
“Dashuria e parë ka tendencë për të lënë një gjurmë të madhe emocionale tek të gjithë, – shpjegon psikologu Cary Cooper nga Lancaster University, – dhe na nxit që të harrojmë gjëra që nuk na shkojnë siç duhet”.
Ndërsa 24% e të rinjve, shpesh mendon të kthehet tek ajo.
Këto rezultate konfirmohen në një studim të fundit britanik, të kryer nga “Universal Pictures”, sipas të cilit, mijëra të anketuar kur u pyetën: “A keni menduar ndonjëherë për të dashurën e parë”?, 24% e tyre thanë “Po”. Ndërsa një pjesë tjetër prej 14% e të anketuarve, ka pohuar se do të donte t’i rikthehej dashurisë së parë. Kurse 21% e tyre ka deklaruar se ndihet mjaft xheloze për partnerin apo partneren e parë. Pa lënë mënjanë as 19% e të anketuarve, sipas të cilëve, kanë kryer marrëdhënie fshehurazi me një ish-të dashur të tyre.
“Dashuria e parë ka tendencë për të lënë një gjurmë të madhe emocionale tek të gjithë, – shpjegon psikologu Cary Cooper nga Lancaster University, – dhe na nxit që të harrojmë gjëra që nuk na shkojnë siç duhet”.
Por sipas tij, gjithsesi, është gabim të mendosh se ajo mund të jetë e njëjtë si 10 apo 20 vjet më parë, sepse rrethanat kanë ndryshuar, dhe ne vetë kemi ndryshuar.
Yll Press


Leave a Reply