Të gjithë e nderojnë dhe e respektojnë dirigjentin, drejtuesin dhe organizatorin e njohur shkodran, të palodhur dhe energjik z.Kujtim Alia, por edhe ai na nderon ne të gjithëve.
Kujtim Alia është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vjen nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Ka mbaruar Institutin e Arteve nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja dhe gjithë aftësinë e tij ia dedikoj shkollës së muzikës ëPreng Jakovaë të Shkodrës. Pas diplomimit ka filluar punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.
Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër me 10-11 maj 1963, një vit pas Festivalit të Këngës në Radio. Kjo bëri që ky festival të mbesë deri më sot, si të thuash “Pronë” e këtij qyteti. Ky festival në vite zbuloi dhe u dha rrugën e artit shumë talentëve të cilët më vonë shkëlqyen në skenat shqiptare dhe ato botërore.
Në gjithë këto vite dirigjenti, drejtuesi dhe organizatori shkodran Kujtim Alia, pati jo vetëm fatin por edhe aftësitë të bëhej vazhdues i mjeshtrave, që drejtuan këtë festival, duke e drejtuar atë deri sot.
Shkodra prej më tepër se një gjysëm shekulli bëri një punë shumë të madhe me talentët e vegjël, në fillim me shtëpinë e pionierit, nga kanë dalë talente pa mbarim. Falë talenteve të pafund që burojnë në Shkodër por edhe falë përkujdesjes së vazhdueshme të mësuesve nëpër shkolla fillore dhe shkolla nëntëvjeëare, ku janë përzgjedhur talentet më të mirë, sot evidentohen me qindra emra këngëtarësh të muzikës popullore, të lehtë dhe operistikë që kanë dalë nga këto ëerdhe edukimi ku punohet me durim e pasion të madh për ta ëuar edhe më përpara talentin e tyre. Shembull i kësaj pune kaq produktive dhe të suksesëshme është drejtori artistik i kësaj qendre, z. Kujtim Alija i cili çoj më tej punën me dinjitet të mjeshtrave të palodhur, Tonin Daija, Leonard Deda, Robert Prendushi, etj.
Qendra Kulturore në Shkodër me dirigjentin Kujtim Alija dhe stafin e vet të apasionuar e të përgatitur, me R. Guli, B. Hysa, duke siguruar bashkëpunimin e emrave më të njohur të këngës shqiptare të të gjitha trevave: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e diasporë, si A. Kaëinari, Sh. Saraëi, R. Guli, Xh. Ujkani, N. Krasniqi, K. Gajtani, E. Zhulali, A. Hila, K. Qafoku etj., punojnë për ta sjellë ëdo herë të freskët e me kualitet këngën bashkëkohore për fëmijë.
Zgjerimi i gjeografisë me pjesmarrje të krijuesve dhe interpretuesve të vegjël nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe kështu realizimi i Festivalit të parë Mbarëkombëtar, të këngës për fëmijë në vitin 1993 është një meritë tjetër shumë e rëndësishme e z. Kujtim Alija.
Kujtim Alija jo vetëm që është i palodhur por ai jep kontributin e vet shumë të vlefëshëm për zbulimin e trajtimin me profesionalizëm të talentëve të rinj. Duke qenë njohës i mirë i talentëve, ka arritur të njoh, të evidentoj dhe përgatis disa këngëtarë të talentuar, të cilët kanë shpalosur vlerat e tyre në olimpiada muzikore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Diëka interesante e thënë nga profesori i kantos Ferit Bala: “Kujtim Alia mund të jetë i vetmi udhëheqës e drejtues artistik i orkestës që din përmendsh të gjitha tekstet e këngëve që përcjell nëpër festivale. Njeri i duruar dhe shumë efikas në punën e tij me fëmijët. Duhet ti themi atij shumë faleminderit për talentet që ka Shkodra e Shqipëria, brenda dhe jashtë vendit”.
Gjithashtu pati meritën se në vështirësitë e mëdha të vitit 1991, arriti të realizojë festivalin e 29-të totalisht me kufizime financiare, në mënyrë vullnetare, në një skenë dhe sallë të imrovizuar, duke ruajtur kështu traditën.
Nuk ishte rastësi që festivali i këngës për fëmijë u organizu në Shkodër.
Kujtim Alia është ideatori, organizatori dhe themeluesi i veprimtarisë “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë”, aktivitet që i paraprin veprimtarive të suksesshme “Etheve” dhe “Gjeniut” në të cilat fituesit e bilbilave jo vetëm shkëlqejnë por janë edhe fitues apsolutë. Kjo veprimtari konsiderohet si një ndër aktivitetet më të rëndësishme për fëmijë, i cili organizohet për të 18-tin vit me radhë në Shkodër, si një ndër aktivitetet më të rëndësishme të botës fëminore, duke evidentuar nivelin e mirë të pjesëmarrësve, edicion i cili ka tërhequr vemendjen e shikuesve të shumtë, përmes një organizimi model, realizuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit, me mbështetjen e Bashkisë, në skenën e teatrit “Migjeni”.
Nga kjo veprimtari kanë dalë një sërë talentësh në fushën e këngës një pjesë e të cilëve përfaqsuan me shumë dinjitet Shkodrën në “Ethet e të premtes” 2003.
Shkodra tashmë ka krijuar një traditë të shkëlqyer në organizimin e aktiviteteve artistike të fëmijëve, pjesë e të cilëve janë fëmijë të talentuar, të cilët kanë marrë vlerësime shumë pozitive edhe në takimet kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj grupmoshe. Ndër to mund të veçohen këngëtarët Ervin Bushati, Rosela Gjylbegu, Luis Ejlli, Dorina Garuci, Kledi Dume, Stefan Morena, Arilena Ara, Jozefina Simoni etj, të cilët kanë dalë pikërisht përmes edicioneve të konkurimit “Bilbilat e vegjël këndojnë”.
Kujtim Alia me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës, bëri të mundur rifunksionimin e Bandës muzikore të qytetit, e cila për disa vite me radhë nuk ishte efektive. Pas një pune intensive me këtë trupë, dha me sukses premiren e parë në skenën e teatrit “Migjeni” në shkurt 2004 duke shënuar një sukses të padiskutueshëm.
Pas konsolidimit, në Festivalet Kombëtare të Orkestrës Frymore në Sarandë, ky formacion fiton katër herë rrjesht, çmimin e parë. Në tetor 2009 në Giulianova-Itali, në “X Festival internazionale BANDE MUSICALI” fiton ëmimin e parë akorduar nga Presidenti i Republikës italiane.
Një ndër meritat shumë të rëndësishme të dirigjentit dhe organizatorit Kujtim Alija është edhe rikthimi në Shkodër pas 17 vitesh të orkestrës sinfonike shumë e njohur ndër vite për profesionalizmin dhe aktivitetet e saj, jo vetëm në këtë qytet, por në gjithë vendin tonë.
Riorganizimi i kësaj orkestre konsiderohet si një ndër evenimentet më të rëndësishme kulturore në Shkodër, me nismën e Departamentit të Kulturës në Bashkinë e Shkodrës dhe dirigjentit të mirënjohur Kujtim Alia. Rikthimi pas shumë vitesh i orkestrës sinfonike ka si qëllim jo vetëm gjallërimin e jetës artistike e kulturore në kryeqendrën e veriut, por dhe risjelljen e vlerave të harruara.
Në ndrrimin e shekujve, i mbështetur nga Bashkia e qytetit të Shkodrës, sjell në skenën e Teatrit “Migjeni” emrat më të mëdhenj të muzikës popullore shkodrane: Ibrahim Tokiëi (Artist i popullit), Bik Ndoja (Artist i merituar), Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi (Artist i merituar), deri te më të rinjtë e asaj kohe: Bujar Qamili, Mukades ëanga, Sabahet Vishnja dhe Vjollca Luka, të shoqëruar nga orkestra sinfonike e këtij qyteti. Titulli i kësaj veprimtarie ka qenë “Me më të bukurat këngë në këtë fillim shekulli”.
Pas viteve ë90, angazhohet edhe në një plan tjetër, duke udhëhequr evenimente të ndryshme artistike-fetare.
Pas rihapjes së fesë ai filloj të kontribuojë në një plan tjetër artistik, në programe me natyrë fetare, ku një punë dhe sukses krejt i veëantë ka qenë edhe realizimi për herë të parë në realitetin shqiptar i premierës? Lavdërimi është vetëm për Allahunë me një ansambël artistësh të zgjedhur në skenën e teatrit “Migjeni” në vitin 1994, veprimtari që artistikisht ndoshta kulmoi me një pjesëmarrje mbarëshqiptare në premierën e Shkupit “Gëzon bota islame”.
Jehona e tyre i kaloi kufijtë e Shqipërisë, duke u shfaqur në trevat shqiptare dhe transmetuar edhe në televizione të huaja.
është e vërtetë që jehona e këtyre veprimtarive të organizuara në vitet 1991-1994 u përhap në të gjitha trojet shqipfolëse. Në vitin 1994 me ftesë të medresesë së ëIsa Beuë në Shkup, filloj punën dhe brenda një periudhe prej dy muajsh realizoj premierën ëDrita e gjithësisë, e cila u shfaq në të gjitha qytetet kryesore të Maqedonisë si dhe nga televizioni shtetëror MTV. Jehona e kësaj premiere vazhdoi gjatë dhe u pasua nga të tjera veprimtari të suksesshme.
Në vitin 2007 pas një ndërprerje të këtyre veprimtarive në Shqipëri,
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i beson atij drejtimin artistik të programit festiv ëProfeti Muhamed a.s. ë Krenaria e Njerëzimitë, organizuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Një veprimtari me përmasa që i ka kaluar jo vetëm kufijtë e Shqipërisë por edhe ato Ballkanikë.
Kujtimi vlerson dhe falenderon shumë artistët e mëdhenj me të cilët ka bashkëpunuar në këto evenimente: në radhë të parë Komunitetin Mysliman, nxënësit e medreseve, bashkpunëtorët e ngushtë me të cilët ka punuar si: regjisorin Agron Hoxha, skenografin Adnan Kastrati, kompozitorët dhe aranzhuesit Roland Guli, Jetmir Mehmeti, Shpëtim Saraëi, etj. Për artistët pjesëmarrës në këto veprimtari ai veçon për kontributin këngëtarët Sabahete Vishnja, Myfarete Laze, Sidrit Bejleri, Dorina Garuci etj. si dhe aktorët Reshat Arbana e Gëzim Rudi.
Kujtim Alia është i pari që ka shkruar partiturën e Mevludit Sherif dhe vazhdon me intensitet e pasion për pasurimin e këtyre vlerave.
Gjatë viteve të punës është angazhuar edhe me punë shkencore duke u angazhuar me tema në sesione të organizuara nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Profesori, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shkodran z.Fadil Kraja thotë: “Kujtim Alia është një figurë karizmatike në Shkodër. Një figurë që e nderon Shkodrën. Muzikant i kultivuar, dirigjent për ta patur zili, didakt i përkryer. I vetmi eveniment artistik kombëtar që i ka ngelur Shkodrës, Festivali i këngës për fëmijë, jetoi dhe jeton falë këmënguljes dhe punës së tij sublime. Ndërsa orkestrën frymore që drejton ai, e ngjiti në rangun e një orkestre sinfonike dhe i vuri mbi kokë një aurele ndërkombëtare”.
Kujtim Alia është Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër, Pedagog i jashtëm pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, ku drejton Bandën sinfonike të këtij institucioni.
I dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “NAIM FRASHËRI” i Argjendtë dhe nga Bashkia e Shkodrës me titullin “MIRëNJOHJE E QYTETIT”.
Planet e Kujtimit për të ardhmen janë pjesë e pandarë e aktivitetit të tij artistik, ai po punon për realizimin e disa veprimtarive ku më kryesoret janë realizimi dhe kurorëzimi me sukses të veprimtarisë më të rëndësishme për këtë vit, Festivalit të 51-të Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, si drejtor artistik dhe dirigjent i këtij evenimenti të këngës shqiptare si dhe aktivitetit më të madh me të cilin Shkodra krenohet në rrafshin Shqiptar.
Përgatiti Ramazan Çeka
Tetor 2013
http://www.gazetarepublika.al



Leave a Reply