Një video tregon mënyrën sesi është vrarë faturinoja, 17-vjeçar para 1 viti. Telvizoni “Ora News” ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të vrasjes së faturinos Julian Çuni, i cili u masakrua me thika për një biletë furgoni, të linjës Tiranë-Durrës, prej 150 lekësh të vjetra, nëntorin e vitit që kaloi.
Në pamje shihet qartë moment i konfliktimit i fiksuar nga një kamera sigurie aty pranë. Arrihet të dallohet qartë momenti, kur 17-vjeçari përleshet me katër persona,të cilët e fusin përsëri në furgon dhe aty e kanë masakruar me thika.
Në 1-vjetorin e vdekjes së Julianit familjarët janë mbledhur përsëri në vendin, ku ai humbi jetën. Me lot në sy ata kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasësi i vërtetë i 17-vjeçarit është akoma i lirë.
Bilali, i ati i i Julianit shprehet se për këtë çështje ka takuar edhe kryeprokurorin, Adriatik Llalla, i cili i ka garantuar se çështja do të zgjidhet, ndërsa apelon për drejtësi.
Julian Çuni humbi jetën 25 nëntorin e vitit të shkuar, ku u godit disa herë me thikë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në afërsi të ‘Zogut të Zi’ në Tiranë.
/Shekulli Online/ E.L./


Leave a Reply