janar 2009
Baladë Kosovare
Shpirti im
n jë tufë zjarresh
nëpër muzgun e trishtuar.
Zog i vrarë
regëtinë
zemra e kafshuar…
KOSOVË
Kaprollja e bukur e BALLKANIT,
për ty
dhe tërë errësirsn tënde
Kam në dorë
një qiri të ndezur.
Digjen gishtat e mi
ndizen shpresat…
Mbase ndrijnë ca çaste…
Ajkuna vajton Omerin
Shtator heshtjeje
Kam ndalur
Mbi bjehsket e KOSOVES …
Mbi qerpikët e gjatë
Hëna
Ka mbetur si krah pëllumbi
Ngatërruar nëpër degë…
Poshtë degëve lëvizëse
Bie shi…
Me retë e zeza
Ka mbështjellë flokët e bukura,
me një copë qiell
Ajkuna
Fshin lotët e derdhur për Omerin
Vetëtimat
Ka varur në qafë
Me yjet si gurë të çmuar.
Dhimbja
Malet ka mbuluar tej e ndanë
E sinqertë si dëbora
E ftohtë si bryma…
Gjakove , shtator 2009
Vërtitet midis telave te lahutës
Në goditje madhështore
Me emrat e Mujit e Halilit,
Me vajin madhështor të Ajkunës
Një qarje
që rrëqeth planetët dhe njerëzit
Me qumështin mitik të Zanave
Dhe pluhurin qiellor
Të kuajve të kreshnikëve…
Bota
ka shtangur
Dëgjon këngët hyjnore
Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.
Gjithçka
është në vazhdim e sipër.
Turravrapi i Kreshnikëve të Jutbinës
Shkund Tokën.
Krijimi i Botës
nuk ka mbaruar ende,
Ashtu dhe Eposi
Punëtorët e këngës
E latojnë,
e gdhendin,
e përsosin çdo ditë…
Nga sqetullat e Bjeshkëve
Si prej Brinjës së Adamit
Dalin Kreshnikët e fundit…
A mund të jenë të fundit?
Trualli i Eposit
Çdo shekull,
lind Kreshnikët e vet.
Një truall zjarresh
dhe pasionesh të mëdha
Me shpërthime ndërplanetare
Në Yllsinë tonë
Mbi krahët e zogjve
Shtegtojnë drejt legjendave
Emrat e djemve shqiptarë
që mbajnë mbi supe
Historinë dhe të vërtetat e mëdha…
Tokë e Dardanisë
Stuhitë
të puthin fytyrën prej drite dhe bore
Re të mëdha
Shpalosin
ëndrra si flamuj këngësh
Mbi blunë drithëruese të qiellit…
Kori i Zanave
Pagëzon përjetësinë e djemve
Ata
janë bërthama e Kreshnikëve
Agime polare të dashurive të pashpallura
Energji kozmike
Të ndrydhura
Brenda hapit elegant te vajzave si trille bukurie
Fytyrat e tyre
Janë zemra e yjeve
Me regëtima provokuese
në largësi shekullore
Vetëm në Epos,
brenda Eposit
Dhe njerëzit e trojeve epike të Shqipërisë
Mund ti prekin
Ti puthin
Ti marrin ndër duar
fytyrat e yjeve
Kujdes
Zjarri i tyre
është ende në veprim të plotë
Bota
Vazhdon krijimin e mrekullive
Gjithçka
Është ende në fillimet e veta,
edhe eposet…
VASIL TABAKU: SHKRIMTARI, KY KALORSI I ARTIT TË FJALËS SË SHENJTË…
– VEPRAT LETRARE:
“Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.
15. “Dhimbjes i rrine te vogela kepucet e heshtjes” Tirane 2012
ËSHTË PREZANTUAR:
16. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
17. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.
18. “AlbDansk” Danimarke, Poezi – 2013
19. “AlbDansk Danimarke Shenim “Poezia e Vasil Tabakut” shenim nga Shefqet Dibrani Zvicer – 2013
2 – Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.
Intervistë me publicistin dhe shkrimtarin VASIL TABAKU
1. Si e konsideroni jetën dhe arsyen e saj në krijimtarinë tuaj?
– Krijimtaria e parë ndoshta edhe si një shkak për të deklaruar jetën me të vërtetat dhe vlerat e saj, është një mundësi mjaft e madhe , ndoshta një dhuratë nga ZOTI për krijuesin…të shkruash, ndoshta është edhe dhunti, padyshim që ëahtë talent dhe aftësi…Jeta vjen në krijimtari jo thjeshtë si një rrëfim…ajo është atje e pranishme që në fjalën e parë që në vargun e parë…Jeta shpallet si e tillë pikërishtë se është JETË, e cila ka shumë arsye që të jetë brenda universit krijues.Në të vërtetë, unë do të thoja se jeta është vetë arsyeja për të krijuar. Brenda saj vërtitet e gjithë nebuloza krijuese nëpër gjithë mistret, filozofinë dhe arsyen, dëshirën dhe pasionin, ëndërrën dhe realitetin. Krijimtaria është materjali jetik i shëndrruar tashmë në një lëndë magjike e cila ka frymë dhe shpirt si poezi, si tregim, novelë, dramë apo roman…E pra në këtë ngjizje magjike dhe tepër të shenjtë, Jeta merrë vlerat e saj të pamohueshme për të juftifikuar krijimtarinë artistike si një të tërë..Krijimtaria ime pa JETËN, pa lëndën e saj të frymtë dhe të gjallë, mendoj se do të ishte asgjë….Gjithcka në krijimtarinë time e ka zanafillën tek jeta, ndonse shpesh krijimet janë një manifest i jetës, një shprehje e saj e koncentruar që unë si krijues e kam marrë në brendësi të zemrës së saj…Unë në poezinë time jetën e konsideroj si një materje të domosdoshmë dhe të shënjtë, e cila ngjizë amën poetike, fjalën dhe frymën, dritat e fshehta që vibrojnë brenda poezisë duke krijuar ato aureola brilante nëpër mendimet tona teksa lexojmë poezi…
“Frymëmarrja ime
Është
Qielli I të braktisurve
Rruga plot stuhi e shpresë
Dhe rilindja e dritës
Përms syrit të fëmijës
Mos e zgjoni
frymëmarrjen time…
Merrmëni përdore
Drejt hapsirave
të shpirtit tuaj
Dhe bëmini
ëndërrën e muzgut
Ku mengjeset struken
Si zogjë që presin
T’u lindin krahët….”
Nga poezia “ IDENTITET”
Natyrisht, janë shumë e më shumë gjëra dhe arsye pse JETA shëndrrohet në materje krijuese si në poezi ashtu dhe ne prozë, por ajo më e qenësishmja mendoj se është pikërisht ai lëng jetik që rrjedh nëpër vargje apo fjalë të krijimit, pasi vet krijimi në gjenezën e tij ka si bazë “lëngun” e jetës, atë limfën që i jep gjallëri dhe zjarr , dritë dhe frymë…Romani im “Baleti i drerit të plagosur” është padyshim një produkt direkt i jetës. Kjo vepër e merrë nisjen e vet pikërisht nga jeta reale në Kosovën e periudhës së luftës dhe pasluftës…Aty gjithcka është një realitet i kaluar në filtrin artistik dhe i ndërtuar natyrshëm ne shpirtin tim krijues ku dominon dashuria e pakufijshme për Kosovën, njerëzit e saj dhe ëndërrën e madhe të shqiptarëve për një Kosovë të lirë…Në roman jeta është jo vetëm lënda por edhe fryma, shpirti dhe arti…Ky fenomen për mua është sa i domosdoshëm aq dhe kuptimplot, sa real aq dhe i ëndërrt, sa i prekshëm aq dhe magjik…Krijuesi në këtë proces është thjesht një shpirt nëpërmjet të cilit kalon e gjithë materia artistike duke u shëndrruar pak nga pak në një dimënsion të ri i artit të fjalës….
2. Ku qëndron forca me të cilën ju keni arsyen e fjalës në krijimtarinë tuaj?
– Dëshira për të folur është e lashtë sa vet NJERZIMI. “E para ishte fjala…” thuhet në hyrje të BIBLËS.Njeru gjithmonë do të thotë dicka, të shprehet, të pohoj ekzistencën e vet nëpërmjet fjalës jo si qëllim por si mundësi reale e ekzistences së tij .Por, natyrisht varet se cfarë flet, cili është kumti yt dhe si e shpreh atë…dhe këtu del në skenë arti i të shkruarit si një mundësi e madhe brilante, ku njeriu realizon ëndërrën e vet magjike të fjalë. Letërsia është prej….fjale…është fjalë, një monument madhështor prej fryme dhe ajri…Dhe pikërisht këtu qëndron dhe forca imponuese e FJALËS, e artit të saj të të shkruarit, ku autori pohon talentin, dimensionet e veta dhe filozofinë…Forca ku unë gjej arsyen e fjalës në krijimtarinë time letrare, qëndron pikërisht tek etja ime e pashuar për të shprehur dhimbjen dhe dashurinë, pezmin dhe ëndërrën, ankthin për të nesërmen dhe dëshirën për të mposhtur vdekjen duke dashur të jem kështu KALORSI I ARTIT TË FJALËS SË SHENJTË…Një mision madhështor që shkrimtari merrë përsipër në udhëtimin e tij biblik mbi rrugën e vështirë të shtruar me qelqe të thyera ku këmbët e zbathura përgjaken gjer në vetmohim.Të shkruash padyshim që është një vemohim madhështor ku një shpirt i bukur, i gjerë dhe fisnik i falë jetën artit të letërsisë.Shkrimtari në cdo fjalë që shkruan flijohet pak e nga pak. Letërsia është padyshim një autoflijim i ngadaltë por tepër i sigurt. Në cdo vepër timen, ju do të gjeni një pjesë të shpirit tim të shëndrruar në art letrar…në poezi apo në prozë…Megjithatë arsyeja në letërsi asnjëhrë nuk spjegohet, aq më tepar në poezi, spjegimi do të ishte një tentativë vetvrasëse e poetit…Gjhithcka nënkuptohet, gjithcka lihet nën hijen misterioze të postndërgjegjes së lexuesit, që pasi ka lexuar veprën, të mendoj. Nëse unë arrij ta bëj lexuesin të mendohet pasi ka lexuar librin tim, them se ja kam arritur qëllimit dhe jam i plotësuar…
3. E arsyeshmja a është diçka më kontradiktore në krijimtari?
– Arsyeja, e po arsyeja në krijimtarinë letrare nuk është asnjëherë argumenti.Shkrimtari kur shkruan, asgjë nuk ja nënshtron filtrit të arsyes sepse ajo ( arsyeja) është aty në vetëdijen krijuese dhe si e tillë ajo kurrësesi nuk mund të jetë qëllim në vetvete për krijuesin.Llogjika e ftohtë apo thënë ndryshe ARSYEJA, mendoj se në proceset inkandeshente të krijimtarisë janë thjesht një nocion asnjëherë të pranishme dhe në përgjithsi krijojnë rreaksione zinxhire në procesin krijues, krijiojnë tensione dhe mospërputhje me realitetin, moralin apo ligjin…Pse të mos themi se arsyeja në këtë rast për shkrimtarin është thjeshtë një autocensurë e egër…Unë në tërë procesin tim krijues asgjë nuk ja nënshtroj arsyes si analizë sepse në të kundërtën më duhet të fshij shumë poezi…sepse thjesht nuk i janë nështruar…arsyes si një rregull apo kanunizëm…Në asnjë rastë në gjëndjet e mia volitive inkandeshente të krijimit letrar nuk e kam patur parasysh “nenin” e pashkruar të arsyes…sepse ARSYEJA, mendoj se jam unë vet poeti…
” Dhimbja
Më merë për dore
Drejt humnreave
Të veshtrimit tënd
Ku flejnë
stuhitë e përqafimeve të vdekura
Dhe kujtimet e akujve që shkrijnë
Nga zjarri i trishtimit tim
Ndersa thellë nëpër qiej
Retë
rrëzohen si kuaj të plagosur
Me rrufetë
të lidhur
nëpër trupin e fuqishëm të dhimbjes…”
Nga poezia “Blasfemi”…Epra këtu arsyeja është mosarsyeja e poezisë që krijon emocione njerzore të fuqishme por që nuk ka fare arsyetim të arsyes…Arsyetimi në krijimtari më tepër I mbetet kritikës profesioniste apo estetëve.Në këtë rast, aesyeja është një argument analitik i domosdoshëm. Shpesh ne mundohemi të spjegojmë apo të arsyetojmë mbi krijimin…në fakt, nuk kemi bërë gjë tjetër vecëse sapo e kemi vrare krijimin letrar artitik duke i future brenda një dozë të madhe dinamiti “logjik” dhe ne këtë rast, do të thosha se cdo tentativë e tillë, është thjesht një antikrijim.Krijimi nuk e pranon arsyen e ftohtë, cerebrale, krijimi është frymë dhe ndijesi, është pasion dhe shprehje e lart e koncenttruar e gjendejes shpirtërore njerzore dhe asnjëherë nuk është …arsye…
4. Pse ndodh që krijimtaria dhe jeta janë paralele dhe infinite?
– Jeta është ekzistenca ndërsa krijimtaria është ndërgjegja, është shpirti dhe drita e njeriut dhe si e tillë ajo padyshim që është e lidhur ngusht me të sespse pa jetën krijimtaria nuk mund të ekzistoj…Paralelizmi I tyre nuk është thjesht fizik, pra ekzistencë, por në shumicën e rasteve është një kombinim I të dyjave për të lindur krijimtarinë letrare si një mundësi për të shprehur vlerat e jetës, pasionet, shpresën dhe përmasat e saj të paspjegueshme dhe të pafundëme…Letërsia bëhet , pra krijohet ashtu si dhe jeta, në një kuptim të dyja, lindin, ato janë produkt që në fund të fundit potenciojnë njëratjetrën gjer në infinit.Zigmund Frojd, thekson se “ …jeta është skaku I krijimtarisë, është potenciali i saj dhe frymëzimi, “ dhe duke qën se kjo simbiozë JETË – KRIJIMTARI është e panderprerë gjer në infinit, mendoj se është një produkt magjik që gjithësesi nuk e pranon spjegimin si argument.Një vepër letrare është një pohim i jetës një dimension i ri i saj i krijuar përmes artit të të shkruarit, ku shumë elemente nuk kanë spjegim sepse ata janë vetë jeta dhe JETA nuk spjegohet, jeta nuk mund të interpretohet, ajo vetëm jetohet dhe shëndrrohet kështu në motiv për gjithkënd.Dhe në këtë rast unë i besoj Leon Tolstoit kur shprehet se …në krijimtarinë e tij, jeta ka qënë një realitet ku arti ka shkëputur disa grimca për t’i shendrruar në një dimension të ri jetik dhe të pranueshëm…”Ndaj krijimtaria dhe jeta janë paralele të njëratjetrës dhe natyrisht nuk takohen asnjëherë në asnjë pikë, sepse takimi do të silltë shkrirjen oste të njërës ose të tjetrës…Ato janë zgjatime në infinit të njëratjetrës si dy vlra që I shërbejnë artit dhe ralitetit pa bërë asnjë kompromisë…
A ka një mesazh konkret për arsyen?
– Vet krijuesi është një arsye…është një pohim dhe mohim njëkohësiht.Krijuesi nuk është standart dhe tradicional.Krijuesi së pari është një shfaqje jo e zakonshme e ndergjegjes njerzore, është një shpërthim, një domen i artit dhe vet arti, një mjeshtër i fjalës dhe vet fjala. Arsyeja padyshim që është brënda nesh ajo ekziston dhe përbënë patjetër thelbin, por nuk është e tëra.Shumë procesë njerzore nuk e kanë zanafillën tek arsyeja, kështu dashuria , nuk vjen si produkt I arsyes tek njeriu, njeriu dashuron jo sepse ashtu arsyeton, por ashtu e ndjen. E në dashuri arsyeja përjashtohet. Në momentin qe njeriu fillon të mendoj ftohtë dhe në mënyrë të arsyeshme, dashuria vdes…Po ashtu dhe në krijimtarinë letrare, arsyeja mbetet në skaj, pasi kur krijuesi fillon dhe arsyeton, ai nuk po bënë më art letrar por po filozofon, apo po bënë një traktat filozofikomoral…dhe natyrisht në këtë rast letërsia ështeë e përjashtuar, pra letërsia nuk mund t’i nënshrtohet kurrësesi nomeve dhe ligjeve të arsyes së ftohtë logjike…Letërsia në vetvetë është një proces tepër inkandeshent shpirtëror dhe artistik, një stuhi ndjennjash dhe pasioni, ku dominon arti dhe drita e fshetë e një dashurie mitike për letërsinë e sendërtuar në fjalë, pra në vargje apo fjali me një domethënie të re dhe tepër shprehëse. Por në fjalë të fundit, arsyeja është padyshim fryma që mbanë gjallë krijimin si një mit dhe art, si një shprehje dhe mundësi e fjalës si një mendim dhe dëshirë për të pohuar vetveten, si një ekzistencë e shkallës së lartë të artit të të shkruarit…
www.fjalaelire.com
KY MATERIAL U PREGATIT NGA LUIGJ SHKODRANI – KRYETAR I KOMISIONIT TE KULTURES DHE SEKRETAR I SHOQATES “ALBA – DANSK” – DANIMARKE.
Leave a Reply