Semundja e Alzheimerit ose, ndryshe, sic njihet me shpesh, humbja e kujteses, lind pas moshes 65-vjecare. Perqindja e popullsise qe preket ne kete moshe eshte rreth 10 %. Pas kesaj moshe, perqindja e popullsise qe preket rritet 2% cdo vit, per te arritur rreth 50% ne moshen 85-vjecare. Sipas specialisteve, semundja ka raste qe lind edhe para moshes 65-vjecare, por keto raste jane te rralla dhe karakterizohen nga histori te vecanta. P.sh. pacienti mund te jete me sindromen Doën. Probabiliteti i ketyre pacienteve me Doën, per tu semure edhe me alzheimer pas moshes 40-vjecare rritet shume. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Perqindjet e popullsise qe kap, jane te njejta pothuajse ne gjithe boten. Prandaj ne Shqiperi keta paciente jane ne proporcion me popullsine tone, po aq sac jane ne Itali, USA etj.
Simptomat
Simptoma me e njohur e kesaj semundjeje, eshte harresa, por simptomat jane te shumta. Zakonisht semundja fillon me harresa gjithmone e me te medha, te cilat ne fillim kane karakter minimal dhe me kalimin e kohes behen gjithmone e me shqetesuese. Duhet pasur kujdes te mos ngaterrohen harresat normale me ato harresa qe perbejne semundje. P.sh. eshte harrese normale te mos mbash mend ku ke parkuar makinen ne parkingun e supermarketit, por eshte nje harrese patologjike te kthehesh ne shtepi pa makine, sepse ke harruar qe kishe shkuar me makine. Te semuret me Alzheimer kane nje karakteristike qe e ben me te veshtire diagnostikimin e tyre. Ne pergjithesi nuk e pranojne kurre se jane semure. Prandaj paciente te tille zakonisht vijne te shoqeruar nga ndonje familjar. Bejne batuta per te zhvleresuar pse jane ne spital dhe iu duket e cuditshme se si p.sh. gruaja, eshte fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen teresisht ne rregull ne vetvete. Vetem testet e ndryshme (te cilat ne Shqiperi me siguri jane ne lindje e siper) mund te nxjerrin ne pah deficitin e madh. Simptoma e dyte interesante e kesaj semundje eshte anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjaleve gjate diskutimeve. Kjo simptome, ne fakt, perben simptomen e dyte kryesore me te cilen Alzheimeri mund te linde. Ne ato pak raste qe semundja nuk fillon me harresa, ajo me se shumti fillon me probleme gjuhesore. Semundja ben qe me kalimin e kohes pacienti te evitoje gjithmone e me shume fjalet qe nuk i gjen dot dhe te perdore sinonime dhe pershkrime te gjata per gjera qe kane fjalen e vet. Simptoma e trete eshte corientimi kohor dhe hapesinor. Ndodh qe kur pyet paciente si keta, ne cfare muaji jemi, mund t’ia fuse kot fare. E gjithe kjo, me normalitetin qe karakterizon gjithe eksperiencen e pacienteve te ketij lloji. Simptoma te tjera jane: humbja e kapacitetit te gjykimit logjik, ndryshime te cuditshme te humorit, ndryshim i personalitetit (kete e ve re mire kush ka shume vite qe jeton me personin), humbje e deshires dhe iniciatives per te bere shume gjera. Nuk duhet ngaterruar me renien e aktivitetit te moshes se plakur. eshte krejt anormale qe nje i moshuar te humbase interesin per cdo gje.
Te gjitha keto simptoma lindin ne periudha te ndryshme kohore dhe nuk kane nje periudhe te caktuar kohore. Ajo qe eshte me e vazhdueshme ne te gjithe rastet e semundjes, eshte fillimi me harresa, me probleme gjuhesore ose me probleme te detyrave te thjeshta motore (zberthim i kemishes etj).
Pse lind
Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo semundje, por megjithate jane hedhur hipoteza te ndryshme: Sipas nje varianti thuhet qe lindja e semundjes eshte gjenetike; ne disa raste Alzheimeri pacientet kane rezultuar me nje mutacion ne kromozomin 21. Ky kromozom eshte dhe ai qe shkakton semundjen Doën, e cila vazhdon me Alzheimer pas moshes 40 vjec. Shkencetaret mendojne se semundja mund te jete edhe virale. Ata mendojne se virusi hyn nga hundet per te kaluar ne receptoret e eres e me pas ne bulbet e eres (brenda trurit) e me pas ne pjesen me te madhe te trurit. Kjo hipoteze mbeshtetet ne goditjen e disa pjeseve te caktuar te trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojne te theksuara gjate autopsise neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Ne trurin e pacienteve jane gjetur nivele te larta alumini. Gjithashtu disa kripera alumini te vendosura ne koren e trurit te disa kafsheve kane krijuar matesa neurofibrillare .
Sistemi imunitar prodhon antitrupa per semundje
Sipas specialisteve te kesaj fushe, sistemi imunitar ne nje periudhe te caktuar te jetes fillon te prodhoje antikorpe qe shkaterrojne neuronet qe perdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri eshte komplet i izoluar nga substancat qe kalojne ne gjak. cdo ene gjaku qe shkon ne tru vishet me degezimet e qelizave gliale, te cilat lejojne kalimin e substancave te caktuara dhe nuk lene te kalojne pjesa me e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipoteze hedh idene e nje kolapsi te barrieres, e cila fillon te mos punoje si me pare, duke lene te kalojne agjente patogjene toksike qe vdesin neuronet.
Shenjat e semundjes
1-Memoria humbet co dite e me shume
2-Personi ka probleme gjuhesore (harron fjalet perkatese dhe perdor te tjera ne vend te fales se duhur)
3-Pjesen me te madhe te kohes eshte konfuz
4- Gjerat e reja i mban mend me shume veshtiresi
5-Mund te kete konfiguracione (nuk di te beje llogarite)
6-Nuk arrin te shkruaje normal
7-Mezi lexon
8-Ka veshtiresi ne veshjen e rrobave te trupit
9- Me kalimin e kohes pacienti humb interesin ne gjerat qe e rrethojne dhe behet teresisht konfuz.
10-Mund te kete dhe halucinacione, probleme me urinimin dhe jashteqitjen (inkontinence).
11-Ne fund fare, pacienti humbet edhe kontrollin e trupit te vet thuajse ne cdo aspekt.
Humbja kujteses
Asnje diagnoze e sigurt per semundjen
Deri me sot nuk ekziston nje diagnoze e sigurt. Pothuajse te gjithe doktoret ne vendet perendimore nuk diagnostikojne asnje pacient qe vuan nga humbja e kujteses. E vetmja siguri se semundja eshte pikerisht ajo, merret pas vdekjes, me nje autopsi te trurit. Eshte shume i rendesishem diagnostikimi.
Simptomat shfaqen nje nga nje gjate viteve
Simptomat e semundjes nuk jane akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohes. Kjo ben qe familjaret mos ta vene re semundjen dhe te justifikojne cdo gje me moshen e thyer. Ne Shqiperi kur personat arrijne ne dyert e spitalit, semundja do jete shume me e avancuar.
Bioimazhet, edhe ne Shqiperi hyn teknologjia
Nja faktor tjeter i rendesishem jane bioimazhet. Ne Shqiperi keto kane hyre vetem vitet e fundit. Zakonisht truri i ketyre pacienteve mund te jete pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonance magnetike. Kjo metode e tregon trurin shume qarte. Deri me sot ekziston vetem nje aparat qe mund ta beje kete ne Shqiperi.
Dy ditë në javë pa karbohidrate për të humbur peshë
Ka shume persona qe cdo dite luftojne me peshen e tepert, nese jeni te lodhur nga dietat drastike dhe nga rezultatet zhgenjyese, provoni te eleminoni karbohidratet nga dieta juaj per dy dite ne jave.
Pa shume sforcime, por me nje kontroll te vazhdueshem te ushqimit dhe te motivuar ju mund te ktheheni ne forme dhe me ne fund te jeni te kenaqur me trupin tuaj.
Duke mos u perqendruar ne rastet me te renda, ne 100 persona, 46 kane probleme me ushqimin ose me peshen e tepert. Per kete, per te mbetur ne forme dhe ne te njeten kohe per te mbrojtur shendetin tuaj, do te majftoje shume pak, eleminoni karbohidratet nga ushqimi juaj per dy dite ne jave.
Prej kohesh dietat tradicionale jane vene nen lenten zmadhuese per mungesen e efektivitetit dhe per veshtiresine e shfaqur nga personat ne mbipeshe per te ruajtur nje ritem shume te ngushte ne menyre te vazhdueshme.
Zgjidhja vjen nga nje studim i kryer nga kerkuesit e spitalit universitar South Manchester (Mbreteria e Bashkuar). Studiuesi Michelle Harvie ka zbuluar se limitimi i karbohidrateve ne 7 dite ne 7 eshte shume me pak efikas se sa kur i largoni teresisht nga dieta per 2 here ne jave.
Verini frena konsumit te karbohidrateve duke eleminuar krejtesisht 2 dite ne jave, kjo gje do t’i lejoje vecanerisht personat qe duan te humbin peshe dy here me shpejt sesa normalja.
Ne nje kampion prej 115 perona, te ndare ne dy grupe, ata qe kishin eleminuar karbohidratet per 2 dite ne jave humben 4 kg ne 3 muaj, ndersa grupi tjeter me pak i kontrolluar raportoi humbje peshe vetem 2, 4 kg ne 3 muaj.
http://www.albdreams.net



Leave a Reply