Njeriu mësohet me gjithçka. Më e keqja është se ne mësohemi të heshtim për gjërat që na lëndojnë, madje heshtim edhe për thelbin e dëshpërimit tonë: mjerimin që ndiejmë dhe që na tremb dhe na trishton aq shumë. Por unë isha ngopur nga zymtësia e mjerimit, ndërsa inati brenda meje shembte çdo koracë që krijoja përreth vetes.
Si duket edhe unë kisha pasur nevojë ta bindja veten se në këtë botë njerëzit të duan vetëm atëherë kur je vlerë e shtuar në jetën e tyre, të duan kur shfaq tepricë të energjisë dhe të vullnetit, sepse, në mënyrë të pavetëdijshme, shpresojnë se do të thithin diçka nga kjo energji. Dhe pakkush të do atëherë kur nuk ka çfarë të marrë nga ti. …
Nuk është se mësova diçka të re. … Por, përkundër kësaj, kisha nevojë ta bindja veten për të gjitha këto, në mënyrë që më pas ta ndieja se si inati po vlonte brenda meje. E vetmja forcë që kishte fuqi të më nxiste dhe të më shpëtonte nga përmbytja në dëshpërim dhe zhgënjim.
Albatros Rexhaj – Edith
Shërimi fillon kur ti ndalon së perceptuari veten si një person që ka probleme. Duhet ta kuptosh se çdo pengesë në rrugën tënde të ndihmon të bëhesh më krijues. Pengesa ekziston deri në momentin që t’i arrin të krijosh një situatë të re, situatën ideale për ty.
Shërimi nënkupton të hapësh mendjen ndaj mundësive të reja që më parë nuk i shikoje. Një mënyrë tjetër për ta përkufizuar është të heqësh nga mendja skemat e vjetra dhe të krijosh të reja, të cilën njerëzit e quajnë ‘vullneti për të ndryshuar’.
Të bësh këtë kërkon kurajo dhe vendosmëri dhe të detyron të dalësh nga kutia që përmban gjithçka që tashmë di; kjo kuti është burgu yt dhe zona jote e rehatisë.
(Roy Martina – Christallin)
Thenie
Çdokush ka një histori brenda tij, që nuk mundet ta lexojë i vetëm. Ka nevojë për dikë, që me bukurinë dhe magjinë në sy, t’ia lexoj atë.
(Pablo Neruda)


Leave a Reply