Zilja e mbarimit të mësimit të drekës se si iu duk
Hasimes si më e trishtë jo si gjithmonë. Studentët e
shkollës së mesme gjithë zhurmë dilnin me vrull nga klasa
dhe drejtoheshin nga kafja e shkollës për të ngrënë
drekën. Radha e gjatë dhe e sikletshme e studentëve e
shqetësoi më shumë se duhet. Kur radha mbaroi doli
për pak çaste nga kafja. Në një cep papritmas sytë i
shkuan tek televizori. Fërkoi me duar se mos ishte në
ëndërr.
– Oh zot! – psherëtiu me vehte kur pa me dhjetëra forca
policë që kishin rrethuar një ndërtesë të vogël në
Southsajd blvd. Papritmas në një cep të televizionit
dalloi foton e Sefës djalit të tij të madh, që asnjëherë
që kur ushtria serbe i vrau babain dhe hallën, nuk kishte
qetësi shpirtërore. Poshtë fotos së tij dy fotografi të të
njejtit person sikur e turbulluan fare. Dy pika loti i
vërshuan me shpejtësi në faqe. E njohu menjëherë
Dragan Gjogiqin vrasësin e burrit dhe të kunatës. Me
dhjetëra vite kërkohej në Evurope nga Gjykata e Hagës
për krimet në Kosovë dhe u çudit se si kishte hapur
biznes mu në mes të Floridës.
– Hasime, Hasime! – dëgjoi pas krahëve zërin e
drejtoreshës së shkollës.
Ajo ktheu kokën nga ana e zërit dhe foli me një frymë.
– Më kërkon policia jashtë.
– Po, diçka jo lajm i mire.
– E, di e di!
– Djali yt Sefa ka rrëmbyer një biznesmen në Southsajd
blvd. dhe e kërcënon se do ta vrasë. Keni pasur
probleme me kënd sepse Sefa me është dukur djalë i
urtë si e bëri ai këtë punë?
– Okej, zonja drejtoreshë. Po iki tek policia se po më
pret. Biznesmeni që im bir ka marrë peng është
ushtarark serb që Sefës i ka vrarë babain
– Çfarë, është kriminel lufte?
– Jo vetëm babain por edhe hallën pasi e përdhunoi e
vrau. Djali ishte i vogël dhe ishte fshehur tek stalla e
bagëtive dhe ka parë gjithe skenën tragjike. Më fal se
më duhet të largohem. Më duhet ti mbush mendjen Sefës
të mos bëhet vrasës si Dragani. Le ta dënojë Haga për
gjitha ato krime lufte që ka bërë me shqiptaret etnike të
Kosoves.
U nis ngadalë drejt makinave të policisë. Drejtoresha u
çudit dhe u mallëngjye njëkohësisht nga fjalët prej
burrneshe të Hasimes.
– Pritni, pritni! – iu thirri me të madhe policëve dhe u nis
drejt makinës ku kishte hyrë Hasimja…
Me të arritur në Southsajd blvd. ndërtesa ishte rrethuar
a tëra nga makinat e policisë. Snajperët ishin në
gadishmëri. Hasimja zbriti ngadalë nga makina e policisë
dhe u nis drejt ndërtesës. Disa policë u nisën nga pas
por ajo ju bëri me shenjë që të mos e ndjekin nga pas
dhe shefi i policisë iu tha të ndalojnë.
– Çdo gjë do përfundojë paqësisht! – iu drejtua ajo
policëve – djali im nuk është terrorist.
Sa hyri në ndërtesë një grup gazetarësh u nisen drejt
zonjës Smith drejtoreshës së shkollës.
– Zonja Smith, drejtoreshë Smith! – i thirri nga larg një
gazetar i Njuz 25 i cili e kishte pasur mësuese në shkollë
të mesme, – çfarë ka ngjarë që ju jeni në një makinë
policie më nënën e një terroristi.
Ajo e shikoi pak si me inat dhe pa pritur pyetje tjetër
shpërtheu me force:
– Kujdes me fjalorin. Ai nuk është terrorist por…
– Si nuk është terrorist, ai është një emigrant që ka
marrë peng tre persona dhe ndoshta mund ti ketë vrare!
– e ndërpreu një gazetare tjetër e Njuz 4
– Nuk ka vrare askënd. Është një djale i ri që në
fëmijërine e tij ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme
familjare.
– Çfarë tragjedie? Çfarë hyn ajo në këtë mes?
– Si nuk hyn, personi që i shkatoi tragjedinë duke i
vrarë babain, përdhunuar dhe vrarë hallën në Kosovë
është një ish ushtarak i ushtrisë së ish Jugosllavisë që
kërkohet në Hagë për krime lufte por ai me emër të
rremë me paratë e gabitura në lufte ka hapur biznes mu
në mes të Floridës ndaj…
Turma e gazetarëve e la në mes drejtoreshën dhe u nis
me vrap nga hyrja e ndërtesës ku dolën katër persona
bashkë me Hasimen dhe dhjetëra policë. Njëri një tullac
rreth të gjashtëdhjetave ishte i lidhur me pranga. Hasimja
me Sefën u nisën si me vrap pa folur drejt makinës së
policisë dhe hynë mbrenda. Një djalë moshatar me
Sefën bashkë me shoqen e tij u ndalen tek gazetaret e
shumtë.
– Sa terror përjetuat në këtë rrëmbim disa orësh, – iu
drejtua një gazetar i Njuz 25.
– Nuk përjetuam aspak terror! – ia ktheu vajza.
– Si quheni, dhe nga jeni? ! – e pyeti një tjetër.
– Më quajnë Tatjana, jam nga Serbia . Me Markun të
dashurin tim nga Shqipëria erdhëm me shokun e tij Sefën
shqiptar nga Kosova kur Dragani në polemike e sipër
me Sefën mori pistoletën dhe desh ta vriste
– Si nisi polemika?
– Sefa e njohu vrasësin e babait dhe të hallës.
– Si e njohu, shumë njerëz mund të ngjasojnë?
– Sigurisht që ngjasojnë por fytyrën e një vrasësi e mban
lehte në kujtesë. Gjithashtu ai i kishte përdhunuar dhe
vrarë hallën e tij vetëm njëzet e tre vjeçe, madje i kishte
marrë edhe medaljonin që ia kishte dhuruar vëllai i saj
që jetonte në Gjermani kur kishte mbushur njëzet vjeç,
ai medalion ishte molla e sherrit mes tyre dhe Dragani e
kujtoj saktësisht ngjaren dhe…
– Çfarë?
– I tha Sefës të kam vrarë e përdhunuar në Kosovë në
shtëpinë tënde, tani ma solli fati të të vras edhe ty në
Florida dhe mori pistoletën nga një sirtar dhe e mbushi.
– Si ka mundësi që nuk ka të vrarë?
– Sepse i dashuri im Marku iu hodh përsiper dhe atij i
rrëshqiti pistoleta të cilën sa hap e mbyll sytë e mori
Sefa dhe…
Pa mbaruar mirë fjalën Tatjana gazetarët u nisën me
vrap nga ana e shefit te policisë i cili iu tregoi fill e për
pe gjithë ngjarjen.
– I arrestuari! – e pyeti si me vrull një gazetar, – do të
vuaj dënimin në Florida për tentative vrasjeje.
– Jo, jo, ai do të dërgohet në Hagë sepse…
– Përse në Hagë kur ai ka kryer një krim në Florida! –
e ndërpreu një gazetar tjetër.
– Sepse më parë duhet të përgjigjet për krimet e luftës
që ka bërë në Kosovë sepse me qindra jetë që ai ka
marrë nuk do prehen të qetë në varre derisa të ketë
drejtësi në Hagë dhe mbrenda një jave ai do të jetë në
bankën e të akuzuarve për krime lufte…
Sefa po shikonte pa u shqetesuar lajmet në njuz 25 kur
e ëma hyri pa bërë zhurmë në dhomën e tij dhe e
përqafoi.
– Të lumtë biri im! – shqipitoi ajo lehtë.
– Nënë, tani sikur më duket se mu ringjall babai dhe
halla.
– E di, e di o zemër sepse vonë por drejtësia na troket
në derë.
Jashtë nata nuk pranonte të flinte. Nënë e bir bisedonin
dhe lotonin njëkohësisht. Ato ishin lotë dhimbje dhe
gëzimi që po udhëtonin në një jetë ku drejtesisë shpesh
herë ia ngatërrojnë rrugën…
LEK GJOKA
Marre nga libri me tregime
“PËRROI I DJALLIT”
Tirane 2013
Burimi – Facebook


Leave a Reply