Çdo vit rreth 9.5 përqind e popullatës Amerikane (atje ku ka të dhëna statistikore) vuajnë nga depresioni. Depresioni është një sëmundje e rëndë që prek jetën e përditshme të shumë njerëzve dhe shpesh edhe shkatërron familje. Është një çrregullim që kontrollon mendjen dhe funksionet e saj duke shkaktuar humbje apetiti, pagjumësi, humbje disponimi dhe ndjenjë e thellë dëshpërimi. Simptomat e depresionit ndryshojnë dhe ashpërsia e tyre ndryshon me kohën. Sipas ekspertëve depresioni mund të jetë i trashëguar apo edhe të shkaktohet nga sëmundje kërcënuese për jetën apo edhe nga vetë stresi. Shkaktar tjerë të janë disa sëmundje, medikamente, droga, alkooli, apo sëmundje mendore. Femrat duket se preken më shumë nga depresioni se sa meshkujt dhe kjo i atribuohet luhatjeve hormonale, ndryshimeve të ciklit menstrual, shtatzanise, dështimit të shtatzanise, para-menopauzës dhe post-menopauzës.
Simptomat e zakonshme te depresionit janë: 1. Pikëllim i pa-shkundur, ankth apo ndjenja boshllëku (zbrazëti) 2. Ndjenjë rënduese e pashprese e shoqëruar me ndjenja pesimiste 3. Ndjenjë ekstreme e fajësisë, ndjenjë dhe mendime se askush nuk mund të ndihmoj, dhe humbje të vet-vlerësimit. 4. Humbje energjisë, ngadalësim i metabolizmit, dhe rënie të aktiviteteve. I/e rënduar nga një ndjenjë lodhje konstante. 5. Ndjenjë që u bënë të mendoni se askush s’ka njeri që mund të ju ndihmon e kjo shoqërohet me paaftësi për tu përqendruar dhe marr vendime. 6. Humbje gjumi dhe mos bërja e gjumit si duhet dhe zhvillim të pagjumësisë ekstreme. 7. Humbje peshe apo shtim peshe i pashpjegueshëm që nxitet nga humbja e apetitit apo ngrënie e tepruar. 8. Humbje ne mendime dhe tendencë dhe mendime vetëvrasjeje. 9. Irritueshmëri, temperament, nervëzim i shpejt e gjithashtu edhe ndjenjë parehatie 10. Dhembje fizike si kokë dhembje, çrregullime të traktit të tretjes dhe dhimbje kronike pa ndonjë arsye të dukshme. Nëse përjetoni njërën nga këto simptomat apo shumicën nga to të shoqëruar me ndryshime të dukshme në sjelljet tua, atëherë.
Revista Kosovarja


Leave a Reply