Eva Murati, e dashura e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, rrëfen në një intervistë për GSH-në angazhimet e saj si prezantuese në “Agon Channel” dhe për marrëdhëniet me të dashurin.
Maturantja e “Petro Ninit” nënvizon se tashmë ka ndryshuar mendje, nuk do të jetë më mjeke, por do të studiojë për marrëdhënie ndërkombëtare.
“Këto dy javë kam mbijetuar vetëm prej reputacionit të mëparshëm si nxënëse e mirë, pasi i jam përkushtuar totalisht punës së re. Java e parë ka qenë vërtet intensive, por doja ta jetoja sa më shumë këtë eksperiencë, prandaj nuk lija rast pa shkuar në “Agon Channel”. Por oraret u stabilizuan, ndaj nuk besoj se do të kem më probleme për të gjetur kohën e mjaftueshme për shkollën”, rrëfen ajo.
pyetur nëse është më e bukura e “Petro Ninit”, ajo shprehet: “Mendoj se jam simpatike dhe e shkathët. Sa për më të bukurën, po ua lë të tjerëve të më vlerësojnë”.
Eva pohon se merr komplimente për fotot dhe shfaqjet në ekran, por nuk mohon se ka dhe vajza që pëshpëritin dhe shton se“përderisa nuk kanë ndikim tek unë apo tek puna ime, preferoj t’i shoh gjërat vetëm me syrin pozitiv”.
Për sa i përket të dashurit, Genar Topallit, ajo tregon: “Lidhja jonë vazhdon prej dy vitesh e katër muaj”,teksa nënvizon se në fillim i dashuri bëhej xheloz për fotot e saj “hot”.
“Më pas filloi t’i pëlqente ideja se kishte diçka që të tjerët e dëshironin”, shprehet Eva.
/Shekulli Online/ E.L./
Leave a Reply