Tushemishti është fshati turistik 5 km larg qytetit të Pogradecit. Përveç vlerave që i ka falur natyra Tushemishti u bë i njohur pas xhirimeve të filmit “Zonja nga Qyteti”.
Rrugica e fshatit është e njëjtë me atë të rreth 40 viteve më parë, qendra po ashtu. Ato janë rikonstruktuar me mjeshtëri duke ruajtur origjinalitetin.
Kushdo që viziton fshatin mund të shohë e të prekë burimin ku Ollga është rrëzuar, por edhe lumin ku rrëzoi postierin. Lokali në qendër të fshatit aty ku është xhiruar pjesa më e madhe e filmit ka marrë emrin tij. Në shtëpitë e fshatit është ruajtur e paprekur arkitektura e tyre ashtu si kalldrëmet e oborreve dhe saksitë e luleve.
Ky origjinalitet, mikpritja e banorëve të zonës dhe klima i rikthen pushuesit në fshatin që thuhet se është ndërtuar mbi ujë. Vizitorët besnikë të fshatit turistik thonë se ai ka ndryshuar për mirë, duke pasur parasysh restaurimet e shtëpive dhe të rrugicave me kalldrëm si edhe ndërtimet e hoteleve. Rreth 50 vjet më parë inxhinieri Artan Ylli ka vizituar për herë të parë Pogradecin dhe tani së bashku me miqtë e tij Artani është turisti i çdo stine në Tushemisht. Njëra ndër protagonistët e filmit Zonja nga qyteti, Rajmonda Bulku, ruan kujtimet më të bukura nga koha e xhirimeve. Shumë ka ndryshuar fshati sipas saj, por ajo që është trashëguar më mirë është mikpritja e banorëve të tij.
Ka më shumë jetë ashtu siç ka më tepër vizitorë, sepse atëherë kur xhirohej filmi “Zonja nga Qyteti” vizitoret ishin të kufizuar pasi Tushemishti ishte fshat kufitar.
Sigurisht bahçet me mollë janë më të pakta, pasi janë zëvendësuar me ndërtimet shumëkatëshe, por mikpritja dhe infrastruktura modern e përshtatur me tradicionalen rikthejnë në dimër dhe verë, vizitorët rinj dhe ata besnikë të fshatit buzë Liqenit të Ohrit.
Living.al
NGA BARDHYL BERBERI
Reportazh/Tushemishi, fshati turistik që po shkon drejt zhdukjes
POGRADEC – Fshati piktoreskt buzë Liqenit të Ohrit, Tushemishti, është i njohur si vendet ku duikur pushonte Enver Hoxha e gjatë gjithë kohës, edhe në ditët e sotme, Dritëro Agolli, si dhe mjaft figura tjera të njohura. Por, famën më të madhe, ky fshat e mori me filmin “Zonja nga qyteti”, pasi u xhirua në Tushemisht.
Ky fshat ndodhet vetëm 5 kilometër larg qytetit të Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit. Një zonë e vërtetë turistike, me më shumë se një mijë banorë.
Ndonse jemi fillim të pranverës, në ditët e fundjavave, të gjitha shtëpitë dhe hotelet janë prenotuar nga pushues të shumtë, të huaj dhe vendas. Prej vitesh, Tushemishti frekuentohet nga pushuesë austriakë, gjermanë, danezë, italianë etj.
Janë bukuritë magjike të Tushemishtit, i cili qëndron mbi ujrat e liqenit dhe mbi burimet e Drinit, që burojnë nga Shën Naumi, që Tushemishtit si fshat turistik, i japin një status të veçantë.
Vilat e bukura dy katëshe me lule erëmira, oborret e kalldrëmta dhe ujrat që përshkojnë fshatin mes përmes e që kalojnë edhe poshtë shtëpive, kopshtet me mollë dhe fruta të tjera, i japin fshatit turistik një pamje të rrallë dhe shpeshherë të duket sikur je në përrallat e Andersenit.
Por, Tushemishti i dëshiruar, kohët e fundit ka filluar të shpërfytyrohet. Kopshtet me mollë buzë liqenit po shiten nga pronarët dhe aty po ngrihen ndërtesa shumëkatëshe, duke e shkatërruar të gjithë fshatin, duke shndërruar lulishtet dhe bahçet në palate dhe oborre të betonta.
Vendalinjtë janë tepër të shqetësuar për shpërfytyrimin që po pëson fshati i tyre, por janë të pafuqishëm që ta ndalin. Asnjë nuk merr masa, ndërsa lejet nga organet vendre për ndërtime pallatesh jepen pa asnjë problem. Një grua e moshuar, Viktori Llakmani, të cilin e takuam para burimeve të Tushemishtit, pranon të flasë për “Shqiptarja.com”, duke treguar se ç’po ndodh në fshatin e saj.
Zj.Viktori, si ju duket ju, si banore e moshuar e Tushemishtit, ndërtimi i këtyre pallateve shumëkatëshe?
Po e shikojmë me keqardhje këtë fshat kaq të bukur që e kanë zili të gjithë. Po e mbyt betoni. Rrugët e kalldrëmta janë krejt të shkatërruara nga makineritë e rënda që kalojnë nëpër fshat.
Çfar ka humbur Tushemishti nga e kaluara?
Fshati po humbet pamjen e tij, atë bukuri të vilave dykatëshe me kopshte dhe lule te shumta, aq të dëshiruar për të huajt dhe turistët vendas.
Si do të ndalet kjo rrëmujë betonimi?
S’kemi fuqi ne të moshuarit që ta ndalim këtë rrëmujë. Ne vetëm konstatojmë me keqardhje.
A e dëmton turizmin familjar të Tushemishtit kjo dukuri?
Patjetër. Nuk ka shtëpi në Tushemisht që nuk lëshon dhoma me qira për turizëm familjar dhe për turistë të huaj që vijnë çdo vit dhe këto ndërtesa shumëkatëshe, jovetëm do të prishin atë bukuri dhe intimitet të një fshati turistik.
Kryetari i Komunës
“S’ndaloj banorët të shesin pronat për pallate”
Kryetari i Komunës së Buçimasit, e cila ka nën juridiksion dhe fshatin Tushemisht, Roshi Tollozhina, i rizgjedhur për një mandate të dytë, thotë se ai ka projekte të veçanta për Tushemishtin.
“Eshtë zgjeruar dhe elektrifikuar rruga buzë liqenit, ndërsa rrugët e fshatit u shtruan me një kalldrëm shumë cilësor, pasi u dëmtuan gjatë hapjes së kanaleve të ujrave të zeza”, thotë kryekomunari Tollozhina.
Gjithashtu, sipas tij, kemi shpallur një konkurs, pasi në qendër të fshatit, do të vendosim monumentin e Violeta Manushit, (Zonja nga Qyteti me një valixhe në dorë), pasi këtu në këtë fshat është xhiruar ku film”.
Ndërkohë, puna duket se ngec tek ndërtimet shumëkatëshe, që shumë shpejt mund ta degradojnë këtë fshat turistik, si një lagje të Pogradecit me palate, gjë që detyrimisht do t’ia largojë pushuesit.
“Në lidhje me ndërtesat shumëkatëshe që po ngrihen, ato janë brenda vijës së verdhë dhe vetë pronartë u kanë shitur tokat e tyre firmave të ndërtimit, të cilat po ngrenë komplekse turistike. Unë nuk mund të ndaloj pronarët që të shesin tokat e tyre që i kanë me tapi”, thotë kreu i komunës, pa thënë se, përse jep leje ndërtimi, që rrezikojnë të shkatërrojnë këtë zonë të bukur turistike.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
TURIZMI NE ZONEN E TUSHEMISHTIT
Turizmi eshte nje nder sektoret me te zhvilluar dhe me kryesori ne zonen e Tushemishtit. Ai paraqitet ne disa forma dhe trajta te ndryshme :
1)kulturor (per vete vlerat qe permban kjo zone si nga aspekti kulturor por edhe per nga krijimtaria njerezore mjaft e pasur e kesaj zone )
2) relaksuese, per kalimin e pushimeve clodhese (ne te katerta stinet e vitit sidomos ne stinen e veres. Ku fluksi i turisteve dhe vizitoreve te ndryshem ne kete zone eshte edhe me i madh.
3)zhvillimi i aktiviteteve te ndryshme te llojit ( p.s : seminare, konferenca, manifestime te ndryshme te cilat promovojne me shume kete zone turistike.
4) si edhe pjese te shume tureve te operatoreve kombetare nderkombetare e rajonale.
Vete fshati dhe zona e Tushemishtit eshte nje nyje shume e rendesishme e qytetit te Pogradecit si edhe e vete rajonit te Korces si per nga vlerat e vecanta edhe unikale qe ajo ofron, por edhe nga ana ekonomike ku zhvillimi i turizmit gjeneron te ardhura te konsiderueshme.
Turizmi ne zonen e Tushemishtit organizohet nga banoret e familjet e fshatit te Tushemishtit te cilet me mikepritjen edhe ambientet e tyre clodhese qe ofrojne ne banesat e tyre jo vetem mundesimin e dhomave per te kaluar pushimet por edhe gatime tradicionale te zones ku mjaft turiste vendas e te huaj provojne e shijojne gastronomine e ushqimeve tradicionale te familjeve te zones.
Kjo eshte nje tradite e hershme e kultivuar ne fshatin te Tushemishtit si edhe e vete banoreve qe e perbejne ate, te cilet turizmin e kane konvertuar ne pjese te jetes se tyre. Cdo familje kultivon nje sere kulturash te drureve frutore qe jane te njohur ne vendin tone si: ( mollet , kumbullat etj) apo kultivimin e perimeve te ndryshme, tradite per kete fshat . Por familjet e fshatit te Tushemishtit jane te njohur edhe per specialitet dhe shumellojshmerine e pijeve , ( si psh ne prodhimin e veres dhe te rakise, te cilat jane tradite shumevjecare ne kete zone )
Cdo familje tushemishtare perben ne vetvete nje museum te vecante vlerash te cilat i ofrohen pushuesve vendas si edhe turisteve te huaj qe ne momentin e hyrjes se tyre ne kete fshat. Vete fshati i Tushemishtit ka shumellojshmeri sherbimesh te cilat mund te ofroje per pushuesit , si nga ana kulturore , ku ne kete vend shpaloset nje histori e lashte kulturore, qe ne pikenisjen me kulturoren ilire dhe helene, me vlera te shumta kulturore unikale arkitekturore por edhe me nje zejtari te zhvilluar e cila i jep fshatit te Tushemishtit vecantine e vet ne mbare rajonin madje edhe ne vete mbare Republiken e Shqiperise.
Vete popullsia e ketij lokaliteti perbehet nga njerez me nje formim intelektual e te arsimuar te cilet kane dhene dhe vazhdojne te japin nje kontribut me vlere te madhe edhe te vyer per vete zonen e Tushemishtit por edhe te vete vendit , si edhe per zhvillimin e turizmit, i cili eshte sektorit me i zhvilluar ne kete zone, te ketij lokaliteti.
Persa i perket anes arkitekturore ne kete zone kemi nje larmi kulturash te perdorura ne ndertimin e banesave te kesaj zone. Disa ndertesa ne kete zone jane te ndertuara sipas stilit otoman, por ka edhe banesa unikale te vecanta te cilat mund ti gjesh vetem ne kete fshat, ndertesa te tjera te vecanta qe i perkasin stilit te vjeter arkitekturor grek.(kultura helene)
Turizmi vitet e fundit ka njohur nje rritje fale edhe investimeve apo aktiviteteve qe kane mundur te krijojne dhe perurojne investitoret te ndryshem, vendas si dhe te huaj. Jane krijuar shume aktivitete te ndryshem si p.sh bare restorante , hotele ne te cilat ofrohet nje game e gjere dhe nje shumellojshmeri e vecante sherbimesh per pushues apo turiste te ndryshem kalimtare apo rezidente vendas e te huaj . kuzhina e kesaj zone eshte e pasur me nje larmi gatimesh , te traditave te shumta. Ne keto ambiente ofrohen gatime te kuzhines tradicionale , mesdhetare apo edhe te kuzhines perendimore por pa lene menjane te permendim edhe theksojme gatimin e specieve te vecanta qe rriten ne liqenin e Ohrit (p.s korani, belushka, trofte, ngjale) te cilat ofrohen me nje larmishmeri te larte dhe te shoqeruar me gatime tradicionalete zones ne ambientet e restoranteve te cilat shtrihen pergjat bregut liqenor.
I gjithe fshati Tushemisht pershkruhet nga burime dhe resurse te ujrave te pafundem te cilet jane te embel, e kane nje kthjelltesi te larte , dhe qe me pas rrjedhin pergjat banesave dhe fshatit, per tu bashkuar ne nje burim te vetem edhe per te perfunduar me pas ne liqen.
Ketu gjithcka eshte e vecante duke filluar nga vete pozita gjeografike ku eshte lokalizuar kjozone, vete fshati, ujerat, kodrat qe rrethojne kete fshat, liqeni, e parku kombetar i Drilonit si edhe resurset e shumta tokesore dhe nen tokesore qe ndodhen ne brendesi te Tushemishtit , por edhe rreth tij e bejne ate nje perle te pervete e cila josh me bukurine e tij te gjithe turistet vendas dhe te huaj qe ne cdo kohe e vizitojne.
Persa i perket ambienteve te gjelberuara ne kete zone kopshtet e shtepive por edhe te vete zones jane te gjelberuara edhe tokat jane te punuara dhe te kultivuara me kultura te ndryshme bimore, ku perimet dhe frutat qe kultivohen ne kete zone ofrohen te fresketa dhe ne cdo stine. Parcela e cdo shtepie tushimishtare jeshilojne dhe me pas skuqen nga druret frutore te molleve (strakinka) te Tushemishtit te cilat jane mjaf pemeve edhe dru frutore krijojne kurora perreth fshatit turistik si (p.sh vreshtat kumbullat qershite)
Rrapet e Tushemishtit jane nje vecori tjeter qe te ofron bimesoa e ketij fshati. Ndodhen 712m mbi nivelin e detit . Perbejne drure me trung dhe kurore te vecante ne formen e ombrelles me nje lartesi prej rreth 15m dhe me nje trashesi te trungut prej 1 m dhe me nje moshe shumevjecare ( rreth 120 vjecare) Rrepet e Tushemishtit jane konsideruar drure qe mbajne vlera te vecanta shkencore (biologjike dhe ekologjike) , vlera te shumta kulturore, didaktike si edhe turistike. Vlerat e tyre jane te karakterit vendor. Jane cilsuar monument natyre dhe i perkasin kategorise C.
Vete liqeni eshte nje oaz i mrekullueshem e libirinth i pa fund kenaqesie per cdo visitor dhe turist qe vjen ne fshatin e Tushemishtit. Liqeni i Ohrit eshte nje nder liqenet me te vjeter te Europes dhe te botes. Eshte formuar dhe ka nje jetegjatesi rreth 2-3 milion vjet me pare. Ka nje siperfaqe prej 358 dhe ndodhet 695 metra mbi nivelin e detit. Liqeni i Ohrit ka nje origjine tektonike. Ne saje te jetegjatesise se liqenit jane ruajtur mjaft lloj peshqish dhe bimesh qe jane unike dhe nuk gjenden ne asnje liqen tjeter ( psh korani). Jane nje sere faktoresh qe kane sjelle deri ne ditet e sotme te gjithe kete diversitet qe gezojme ne sot, faktore te cilet kane ndikuar kane qene vecimi gjografik i liqenit te Ohrit dhe mosndryshimi i kushteve natyrore te jeteses ne liqen. Ne liqen 88% e specieve qe ndodhen ne te jane te tipit infuzorias (organizma njeqelizore) 71 % truicladida dhe 90% te specieve te gastropodeve (molusqe) ku 10 nga 17 specia, pra rreth 605 nuk gjenden ne habitate te liqeneve te tjera por jane unikale dhe jetojne duke u pershtatur kushteve te liqenit. Speciet e vecanta qe mund te permenden jane korani,Belushka, Ngjala, Skopuzi etj. Ky liqen eshte dhe ekosistemi i tij eshte i populluar me nje faune te pasur te shpendeve ujore si psh pelikani, mjelma , kormorani, ushqimi i tyre ofrohet nga liqeni ,peshqit e shumte qe rriten ne te si edhe zogj notues si (psh Guzat Shqipkat, Rosat etj) qe ushqehen me peshq dhe vezet e tyre, organizma ujore dhe me bimesine e vet liqenit. Vendet me kallamishte te cilat jane pergjat bregut te Tushemishtit dhe vazhdojne deri ne fshatin Lin si biotope, kane nje rendesi te vecante ekologjike jo vetem se ofrojne nje mjedis te pershtashem per ushqimin e zogjve por edhe per rritjen e specieve te ndryshme qe rriten ne liqen. Liqeni i Ohrit ka nje ngjyre te kalter dhe nje gjatesi prej rreth 30 km dhe gjatesi rreth 14.5 km dhe me nje thellesi maksimale prej 289 metrash (me i thelli ne rajonin e Ballkanit) dhe ka nje breg liqenor prej 88km. Bregu liqenor i Tushemishtit perbehet nga ai ranor i cili sherben edhe per plazh ku cdo turist mund te shijoje kenaqesine qe ofron plazhi ne ditet e nxehta te veres, por edhe bregu i thyer shkembor apo “gurrishte” sic e quajne banoret e tushemishtit, ku pergjat tij cdo mbremje pushuesit por edhe banore vendas te fshatit zhvillojne shetitje dhe aktivitete clodhese nga me te ndryshmiet. Ushqimi i liqenit behet nepermjet Liqenit te Prespes, i cili ndodhet 150 m mbi liqenin e Ohrit. Pjesa tjeter e ujrave qe funizojne liqenin e Ohrit vijne nga 40 lumenj dhe perrenj qe derdhen ne kete liqen. Uji i ketij liqeni nderrohet nje her ne 60 vjet. Tejdukshmeria e liqenit arrin deri ne thellesine prej 20m.
Por fare prane Tushemishtit ndodhet pika turistike e Volorekes, apo sic emertohet ndryshe Parku Kombetar i Drilonit i cili eshte edhe mjaft magjepes per vete vlerat e rralla qe mbart per vete ekosistemin dhe larmishmerine e madhe te drureve dekorative, si edhe te specieve te shumta qe ndoshen dhe rriten ne ujrat e ketij parku si psh peshq apo shpend te ndryshem. Gjendet ne afersi te fshatit Tushemisht te komunes Bucimas ne rrugen Pogradec-Tushemisht, ne rrezen e kodrave te Tushemishtit-Gurrasit. Per te vizituar kete park ndiqet intenerari: rruga automobilistike Pogradec-Drilon.
Parku eshte mjaft i harmonizuar dhe duket si nje ekosistem i cili funksionon ne paqe me natyren, por qe sherben edhe ne lidhjen e dashurise qe kane dhe krijojne njerezit per vendin e tyre. Bukurite , vecantite dhe sherbimet qe te ofron ky park jane te shumellojshme. Ne park mund te clodhesh duke shetitur apo eshe duke qendruar per te pire dicka ose konsumuar ushqimet tradicionale ne lokalet apo restorantet me sherbimet qe ndodhen ne park. Te gjitha keto ambiente sherbimi jane ndertuar ne baze te standarteve ekologjike, ne perputhje me rregullat e plota ne menyre qe te mos rrezikohet demtimi I ekosistemeve unikale dhe me vlera te vecanta kulturore qe natyra I ka falur kesaj pike turistike. Ndertimet e krijuara ne kete zone jane me perberje drunore duke e shtuar edhe me shume bukurine e ketij parku.
Burimi karstik i cili del me ngritje vertikale te ujit rreze te nje blloku gelqeror. Me tej vazhdon ne formen e nje rrjedhje qe del dhe derdhet ne liqenin e Ohrit. Uji i tij buron ne liqenin e Prespes dhe ne kreshten malore te Malit te Thate dhe pasi ndjek nje rruge teper te gjate neper boshlleqet e shumta karstike dhe del ne formen e nje burimi jashtezakonisht te madh me prurje mesatare prej rreth mbi 7m3/sek. Rrethohet nga nje bimesi e dendur hidrofile dhe ka bote te pasur shtazore. Ka bukuri te pakrahasueshme natyrore. Burimi i Drilonit shquhet per shumellojshmerine e vlerave te vecanta Hidrologjike (e pasuar me burime ), gjeologjike, gjeomorfologjike (nga perberje e ujrave por edhe e burimeve te tyre) si dhe biologjike (per shkak te rritjes te gjallesave te ndryshme qe ndodhen ne te.
Ne ujrat e embela dhe te shumta qe lundrojne pergjat parkut mund te besh nje shetitje me varkat e vecanta te bera nga drure te vecante dhe dekorative, ku gjen e vetvehten brenda kesaj mrekullie qe te ofrohet nga ky vend. Ketu si edhe kjo varke ka nje histori te tere per ta treguar. Varka eshte e stilit francez qe e gjen vetem ne kete park te gadishullit ballkanik. Por ne park mund te shijosh edhe bukurine e ofruar nga ujerat dhe shumellojshmeria e gjallesave qe ndodhen brenda tij per ndonje adhurues te peshkimit te ketyre specieve te rralla, ku nubd te peshkosh peshk me grep nje ndjesi e vecante per cdokend. Vizita ne park eshte shume e vecante. Nga parku mund te vizitohet disa guva dhe shpella mjaft interesante dhe me mjaft mister ne brendesi te tyre. Sapo largohesh nga parku shfaqet bukuria natyrore e fushave edhe e kodrave te larmishme te fshatit Tushemisht qe nga larg te japin pamjen e nje peisazhi te pikturuar e te mahnitshem. Vete fshati ofron nje vlere te vecante per tu vizituar. Vete kalldremi e cili i perket nje periudhe te lashte, qe peshkon fshatin dhe banesat te ndertuara me kopshte e shumellojshmeri bimesh dekorative te pafundme te ofron nje ndjesi te vecante. Gjithcka eshte krijuar me nje mjeshtreri delikatese dhe shije te holle nga banoret e kesaj zone ne menyre qe ti japin nje pamje vertete spektakolare fshatit turistik
sirena-albania.com
Leave a Reply