
Jeni duke punuar nga shtëpia këtë javë? Mund të jetë shumë e thjeshtë të rrish me pizhama, të ulesh në divan dhe të ndjekësh serialet e preferuar. Por s’ka pse të shkojë kështu…
Nga Eden Hoxha
Jeni duke punuar nga shtëpia këtë javë? Mund të jetë shumë e thjeshtë të rrish me pizhama, të ulesh në divan dhe të ndjekësh serialet e preferuar. Por s’ka pse të shkojë kështu…
1. Qëndroni në kontakt
Megjithëse të punuarit në shtëpi ju distancon nga politikat e zyrës, mos e nënvlerësoni rëndësinë e kontaktit ndërpersonal gjatë ditës së punës. “Në qoftë se jeni tip ekstrovert do të ndjeni nevojën për shoqëri pasi kalon vetëm pak kohë”-thotë Judy Heminsley, autore e “Puno nga shtëpia”. “Introvertët ndihen më të lumtur në shoqërinë e vetvetes, kështu që është e nevojshme të planifikoni rregullisht kontakte gjatë ditës”
Në ditët kur takimi ballë për ballë është i pamundur, duhet që të vijoni të keni kontakte me njerëzit, shpjegon psikologia Suzy Dale. “Kontrolloni median sociale dhe e-mailet tuaja” thotë ajo.”Tundimi për tu përhumbur në Facebook apo Twittër është i madh, por gjatë kohës që përditësoni profilet tuaja, kujtohuni që boss-i juaj mund të jetë duke iu vëzhguar. Applikoni të njejtën logjikë, të cilën do ta përdornit po të ishit në zyrë.”
2. Vishuni për të lënë përshtypje
Nuk pritet që ju të zgjidhni fundin tuaj më të bukur dhe të kaloni gjithë rutinën e tualetit për një ditë para lap-top-it, por Suzy Dale rekomandon që ti qëndroni përgatitjeve të mëngjesit, sikurse do të bënit po të shkonit në zyrë. “Edhe pse duke punuar me pizhama do të ndiheni më rehat, kjo sjellie nuk ju inkurajon për të krijuar mendimin se është gjithësesi një ditë pune. E veshur casual do të ishte një zgjidhje e mençur” përfundon ajo.
3. Vendosini vetes afate
Ka tendeca që të punosh më shumë seç duhet, ose me pak, kur e vendos vetë planin e punës. Këshilla më e mirë për të strukturuar një ditë pune është koordinimi i kohës. Suzy thotë:”Përgjithësisht është më mirë tu qëndroni besnikë orareve të zakonshme të zyrës. Kjo ju jep automatikisht strukturë dhe ju dihmon të fokusoni vëmendjen. Çelesi është në të qënit pragmatik. Ndaji punët që ke për të kryer në detyra të vogla me afate, dhe pas secilës merr një pushim të shkurtër.
Judy Heminsley bie dakord: “Koha pas pushimit të drekës kaplohet nga një amulli klasike. Përdore këtë kohë për të bërë një shëtitje në ajër të pastër- duke lëvizur muskujt e ndërruar mjedisin do rigjeneroni si mendjen ashtu edhe trupin.
4. Planifikoni vaktet
Në shumë mënyra, të ndiqni rutinën e të ushqyerit është më e shëndetshme jashtë mjedisit të zyrave, shpjegon Judy Heminsley. Ajo shton:”Të punosh nga shtëpia do të thotë që mund të dëgjosh se çfarë kërkon trupi, në vend që të përpiqesh që t’ia pajtosh kërkesat pushimeve të vogla dhe pushimit të drekës. Duhet të përpiqeni që shmangni mundësinë që kjo të kthehet në një të ngrënë gjatë gjithë ditës. Të kesh zakone të shëndetshme ngrënieje është e rëndësishme për një ditë produktive. Për çdo rast, mbani një tas me fruta pranë, që të mos të tërhiqeni drejt kuzhinës gjatë gjjithë kohës.”
5.Rregulloni hapësirën tuaj
Në qoftë se nuk punoni në shtëpi rregullisht, mund të mos keni një zyrë në shtëpi, por kjo nuk është gjithënjë e rëndësishme për cilësinë e punës. E rëndësishme është të caktoni një mjedis fizik, ku do të punoni dhe të qëndroni larg dhomës së gjumit”-thotë Suzy. “Kjo ndihmon në përqëndrim dhe u jep të tjerëve mesazhin që ju e merrni seriozisht punën.
Burimi:
http://www.marieclaire.co.uk/blogs/544022/working-from-home-5-simple-tips-that-will-stop-you-going-insane.html
http://anabel.al


Leave a Reply